TIRANE- Ervin Salianji, që fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Korçës, tregon skemën se si ka funksionuar Rilindja në katër vitet e shkuara dhe se si do vazhdojë të qeverisë edhe në mandatin e dytë Edi Rama. Sipas tij, vetëm paraja është Zoti i tyre, me të cilën blejnë çdo gjë e mbyllin çdo gojë.

STATUSI I PLOTE
Paraja eshte zoti i tyre!
Rilindja e turperoi veten duke treguar perbuzje per te gjitha virtytet njollosi me te gjitha veset qeverisjen ne 4 vjet. Po njesoj po vazhdon me avazin e vjeter dhe ne mandatin e ri, me te njejten gjuhe perçarese dhe urrejtje me te njejtin stil te blerjes se kujtdo!
Po ble dhe po ben bashke nje bandë mjerane mercenaresh, i ble me pozicione ne administrate, i majm mire me parate qe vijne nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetareve dhe me pas i turr ne zgjedhje te dhunojne dhe te blejne ke te munden!
Keta njerez qe shesin veten per 5 aspra e qe kapardisen zyrave te shtetit vetem me damken e “shkolles se jetes” dhe qe sillen pa asnje lloj ndergjegje por avantazh kane vetem pelivanllekun jane turpi i kesaj shoqerie!
Me te turpshem jane bleresit qe me parate e krimit dhe korrupsionit qe po shkaterron Shqiperine iu jane turrur me oferta per te blere ke te munden, kjo eshte risia e fillimmandatit! Keta nuk ndalen para asgjeje, jane pa skrupuj morale, pa cipe dhe pa asnje therrime virtyti. Vesi eshte virtyti i tyre, paraja eshte Zoti i tyre!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: