Thomas Brdariç është shfaqur sot para mediave duke dhënë prononcimin e tij të parë si trajneri i Vllaznisë pas rikthimit te kuqeblutë. Gjermani ka bërë të qartë se kishte ardhur për të ndihmuar Vllazninë që të luftonte për titullin kampion në javët e mbetura.

“Jam i kënaqur që jam këtu, që punoj përsëri për këtë klub. Në këtë situatë dua të falënderoj Qatip Osmanin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe kam vlerësuar që ka çuar Vllazninë në këto pozita.

Kështu është jeta. Ao që ndodh tani, ndodh shumë shpejt. Ky ishte vendim zemre që të vija këtu sepse kemi prodhuar momente të bukura në të kaluarën. Në javët e ardhshme është e rëndësishme që të prodhojmë jo vetëm momente të bukura e rezultate, por edhe të shkojmë në “Final Four” për titullin.

Ndarja e mëparshme me Vllazninë? Në jetë bëjmë gabime të gjithë., Unë gaboj. Janë disa keqardhje, disa gjëra jo. Unë nuk shoh mbrapa, kjo është jeta dhe unë jam pozitiv. Kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin (Xhaferin). Ndoshta vetëm 2 ditë në jetën time nuk kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin. Tani është kapitull i ri, i jam mirënjohës që jam këtu përsëri me tifozët, me klubin, me ekipin, që të arrijmë objektiva të mirë në javët e ardhshme.

Për mua, skuadra ka cilësi. Në fund të ditës të duhet edhe fat për të fituar ndeshjet, por është shumë e thjeshtë të thuash që skuadra do besim. Duhet të jemi të mirë fizikisht dhe kjo është ku do punojmë në javët e ardhshme.

Egnatia ka bërë këtë vit një punë shumë të mirë. Ne padyshim duhet të shohim çfarë duhet të përmirësojmë që t’i mundim. Jemi afër, por duhet të punojmë shumë që të shkojmë në atë pozicion.

Në një anë jam këtu që t’i jap skuadrës identitet, për këtë nuk ka kohë. Duhet të punojmë shumë dhe fitojmë ndeshjen e ardhshme e sigurojmë pozicionin në “Final Four”.

E kam parë ndeshjen e fundit me Egnatian, ishte e afërt, çdo gjë. Duam të marrim revansh.

I kam thënë lojtarëve që dua të përmirësoj këdo në aftësitë që kanë dhe tani mendoj se nuk duhet të mendohemi shumë, t’i japim ekipit motivim, të punojmë e ndërtojmë një strategji të mirë për ndeshjen e ardhshme. Pasi të mbarojë kjo ndeshje do flasim prapë.

Ankesat për infrastrukturën? Kam mësuar ta pranoj këtë. Nuk kam ardhur këtu të ankohem për atë që nuk ka ekzistuar përpara. Jam këtu për të përmirësuar ekipin. Nëse është mundësia për të ndryshuar infrastrukturën në të ardhmen, do të jetë e mirë.

Kontrata a ka garanci pa titullin? Nuk e besoj.

Stafi? Si fillim nuk kam fjetur mirë sot. Shkurt, me jepni pak kohë që të flasim për të ardhmen.

Tefik Osmani? Po, e njohim njeri-tjetrin, kemi pasur bisedime. I jam falënderues për vendimin e tij se ai është i vendosur për të ecur bashkë me mua. Jam mendjehapur që mund të mësojmë bashkë në njohuritë tona dhe jam i lumtur që e kemi një drejtor sportiv si ai.

Rroga? Shumë më e lartë, mund të pi dy kafe në lokal. (qesh)

Egnatia? Të gjithë e dinë që nuk shkoj në fushë për barazim, dua të marr maksimumin dhe ky është objektivi.

Leverkuseni? Kisha kohë të shihja stërvitjet e tyre. Është mahnitëse si punon Alonso. Ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe fjalimi brenda tani ishte pak edhe i asaj që duhet të investojmë shumë në stërvitje dhe duhet të luash si stërvitesh. Leverkuseni është një shembull për këtë arsye”, tha Brdariç./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb