LUSHNJE- Autorët e atentatit të 11 tetorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë, janë ende në arrati. Kur kanë kaluar gati tre jave nga dita kur ndodhi ngjarja e rëndë, policia dhe prokuroria e Lushnjës nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e autorëve të dyshuar, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Sipas burimeve, autorët e krimit mund tv jenë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Por në sistemin TIMS ata nuk figurojnë të kenë dale nga vendi ynë, çka ngjall dyshimet se ata mund të kenë kaluar kufirin me pasaportë false, ose kanë kaluar nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje.

Kërkimet e prokurorisë së Lushnjës për kapjen e autorëve të vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, kanë vijuar edhe në rrethin familjar.

Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit, pasi janë paraqitur në prokurori, kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes se dy personave, ata nuk kanë pasur asnjë komunikim me fëmijët e tyre.

Gjithashtu mësohet se janë marrë në mbrojtje dy familjet e autorëve të dyshuar për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb