Át Vitor Demaj, OFM Át Mirash Marinaj, OFM – Át Gjon Shllaku nuk asht i panjohun për publikun shqiptar. Njihet për veprimtarinë në “Hyllin e Dritës” dhe në Shtypshkronjën Françeskane, ku qe drejtor për disa vjet. E sidomos, për mprehtësinë me të cilën trajtoi shumë çështje kulturore, tue spikatë posaçërisht në publicistikë, filozofi dhe histori.
Nga nji shkrim i “Hyllit të Dritës” mësojmë se kishte dërgue për shtyp “Historinë e filozofisë”, vepër tejet e randësishme për jetën kulturore të shqiptarëve e cila, në rrethanat e persekutimit komunist, nuk dihet ku mund të ketë përfundue. Fat, që e pësuen edhe shumë shkrime të tjera. Urojmë që ndonji ditë të gjindet e të botohet.

Çka spikat ma shumë në gjithë veprën e Át Gjon Shllakut, asht gjuha e pasun, fjala e zgjedhun, mprehtësia intelektuale, dashunia për të bukurën, për Absolutin. Natyrisht në shkrimet e tij vendi kryesor i takon trajtimit të hollësishëm të problemeve sociale, politike dhe kulturore, që shtroheshin për zgjidhje në Shqipninë e kohës. Formimi dhe edukimi kulturor e intelektual qenë shqetësimi kryesor në shkrimet e të Lumit.
Në këtë vepër të parë të Át Gjonit përmblodhëm artikujt e botuem tek Hylli i Dritës, tue përfshi edhe studimin historik “Katholicizmi në Shqipní e anmiqt e tij para gjykatores së historis”. Ky shkrim i përgjegjej nji libri të Nikollë Ivanajt, me jehonë të madhe në gazetat e kohës. Përmes nji dokumentimi tejet të pasun, Át Gjon Shllaku i kallxon N. Ivanajt dhe mbarë botës shqiptare se Kleri katolik dhe bashkëpunëtorët tij, me në krye Luigj Gurakuqin, vepruen kurdoherë për ruejtjen e sovranitetit të vendit tonë. Kleri në përgjithësi dhe françeskanët në veçanti, punuen dhe vepruen si bij të atdheut, dhe jo si rrogëtarë. Rrogëtari punon për interesa personale, shkon aty, ku paguhet ma mirë, ndërsa biri punon me mish e me shpirt për të mirën e Atmes së vet.

Në kontributin e tij kulturor u shque në veprimtarinë për mbrojtjen e interesave kombëtare, për edukimin e rinisë, për çështjet sociale dhe për paralajmërimin e rrezikut të komunizmit, gjithnji shumë i damshëm për individin, familjen dhe shoqninë. Kur e arrestuen, në Itali, ndër sendet e tij personale, i gjetën edhe “Kapitalin” e Marksit. Jo rastësisht, në vitin 1938, sa qe drejtor i “Hyllit të Dritës” botoi shkrimin “Shka asht komunizmi”, në të cilin analizoi doktrinën komuniste dhe njiherit vuni në dukje të metat e saj. Ky studim i mirëfilltë rreth marksizmit mbetë gjithnji aktual. Shi në ketë shkrim, Át Gjon Shllaku pohon se komunizmi u nis si shkencë, por përfundoi si diktaturë, nën drejtimin fanatik të njerëzve të etun për pushtet që, për ta shue këtë etje, nuk ngurruen të flijojnë me miljona njerëz të pafajshëm. Shumë i vlefshëm, ky shkrim, për historinë e filozofisë.

Át Gjoni qe edhe drejtor i Shtypshkrojës së famshme françeskane, ku botoi shkrime të çmueshme të kulturës shqiptare. Ndër të tjera, vepra të Fishtës, i cili, si satirik i pashoq që ishte, shpesh krijonte situata nga ma gazmoret. Kallëxonte Át Aleks Baqli sesi nji herë, mbasi shkoi në shtypshkrojë për me dorëzue nji variant të “Gomarit të Babatasit” e nuk e gjeti aty drejtorin, i la mbas dere nji letër, ku shkruente: “ta kam lidhë gomarin për dere”.
Veprën e radhitëm kështu: historija flet kështu dhe publicistikë. Në përmbledhjen publicistike përfshimë artikujt kushtue ekonomisë politike, çështjeve shoqnore dhe filozofike. Nuk mungon artikulli polemik rreth alfabetit të Manastrit e as recensioni për fjalorin e Kolë Kamsit. Ndonëse Át Gjon Shllaku nuk qe gjuhëtar, këto shkrime flasin vetë për aftësitë e tij edhe në këtë fushë.

Jeta e Át Gjon Shllakut përfundon me martirizim. Qe vu me kohë në shënjestër prej komunistave, të cilët mezi pritshin ditën për ta arrestue e për ta pushkatue.
E pushkatuen me datën 4 mars, ende pa zbardhë drita. Dha jetën si martir i fesë.
Kushdo që do të lexojë mendimet rreth organizimit shoqnor, shkrimet filozofike, hulumtimet historike të të lumit Át Gjon Shllaku, do të vërejë menjëherë se në to spikasin tri fjalë: “Shqiptari – Frati – Shqipnia”. Dhe historia e Shqipnisë asht dishmitare e këtij trinomi të pandashëm, unjisue për idealet kulturore, shpirtnore dhe atdhetare.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/08/06/gjon-shllaku-kur-mbronte-fishten-nuk-e-dorezoi-shqiperine/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb