GJERMANI- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në një autobus në Gjermani, ku një 34-vjeçari plagosi me thikë 9 persona. Ngjarja ndodhi sot në Lübeck të Gjermanisë. Mediat e huaja raportojnë se autori i sulmit, është shtetas gjerman, ndërsa nuk përjashtohet se ai mund të ketë lindur në një shtet tjetër.

“Ne nuk përjashtojmë asgjë, as faktin se mund të jetë një sulm terrorist”, tha prokurorja Ulla Hingst.
Në fillim gazeta lokale ‘Luebecker Nachrichten’ raportoi se agresori ishte iranian. Sulmuesi nisi të godiste me thikë udhëtarët, 6 prej të cilëve morën plagosë nga mjeti prerës, njërin e goditi me shkelma dhe grushte, ndërsa dy të tjerë u rrëzuan.

‘Tgcom’ shkruan se autobusi, ishte drejtuar në Travemuende, një plazh popullor jo shumë larg qytetit Lübeck, në Gjermaninë veriore. Fill pas ngjarjes së rëndë agresori u arrestua, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: