Në verën e futbollit më të çuditëshme ka marrë formë edhe Botërori më i çuditshëm në histori. Për herë të parë në dimër “Qatar 2022” ka zyrtarizuar kalendarin e sfidave që do të zhvillohen nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor, data këto të përcaktuara më parë nga FIFA. Ky do të jeë turneu më i shkurtër që nga viti 1978, por kompeticioni i atëhershëm I zhvilluar në Argjentinë kishte vetëm 16 skuadra, gjysma e atyre që do të luajnë në turneun modern.

Po ashtu, janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve, që projektojnë një maratonë të vërtetë. Sipas kalendarit janë parashikuar katër sfida në ditë gjatë fazës së grupeve. Sipas orës europiane, përballjet do të zhvillohen çdo tre orë, në 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00. Gjatë gjithë Botërorit 2022 do të ketë vetëm dy ditë pushim, më 7 dhe 8 dhjetor. Pra një tur force, por duke parë këtë verë të çuditëshme pas rinisjes së sezoneve, futbollistët duhet të jenë mësuar.
(balkanweb)