PRISHTINE- Presidenti Hashim Thaçi do të jetë zyrtari me pagën më të lartë në Kosovë. Kjo pasi së shpejti me ligjin e ri do të ndryshohen pagat e zyrtarëve publik, duke bërë kështu që Thaçi të paguhet më shumë se çdokush tjetër.

Ndryshimet në paga me këtë ligj i ka konfirmuar edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili konfirmoi se së shpejti një ligj i tillë do të shkojë në Qeveri. Yagcilar konfirmoi për mediat se përveç pagave, në këtë ligj do të rregullohen edhe një sërë çështjesh të tjera.

“Kjo do të rregullohet me ligjin e zyrtarëve publik ku prapë do të saktësohen hyrja në këto institucione dhe mënyra e funksionimit të zyrtarëve, masat disiplinore, performanca, zhvillimi karrierës dhe shumë çështje tjera që kërkohen me Ligjin e punës”, ka thënë Yagcilar. Ndërkohë nga rritja e pagave do të përfitojë jo vetëm Thacci por edhe punonjës të Kuvendit dhe Qeverisë. Deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thaçi paguhet më 2 mijë e 873 euro për muaj, ndërkaq sipas opozitës kjo rrogë pritet t’i bëhet më e madhe për 25 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: