Është zyrtarizuar sot kundërshtari i radhës për luftëtarin shqiptar të MMA-s Florian Marku.

Sportisti që rreth 2 muaj më parë mposhti serbin Stefan Suskavcevic në “Asllan Rusi” kësaj here do të dyluftojë me rusin Sergey Klyuev, kundërshtari i 14 për të.

Vlen të theksoi se kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 shtator në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Sergey Klyuev është një sportist i ri, ku deri tani ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: