Apple është bërë kompania e parë publike në botë që ka një vlerë 1 trilionë dollarë.

Kapitalizmi i tregut të krijuesit të iPhone arriti këtë shifër në tregtinë e bërë pasditen e sotme në Nju Jork pasi aksionet e saj u rritën mbi 207 dollarë.

Aksionet u rritën mbi 9% që raportoheshin të ishin më mirë se rezultatet e pritura prej tre muajsh. Ajo arriti mbi 50 mijë % që kur u regjistrua për herë të parë në vitin 1980.

Apple mundi rivalët e tjerë të Silicon Valley duke përfshirë Amazon, Microsoft dhe Facebook. Që kur iPhone i parë doli në shitje në vitin 2007, aksionet e Apple janë rritur me 1100% dhe janë rritur pothuajse 3 herë nga viti kaluar.

Apple, origjinën e vet e ka nga garazhi i bashkë-themeluesit Steve Jobs në vitin 1976 dhe njihej fillimisht si kompjuterët personalë Mac, përpara se të vinte në jetë smartphone.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: