Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Lajmi është dhënë nga klubi i Superiores, me një postim në rrjetet sociale. “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese” – Shkruan klubi.

Vetëm 5 ndeshje, kaq ka zgjatur aventura e Bejzades në stolin e skuadrës nga Shijaku. Këta të fundit tashmë janë në kërkim të një trajneri, me të cilin do synojnë që të arrijnë objektivat e këtij sezoni. Erzeni e sheh veten për momentin në vendin e parafundit në kampionat, me 26 pikë të grumbulluara. Ekipi është i impenjuar edhe në Kupë, ku sfidon Vllazninë me 6 mars.

132132132
132132132

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: