ITALI- Tragjik ka rezultuar fati i një gruaje shqiptare në Itali, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00, në Piacenza të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo”, të cilat u përplasen kokë më kokë. Nga aksidenti, përveç 45-vjeçares shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u plagos edhe një vajzë 17 vjeçe, që mendohet se është e bija, shkruan ‘Piacenza24’.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit nuk ka pësuar lëndime. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: