Xhevahir Sukaj rikthehet te Vllaznia. Sulmuesi që qëndroi te Partizani për afro një vit është zyrtarizuar sot si futbollist i ekipit shkodran. Siç ishte njoftuar edhe më parë ‘bomberi’ është rikthyer në skuadrën ku u formua si futbollist.
Sot Sukaj ka firmosur kontratën me administratorin Astrit Gjyrezi dhe më pas është prezantuar. Futbollisti këmbëmajt do të jetë i lidhur me Vllazninë deri për pjesën e mbetur të sezonit, ekzaktësisht deri më 31 maj 2018.
Sukaj do të niset drejt Ulqinit aty ku skuadra do të zhvillojë minifazën përgatitore të dimrit. Aktualisht Vllaznia ndodhet në zonën e rrezikut në klasifikim, ku mban vendin e 9-t me 15-t pikë pas 16 ndeshjesh.
(e.k/BalkanWeb)