Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçet me pika për sytë mund të kenë vrarë një person dhe kanë plagosur rëndë disa të tjerë për shkak të kontaminimit bakterial rezistent ndaj ilaçeve. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë identifikuar 68 pacientë në 16 shtete me një lloj të rrallë të Pseudomonas aeruginosa. Ky lloj bakteri nuk ishte gjetur kurrë në SHBA përpara këtij shpërthimi të fundit.

Përveç një vdekjeje, tetë pacientë kanë pësuar humbje të shikimit dhe katër pacientëve u janë hequr sytë me operacion. Shumica e pacientëve të diagnostikuar me infeksion raportuan se përdornin pika syri dhe lot artificial, sipas CDC. Dhjetë marka të ndryshme fillimisht u identifikuan si të lidhura ndoshta me ngjarjen e rëndë, tha CDC. Pikat e syve që prodhohen në Indi dhe importohen në SHBA me dy marka u nxorën më pas nga raftet në janar dhe shkurt.

Në janar, CDC paralajmëroi njerëzit që të ndalonin përdorimin e lotëve artificialë EzriCare dhe lotët artificialë të Delsam Pharma. Muajin tjetër, kompania që zotëron markat – Global Pharma – lëshoi një tërheqje vullnetare pas një rekomandimi zyrtar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: