TIRANE- Një 61-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në polici djalin e tij, pasi e akuzon për dhunë.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.B., i cili kallëzoi 25-vjeçarin me inicialet S.B., për dhunë psikologjike. Për denoncuesin u plotësua edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.B., vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali i tij S.B., vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: