Letersia Shqiptare
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Letersia Shqiptare  (Lexuar 3928 here)
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« : 03/10/07, 11:11 »
0

Letėrsia shqiptare dhe ēėshtja e homogjenitetit nė krahasim !

Rusana HRISTOVA-BEJLERI
Universiteti i Sofjes - Bullgari


Mė 16 dhe 17 nėntor, 2006 u zhvillua njė kollokuium i organizuar nga Rrethi Akademik i Letėrsisė Krahasuese, anėtar i organizatės ndėrkombėtare (Association Internationale de Littérature Comparée – AILC/ International Comparative Literature Association – ICLA). Prapa titullit tė tubimit “Ēfarė krahason letėrsia krahasuese” nė fakt mbizotėronte transparent shqetėsimi real – a mund tė mbijetojmė me argumenta shkencore gjatė krahasimit tė letėrsive “tė vogla” me ato tė “mėdha”.

Hyrje: Studiuesi i jashtėm i njė kulturė, nė qoftė se do tė jetė kompetent, i lipset tė depėrtojė thellė nė tė. Kėshtu ndėrkaq, del para sfidės tė absorbohet, tė identifikohet me situatėn nė mikro nivel dhe, nė rastin mė tė skajshėm, tė kthehet pamje si pasqyrė tė saj qė vė kurth si pėr tė, ashtu edhe pėr fushėn me tė cilėn merret. Anasjelltas, vėshtrimi kritik shfaq prirjen e njė gjykatėsi tepėr tė rreptė dhe ndodh tė nėnvlerėsojė dukuri tė vlefshme nė thelb pėr shkak tė dobėsive sipėrfaqėsore. Ruajtja e ekuilibrit dhe tė mprehtėsisė sė pėrceptimit kėrkojnė hapa tė vetėdijshėm. Njė hap i tillė lidhet me distancėn e krahasimit, ku ėshtė pėrqendruar Rrethi Akademik i Letėrsisė Krahasuese. Njė hap tjetėr i mundshėm ėshtė “humori i ndriēuar” (siē titullohet njė prej projekteve tė Sektorit tė Kulturės pranė Institutit tė Ballkanistikės nė Sofje). Ilustrimin e tė dyja metodave tė pėrmendura e gjejmė nė skicėn e poetit tė ri shqiptar Parid Teferiēi (l. 1972), e cila ėshtė zgjedhur si moto e botimit tė madh interneti tė poezisė bashkėkohore shqiptare nga Shqipėria paralelisht nė anglisht, frėngjisht dhe gjermanisht nė revistėn Transcript-Review (http://transcript-review.org) Dua t’ju tėrheq vėmendjen tek kjo skicė si kalim nė temėn konkrete tė prezantimit mbi letėrsinė shqiptare.

Nė njė vend tė vogėl si ky

Leviat’hani shqiptar ėshtė njė sardele. Odat tona tė burrave janė kutija sardelesh. Aty, e drejta, pėr tė qėndruar, duhet tė paloset mė dysh, mė katėrsh.
Nė njė vend tė vogėl si ky, kaq tė vogėl sa mund t’ia vizatosh fare mirė hartėn nė shkallėn 1 me 1 nė kėtė paketė cigaresh, nuk di gjer dhe se ku tė mbėshtesėsh duart: nė fytin e fqinjit, apo nė vithet e gruas sė tjetrit?
Nė kėtė sofėr, kaq pranė e pranė, si tė pėrshėndesėsh dikė, pa goditur me bėrryl njė tjetėr, si tė thuash njė fjalė tė ėmbėl pa shurdhuar njeri?
Shihemi nė lugėn e njėri-tjetrit, e jemi tė shtrembėr.
  [Nga vėllimi Meqenėse sytė, Tiranė: 2003, f. 76]
Potenciali informativ i viteve tė fundit lejon tė pohohet, se kur thuhet se letėrsia shqiptare nuk ėshtė shumė e njohur jashtė, kjo nuk ndodh mė pėr shkak se ėshtė e paaritshme. Problemi aktual ėshtė presioni i fuqishėm i rrymėės sė informacionit, i cili e kufizon njeriun brenda prioriteteve personale kryesore. Po tė mendojmė nga pikėpamja psikologjike, koha dhe mundi pėr tė ndjekur dhe pėrpunuar informacionin mbi letėrsinė shqiptare nga njė person qė nuk merret tė paktėn pjesėrisht me tė, shpesh rezultojnė jo pragmatike kundrejt dėshirės personale. Njė gjendje e ngjashme quhet tipike edhe pėr kulturat e tjera, qė bien nė pėrkufizimin stereotip “tė vogla” ose “periferike”. Nė kumtesėn e prof. Rumjana Stanēevės u ngrit edhe njė problem i pėrbashkėt: emrat e disa autorėve ballkanikė, me tė cilat shėnohet kultura ballkanike si tėrėsi. Pėr letėrsinė shqiptare jashtė metonimia nė fjalė realizohet nga asocimi automatik me shkrimtarin Ismail Kadare (nė gjuhėn bullgare janė pėrkthyer mbi 15 vepra te tij). Madje diku nė shtyp ėshtė debatuar pėr pėrdorimin e Kadaresė pėr “nevojėn e identifikimit tė shqiptarėve jashtė shtetit”. Nė fushėn e komparativistikės kjo na shpie te ēėshtja e pėrqasjes sė madhėsive tė ndryshme (tė pangjashme). Ismail Kadareja ėshtė figurė unikale dhe krijues kolos, fat i madh pėr kombin e vet dhe duhet tė krahasohet me personalitetet e kalibrit tė tij. Nė praktikė veprat e tij zotėrojnė spontanisht receptimin e gjithė letėrsisė shqiptare. Ēfarė mund tė bėhet pėr tė zgjeruar optikėn? Njė prej botimeve mė tė reja nėn kujdestarinė e Asociacionit Ndėrkombėtar tė Letėrsisė Krahasuese titullohet “Historia e Kulturės Letrare tė Evropės Qendrore Lindore”, 2006, nė katėr vėllime (pėrfshin disa artikuj tė Robert Elsie-t pėr letėrsinė shqiptare). Veē prerjes jo standarde gjeografike vertikale, qė synon thyerjen e shablloneve dhe vijave ndarėse ekzistuese, autorėt ofrojnė ide praktike pėr krahasimin e dukurive heterogjene, hibride dhe kalimtare; tė pėrbėrėsve topografikė; tė rajoneve marginocentrike qė “sfidojnė hegjemoninė e kryeqyteteve”, tė tė ashtuquajturave “non-totalizable aggregates”, fjalė pėr fjalė ‘agregate qė nuk mund tė totalizohen” e tjera. Kėto ide, veē njė zbatimi tė realizuar kompakt, duken tė pėrshtatshme pėr letėrsinė shqiptare nė perspektivė. Nė sfondin e homogjenizimit negativ tė shkaktuar nga faktorė si nacionalizmi mbrojtės i trashėguar qė nga Rilindja dhe moszgjidhja e ēėshtjes kombėtare; “partocentrizmi” i lindur nė diktaturė (term i propozuar pėr letėrsinė bullgare nga studiuesi Panajot Karagjozov qė mund tė pėrkthehet edhe si “centrizmi partiak”), globalizmi rrafshues i dhjetėvjeēarit tė fundit, shihet nevoja tė ēahet ndonjė rrugė tjetėr. Idetė qė ofron botimi nė fjalė janė tė vlefshme edhe me faktin se apriori i japin krahasimit drejtim pozitiv. Pėrgjithėsisht drejtimi i ēdo krahasimi mund tė cilėsohet si pozitiv ose negativ, si konstatues ose cilėsues. Kėshtu, po tė kėrkojmė paralele tė plota, shtrirje tėrėsore dhe simultane tė dukurive botėrore nė letėrsinė shqiptare, siē ndodh shpesh, drejtimi mund tė shihet neutral/mohues. Nėse do tė niset nga heterogjeniteti dhe nga pikėt e kontaktit, hapen gjerė dyert pozitive.
Meqenėse gjuha shqipe ėshtė ndėr elementet kryesore tė pėrkatėsisė etnike shqiptare, termi “letėrsia shqiptare” mbulon tė gjithė letėrsinė nė gjuhėn shqipe, si dhe atė tė autorėve shqipfolės. Diferencimi bėhet duke saktėsuar: letėrsia shqiptare nga Shqipėria, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ose nga diaspora, letėrsia arbėreshe ose italo-shqiptare.
Po tė pranojmė pėrkufizimin metodologjik se “letėrsia krahasuese krahason, kalon kufij dhe pėrdor modele”, qė u mbėshtet nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė konferencė, del nė pah se nė rastin e letėrsisė shqiptare njė minimum i tillė veprimesh jep dorė pėr krahasim brenda pėr brenda komuniteteve shqipfolėse qe iu pėrkasin shteteve tė ndryshme, si dhe pėr krahasimin e gjithė organizmit tė tyre jashtė.
Gjatė viteve tė fundit po merr formė intensivisht hapėsira kulturore mbarėshqiptare me anė tė njohjes sė ndėrsjellėt dhe tė shkrirjes sė pėrbėrėsve shumė heterogjene sipas parimit tė enėve tė lidhura ndėrmjet komuniteteve shqipfolėse nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, pakicat historike dhe masat e emigrantėve bashkėkohorė nė vende tė tjera (Greqi, Itali, Gjermani, SHBA). Procesi nė fjalė mbėshtetet si nga politika kulturore, ashtu edhe nė rrugė tė brendshme letrare. Njė shembull i tillė ėshtė shkrimtarja e re dhe e emancipuar nga Shqipėria Flutura Aēka, tė cilėn e kam zgjedhur sepse sapo doli nga shtypi pėrkthimi bullgar i romanit tė saj “Vetmi gruaje”, kurse para pak kohe u promovua romani i saj i ri “Hiri” me zgjidhje domethėnėse hapėsinore tė subjektit: protagonistja nga Tirana njihet nė Prishtinė me njė piktor shqiptar me banim nė SHBA.
Parashikimi im ėshtė se nė perspektivė do tė bėhemi dėshmitarė tė rritjes sė statusit tė jashtėm tė letėrsisė shqiptare, si rezultat i procesit qė po shohim pėr momentin, kur nė “tempullin e kulturės kombėtare” konsolidohet ēdo gjė qė ėshtė krijuar deri tani. Diēka qė mungon nė njė pjesė tė letėrsisė shqiptare, pėrfaqėsohet nga ndonjė pjesė tjetėr, ku ėshtė e pranishme. Nė kėtė mėnyrė fragmentarizmi dhe lokalizimi ndėrtojnė njė sistem funksional kompletues. Nė rrjetin e tij dukuritė kryesore evropiane dhe ballkanike gjejnė shpejt paralele, analogji ose eksperiment, tė cilat ekzistojnė nė ndonjė vend ose zonė kontakti dhe jo gjithmonė nė tė njėjtėn kohė dhe kronologji.
Treguesit, sipas tė cilėve letėrsia shqiptare paraqitet heterogjene, dhe tė cilėt e pėrcaktojnė si “organizėm hibrid” janė ata tė pėrshtatshme pėr studime krahasuese tė brendshme, qė po kryhen nga kritika shqiptare. Nė vija tė pėrgjithshme letėrsia shqiptare ėshtė heterogjene pėr sa i pėrket selektimit dhe aplikimit tė modeleve tė jashtme. Por atje ku njė model lėshon rrėnjė, vihet re njėfarė homogjeniteti dytėsor, nė trajtimin e tij. Thėnė ndryshe, ekziston mundėsia terma si historia ose teoria e letėrsisė shqiptare nė rastin e disa rrjedhave letrare, filozofike dhe shoqėrore, tė paraqiten me anė tė topografisė sė letėrsisė shqiptare (por tė zhveshur nga konotacioni politik). Pa hyrė nė detaje mund tė pėrmenden disa shembuj:

1. Shkollat dhe rrymat letrare: romantizmi evropian i shekullit XIX nė vendbanimet arbėreshe nė Itali: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe; romantizmi rilindas – nė gjithė territorin tjetėr shqipfolės; santimentalizmi si post-romantizėm dhe jo si para- romantizėm nė vitet 30; postmodernizmi – Kosova nisur nga vitet 70 – Rexhep Qosja, Eqrem Basha etj., “partocentrizmi” – Shqipėri nė vitet 44-91.

2. Ndikime filozofike, fetare dhe shoqėrore:
 
- Libri i parė i zbuluar deri tani nė gjuhėn shqipe, “Meshari”, 1555, dėshmon tėrthorazi pėr njė traditė paraprijėse letrare, pėr tė cilėn ka arsye tė mendohet se ėshtė formuar nė rrethet katolike tė Shqipėrisė Veriore dhe kryesisht nė qytetin e Shkodrės. Ky pėrkthim fetar konsiderohet si zanafilla e traditės letrare tė gjuhės shqipe, sikurse pėrkthimet e teksteve tė Ungjillit nė gjuhėn bullgare nga krijuesit e alfabetit cirilik vėllezėrit-shenjtorė Kirili e Metodij.
- Folklori situativ i tipit oriental (fillimisht nė shekullin XVIII i shkruar me shkronja arabe) pėrhapet deri nė mes tė shekullit %% ndėr gjithė shqiptarėt. Por fenomene mė tė thella me prejardhje orientale si filozofia bektashiane, mistika persiane, sufizmi kanė gjetur dhe pjellore kryesisht nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė sė sotme.
- Gjysma e parė e shekullit XX dominohet dukshėm nga qėndra kulturore e Shodrės (Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Vinēenc Prenushi etj)
- Simbolizmi si rrymėė letrare shfaqet nė poezinė e Lasgush Poradecit dhe Asdrenit, tė cilėt, duke jetuar nė Rumani, kanė patur kontakte me poetėt rumunė mė tė spikatur tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.
- Disidenca nė letėrsi: gjendet vetėm brenda Shqipėrisė ku ka pasur diktaturė. Ēėshtja se kush ėshtė disident, ndėrkaq, paraqitet si objekt diskutimi nga tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Thelbin e diskutimit ne, bullgarėt, e kuptojmė mirė, edhe pse nuk e kemi vuajtur me tė njėjtėn mizori. Cila letėrsi e shkruar nė kohėn e regjimit komunist duhet tė quhet disidente: ajo qė ėshtė krijuar nga autorė tė pėrndjekur ose tė dėnuar, ose ēdo letėrsi qė mund t’i sillte autorit dėnim, edhe kur kjo nuk ka ndodhur. Bėn pėrshtypjes, se pėr “Pėrėndimin” dallimi nė fjalė shihet i madh dhe diferencues, ėshtė humnera e dhimbjes se trupėzuar kundrejt njė potenciali tė frikshėm tė pakonsumuar. Njerėzit nga “Lindja”, qė kanė jetuar nė njė realitet tė ngjashėm, e kanė mė tė qartė sa e hollė ka qenė vija nė mes.
- Marrin guxim pasuese tė feminizmit, intelektuale tė reja, shpesh me banim ose tė martuara jashtė shtetit – Flutura Aēka -Holandė, Elvira Dones – tani nė SHBA; Lindita Arapi – Gjermani, por jo detyrimisht – Olimbi Velaj, Rudina Xhunga, Luljeta Lleshanaku, Sazana Ēapriqi etj.

3. Tematologjia:

– Tema e burgut politik –nė Shqipėri, pėrfaqėsues si Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Maks Velo, Pjetėr Arbnori etj;
- Tema e luftės – nė Kosovė, njė varg romanesh, poezish, dramash. Autorėt janė edhe nga brezi mė i ri. Motive qendrore – fati i vajzave tė pėrdhunuara dhe i personave tė zhdukur.

4. Nė pika tė veēanta tė hapėsirės kulturore shqiptare nė Kosovė dhe nė Malin e Zi akoma ruhen tė gjalla tradita, pėr tė cilat kulturat e tjera evropiane vetėm kanė dėgjuar ose kanė lexuar. Njė shembull karakteristik ėshtė vitaliteti i folklorit epik tė shoqėruar me lahutė.

5. Njė faktor specifik ėshtė bilinguizmi i autorėve si gjuhė krijimi. Shfaqet mė shpesh nė Itali dhe nė Maqedoni. Shumė prej shkrimtarėve, poetėve dhe dramaturgėve me prejardhje nga territori i shtetit maqedon, nė kohėn e ish-Jugosllavisė janė sistemuar nė Prishtinė, janė bėrė pjesė e mjedisit kulturor vendas dhe prej kohe vetėpėrcaktohen si autorė kosovarė si p.sh. Agim Vinca, Eqrem Basha etj. Ata janė trilingva, por shkruajnė vetėm shqip. Nga pikėpamja metodike interesante pėr teorinė krahasuese do tė ishin autorėt qė shkruajnė nė dy gjuhė jo sepse janė tė detyruar, por e bėjnė me kėnaqėsi dhe mė kompetencė tė barabartė gjuhėsore. Shembuj tė tillė janė autorėt shqiptarė nga Maqedonia tė cilėt jetojnė atje dhe janė afirmuar brenda kėtij shteti, si Luan Starova dhe Kim Mehmeti. Veprat e tyre janė nė dispozicion tė lexuesit bullgar veē nė pėrkthim, edhe nė maqedonisht.
Treguesit, sipas tė cilėve, letėrsia shqiptare ėshtė relativisht homogjene nė hapėsirėn e pėrbashkėt, kanė tė bėjnė me ngjyresėn specifike kombėtare. Rrėnjėt e tyre janė nė etnopsikologji dhe, megjithėse tė lidhura me letėrsinė, mund tė studiohen edhe nė rrugė ndėrdisiplinore.

1. Kronologjia.

Nė pėrgjithėsi ēdo gjė ėshtė e vonė, ngjarjet grumbullohen nė kohė dhe ndodhin tani ose para vetėm pak kohe. Pra, kemi kompresim tė kohės nė krahasim me Evropėn, madje me Ballkanin tjetėr.

2. Qėndrimi ndaj letėrsisė si proces krijues.

Njė pjesė e madhe e shqiptarėve janė dhėnė pas krijimit tė poezisė, pa qenė letrarė profesionistė. Tė qenėt poet ėshtė diēka e natyrshme nė shoqėri nė krahasim me opinionin publik bullgar, nė tė cilin pėrgjithėsisht amatorėt ngurojnė tė pranojnė pasionin e tyre para tė tjerėve. Studiuesi Robert Elsie nė njė reēencė tė tij me dashamirėsi bėn pyetjen retorike “A mos fle njė poet nė ēdo shqiptar?”, kurse nė faqen e fundit tė librit tė tij tė sapobotuar “Letėrsia shqipe. Njė histori e shkurtėr”, Tiranė: Skanderbeg books, 2006 theksohet se poezia ėshtė ndėr arritjet kryesore tė kulturės sė shkruar shqipe gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit. Nė kushtet e ekonomisė sė tregut kjo ngjall admirim tė veēantė. Njė shpjegim interesant i impulsit poetik ofron nė parathėnie autori i Fjalorit bullgar tė rimave, Atanas Moēurov. Ai shėnon se ēdo njeri nė gjendje tė ngritur emocionale mendon nė rimė. Mbase, poezia ėshtė njė rrjedhė e natyrshme shkarkimi tė vuajtjes sė madhe qė ka pėrjetuar historikisht populli shqiptar. Vitet e fundit, ndėrkaq, ndihet njė fllad nė favor tė prozės. Logjika aritmetike tregon se shumica e poetėve mė tė njohur ngadalė i janė kthyer edhe prozės.

3. Treguesi demografik:

- Letėrsia serioze, sikurse tė gjitha profesionet qė etiketohen si serioze, dominohet nga burrat.
- Letėrsia e emigrantėve - relativisht homogjene dhe e padiferencuar jashtė shtetit. Ky fenomen nuk ėshtė diēka e re pėr kulturėn shqiptare, pėrkundrazi ėshtė ndėr tiparet karakteristike. Pėrfaqėsuesit e saj kanė lėnė gjurmė nė kulturat e tjera qė nga periudha e humanizmit evropian e deri mė sot. Nė Itali tashmė pėrmendet edhe ndikimi i letėrsisė emigrante mbi atė vendase.

4. Treguesi tematik:

- Patriotizmi pa teprim mund tė pėrcaktohet si impulsi gjithėpėrfshirės krijues. Kritika letrare periodikisht e ka mbėshtetur artikulimin e dashurisė pėr atdheun ose “ia ka tėrhequr veshin”, sikurse edhe nė Bullgari, por secili qė njeh shqiptarėt qoftė nga larg e kupton se ky “lumė i rrėmbyeshėm” frymėzohet nga brenda shpirtit.
- Kanuni i sė drejtės zakonori si burim konfliktesh dhe subjektesh.
- Antologjia poetike si formė e preferuar botimi. Antologjitė hartohen si nga kritikėt (Ali Aliu), ashtu edhe nga vetė poetėt e njohur (p.sh. Ali Podrimja, Agim Vinca) ku pėrfshihen vepra dhe promovime tė kolegėve tė tyre.

Pėrfundim: Nė planin letrar heterogjeniteti ėshtė tipari kryesor dallues i letėrsisė shqiptare. Prandaj ėshtė nė interesin e saj qė krahasimet tė realizohen pėrtej kritereve standarde. Nė rastet ku letėrsia kufizon me shkencat e tjera si antropologjia, etnologjia, psikologjia, sociologjia etj. shfaqet njė homogjenitet relativ dhe koloriti specifik kombėtar. Njohja e ndėrsjellėt midis komuniteteve shqiptare ėshtė njė fenomen pozitiv, nxitės edhe pėr statusin e jashtėm tė letėrsisė shqiptare.

Marrė nga Tirana Observer
Identifikuar

...........xXx............
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 03/10/07, 16:04 »
0

DISKURSI IDEOLOGJIK NĖ POEZINĖ SHQIPE TĖ GJYSMĖS SĖ DYTĖ TĖ SHEKULLIT XX
 

Gjėma qė iu pėrgatit poezisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė fillim u shfaq nė formė tė kėngės. Kėngėt partizane, tė cilat mė tė shumtėn kishin pėr autorė edhe poetė qė i ishin bashkuar rezistencės antifashiste, paraqesin bėrthamėn e realizmit socialist, qė do tė inaugurohej mė vonė si doktrinė zyrtare dhe qė do tė pėrpiqej tė realizonte njė diskontinuitet sa mė tė fortė ndėrmjet vetes dhe traditės poetike shqipe dhe njė izolim tė letėrsisė shqipe nga rrjedhat e tjera letrare nė botė.

 

Meqė ishin intonim i njė kauze ēlirimtare, e cila doli fitimtare nė fund tė luftės, kėngėt partizane u ngulitėn me efekte psikologjike dhe propagandistike nė receptimin masiv tė publikut, duke thyer refuzimin e natyrshėm tė pjesės kritike tė publikut ndaj diskursit ideologjik qė po e atakonte traditėn dhe shijet e saj.Tekstet e kėngėve partizane tė shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kolė Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peēi1, e filluan procesin e ndryshimit tė funksionit estetik tė tekstit dhe e promovuan atė si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e rezistencės ndaj kėtij funksioni tė ri tė poezisė, u shoqėrua edhe me kanosje pėr thyerjes kafkash tė atyre qė tregonin mė shumė vendosmėri nė refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe tė izolimit qė po promovohej zhurmėshėm dhe dhunshėm.

 

Kėtu nuk do tė bėjmė historinė e kėtij procesi. Kėtu vetėm do tė identifikojmė disa manifestime konkrete poetike tė krijuara me synimin qė tė dominonte diskursi ideologjik, e qė mund tė konsiderohen si pėrftesa legjitimuese tė krejt doktrinės.

 

Sa pėr ilustrimin fillestar, po kujtojmė kėtu se poezia e Ismail Kadaresė, “Shpjegim pėr librat Besianės sė vogėl”ėshtė potuajse e papėrsėritshme pėrnga plasimi me efektivitet nė “tabelėn e mundėsive letrare”2 qė ofron doktrina e realizmit socialist.

 

Poezia “Shpjegim pėr librat Besianės sė vogėl”, spikatė njė opozicion interesant sa u takon mėnyrave tė pėrdorimit tė fjalėve, me nėnkuptim pėr  vetė ambientin letrar, social dhe politik shqiptar tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Referenca thotė se poetėt hermetikė i harrojnė fjalėt pėrditė e mė shumė, krejt nė kundėrshtim me natyrėn njerėzore. Ndėrsa nė ambientin shqiptar kjo harresė e fjalėve vinte nga autecensura dhe nga dhuna qė rrinte pezull mbi pėrdoruesit e fjalėve jashtė normave tė ngurtėsuara ideologjike.

 

E kundėrta e pėrdorimit me ngurrim dhe gati afazik tė fjalėve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte tė shkaktonte sa mė shumė zhurmė dhe tė  plasonte sa mė shumė fjalė, madje fjalė sa mė tė pagdhendura, sikundėr lė tė kuptohet poezia programatike e Dritėro Agollit, “Poetėve qė vijnė”. Kjo poezi e Agollit ka njė pėrfundim qė ia vlen gjithsesi tė mbahet mend si njė argument i paluajtshėm i diskursit ideologjik ndaj natyrės sė vetė poeziė, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjalėve tė bukura:

 

Tė na kishit parė si digjeshim pranė vajzave qė donim!

Ē’fjalė tė bukura u thoshim mbrėmjeve tė arta!

Po ne s’kishim kohė qė fjalėt e bukura t’i botonim

Dhe shtypshkronjat i kishim pėr gjėra mė tė larta… 3


 

Diskursi ideologjik i poezisė sė realizmit socialist ka futur nė vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse nė tė gjitha idetė, nė motivet dhe temat e trajtuara dhe ka pėrdorur mjetet gjuhėsore tė shprehjes me njė arbitraritet tė skajshėm. Po ta shohim sot se si trajtohet brenda kėtij diskursi ideologjik ideja e lirisė, mund tė mbetemi tė ēuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist, duke e trajtuar tėrė pjesėn tjetėr shumėshekullore tė historisė kombėtare si njė pritje tė epilogut tė lindjes sė komunizmit:

 

Karvan i gjatė i maleve priste

Priste me vite, kish pritur me shekuj,

Ta printe pėrpara njė udhėheqėės,

Priste Shqipėria

Partinė Komuniste. 4


 

Liria kombėtare si revolucion social, partia komuniste si sublimacion i tė gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver Hoxha si prijės i pagabueshėm dhe me pėrmasa mitologjike, janė nė qendėr tė shumė poetėve tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, qė nga Dhimitėr Shuteriqi, Llazar Siliqi,  Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shumė e shumė tė tjerė, me ēka ata kanė kodifikuar kėtė diskurs nė pjesėn mė tė zhurmshme dhe mė jopoetike tė poezisė shqipe.

 

Ėshtė krejt normale qė kjo mėnyrė e ideologjizimt tė motiveve dhe tė temave, ku theksi bie mbi emrin e partisė, tė udhėheqėsit, ose tė armiqve tė klasės, duke i dhėnė poezisė orientim semantik njėdimensional, detyrimisht u orientua drejt poemės, drejt vargjeve tė gjata, e me thyerje tė forta, jo sipas organizimit semantik tė vargut poetik, po sipas logjikės sė njė fjalimi para publikut. Poema me vargje tė gjata e tė thyera, me fragmentime tė shumta, mbetet model i preferuar nė rastet kur mesazhi adresohet mė shumė si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo anė, si edhe nga nivele tė shumta tė tematikės dhe tė ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, ndėrlidhet me poezinė sovjetike qė ishte paradigma ideologjike e saj.

 

Nga ana tjetėr, nė kėtė lloj poezie, ndodhi edhe njė hibridizim me tematikėn atdhetare, qė i kishte rrėnjėt nė poezinė shqipe tė Rilindjes. Shenjat e historisė kombėtare, qė nga humbėtirat e shekujve, shpalosen si evokime tė lavdishme, por gjithnjė  nė funksion tė konfirmimit tė lavdisė finale qė kishte ardhur me fitoren e revolucionit. Kjo mėnyrė e krijimit letrar, mundėsoi komunikim masiv tė poetėve me publikun, pėr faktin se publiku nuk e vėrente qartė diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e mėparshme shqipe. Por, ajo qė ėshtė mė vendimtare nė kėtė punė, ka tė bėjė me   kushtet e izolimit tė plotė dhe tė presionit propagadistik e tė represionit politik, qė praktikohej gjithandej shoqėrisė shqiptare. Nė kėto rrethana, lexuesi e shihte poezinė e tillė si formė mė tė zbutur tė propagandės ideologjike zyrtare dhe vetė poetėt si njė pjesė mė humane dhe mė legjitime tė nomenklaturės politike.

 

Diskutimi i kėsaj pėrvoje nė poezisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė kontekstin e pasojave qė ka shkaktuar nė deformimin e natyrės sė artit poetik, nė deformimin e shijeve dhe nė mosbesimin e sotėm tė lexuesve ndaj poezisė, ende ėshtė i vėshtirė.  Nė njėrėn anė janė vetė autorėt qė bėjnė avokati nė favor tė pėrvojės sė vet, duke vu nė spikamė rrethanat kritike nė tė cilat kajė krijuar leėtrsi, ndėrsa nė tjetrėn kundėrshtarėt e tyre. Kėta tė dytėt synojnė qė diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shndėrrojnė nė mjet pėr krijimin e njė pamjeje tė re tė vlerave tė letėrsisė shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku tė qenėt disidentė, vetvetiu trajtohet si vlerė estetike. Kėsisoj, ata duan qė tė mohojnė an bllok vlerat e poetėve qė kanė shkruar siaps metodės sė realizmit socialist, madje edhe nė rastet kur kanė krijuar vlera tė mirėfillta estetike.

 

Diskutimi i pėrvojės gati gjysmėshekullore tė poezisė sė realizmit socialist nė letėrsinė shqipe, besoj se ėshtė i rėndėsishėm sepse hap njė mundėsi tė rishikimit tė vlerave e  antivlerave tė saj, ku literariteti duket tė jetė pala mė e dėmtuar. Besoj se gjurmimi pas kėsaj shkalle tė dėmtimit, ėshtė pikėnisja mė korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka tė bėjė me autorėt, as pėr mirė as pėr keq. Ata i kanė pasur arsyet e veta pse kanė shkruar ashtu, qoftė si njė lloj vaksine imunizuese ndaj diktaturės, qoftė nga bindjet e tyre. Metodologjia qė propozojmė ne ka tė bėjė me poezinė konkrete, e cila inkuadrohet nė “tabelėn” e realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe estetik.

 

 Nė poezinė shqipe nė Kosovė, ka pasur njė pėrvojė tė realizmit socialist nė vitet e pesėdhjeta, por ajo ia ka lėshuar hapėsirėn pluralizmit stilistik, qė erdhi nė kuadėr tė proceseve politike dhe letrare qė ndodhėn nė ish Jugosllavi. Megjithatė, mbeti njė pėrvojė e poezive pėrkushtime ndaj tė rėnėve partizanė dhe ndaj udhėheqėsve politikė tė kohės. Edhe kėtu pati njė aktivizim tė diskursit ideologjik, nė ndonjė rast me qėllim tė imunizimit politik, e nė raste tė tjera edhe si bindje politike, ose si synim pėr pėrfitim politik tė vetė autorėve. Nė kėtė kontekst, po edhe nė pėrmasa mė tė gjera, mbetet  qė tė identifikohet dhe tė vlerėsohet  nė tė ardhmen shkalla e ndikimit tė poezisė jugosllave mbi poezinė shqipe tė Kosovės dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik tė saj.

 

Poezia shqipe e viteve tė shtatėdhjeta nė Kosovė duke ndėrruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , pėrveē te rastet e disa poetėve, qė mbetėn tė lidhur me poezinė e realizmit socialist, pėr shkak tė motiveve ideologjike-patriotike, ose tė  epigonizmit.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: