TIRANE- Një 29-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit ushtronte ndaj saj dhunë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.Xh., ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje pasi shtetasi me inicialet D.XH., e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.Xh., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.Xh., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: