Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, gjatë konferencës së mbajtur sot për mbylljen e eliminatoreve të Botërorit ka dhënë mendimin e tij edhe për bojkotin e “tifozava kuq e zi”. Duka është shprehur se preteksti që ngre grupimi më i madh në mbështetje të Kombëtares nuk mund të marrë zgjidhje institucioni që ai drejton.

“Një problem që kemi pasur këtë edicion ishte bojkoti i “Tifozëve Kuq e Zi”. Arsyet kryesore nuk varen prej Federatës tonë, por nuk dua as të fajësoj institucion tjetër. Në këtë rast dëmtohet vetëm ekipi”, – deklaroi Duka.

“FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin e njerëzve në stadium. Sidoqoftë, TKZ e ka mbështetur gjithmonë kombëtaren dhe uroj që bojkoti i tyre të ketë përfunduar”, – mbylli presidenti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb