Tani është zyrtare. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani është larguar nga Lecce dhe është  bashkuar me skuadrën turke të ARCA Çorum FK.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me US Lecce në lidhje me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani dhe është nënshkruar një kontratë 2+1-vjeçare me lojtarin”.

“Me besimin se ai do të ketë një karrierë të suksesshme nën fanellën e ARCA Çorum FK, e mirëpresim Ylber Ramadanin dhe i urojmë suksese të shkëlqyera në udhëtimin e tij të ri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb