Forca e komisariatit të Policisë Krujë të mbështetur nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ngritur disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet.

Kontrollet bëhen me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të shpallur në kërkim ose të atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Objekt i kontrolleve janë kryesisht mjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb