STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)
Faqe: [1] 2
  Printo  
Autor Tema: STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)  (Lexuar 59563 here)
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 28/01/08, 15:03 »
0

 
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E EKONOMISE TREGTISE DHE ENERGJETIKES


                                                                                                 Draft i ripunuar




STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT
DHE INVESTIMEVE

                           ( 2007- 2013)
















Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 28/01/08, 15:03 »
0



PERMBAJTJA E  LENDES

Hyrje :  QELLIMI DHE VIZIONI I STRATEGJISE

I.   KLIMA E BIZNESIT

1.1 Pamje e Pergjithshme
1.1.1 Veshtrim mbi zhvillimin e sektorit biznesit

II.   NXITJA DHE ZHVILLIMI I SME-ve

2.1 Sfidat dhe objektivat  e zhvillimit te SME-ve
2.2 Pamje e pergjithshme: stituata dhe problematika e sektorit SME
2.2.1 Statusi aktual i Zhvillimit te Sektorit te  SME-ve
2.3 Problematika dhe veēorite  e zhvillimit te SME-ve
2.3.1 Zbatimi i politikave te Kartes Europiane te Ndermarrjeve te Vogla 
2.3.2 Skemat e financimit
2.3.3 Interneti dhe Tregtia elektronike
2.3.4 Teknologjia dhe inovacioni.
2.3.5 Sipermarrja kreative
2.4 Drejtimet kryesore te Politikes per zhvillimin e SME-ve ne periudhen 2007-2013
2.4.1. Nivel  Strategjik
2.4.2  Masat qe do te zbatohen per seicilin nga drejtimet kryesore

III.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE
3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.
3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji
3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian
3.4 Problematika aktuale sipas degeve 
3.4.1 Industria  metalurgjike
3.4.2 Industria e lekur kepuces 
3.4.3 Industria e konfeksioneve
3.4.4  Industrite e ndryshme
3.5   Objektivi  kryesor  i strategjise se zhvillimit te sektorit industrial
3.5.1 Opsione Strategjike

IV.   ZHVILLIMI I INDUSTRISE MINERARE

4.1.  Reformimi i industrise minerare ne vite dhe gjendja aktuale e saj
4.2. Objektivat e sektorit minerar

V.   NXITJA E EKSPORTEVE

5.1 Pamje e pergjithshme
5.1.1 Ecuria e eksporteve
5.1.2 Karakteristikat me te pergjithshme te eksporteve deri ne vitin 2005
5.1.3 Problemet me kryesore qe ndesh prodhimi per eksport
5.1.4 Potencialet e produkteve per eksport
5.2 Politikat  dhe drejtimet strategjike per nxitjen e eksporteve
5.2.1  Masat per arritjen e objektivave ne eksport

VI.   INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (IHD)

6.1 Pamje e pergjithshme
6.1.1   Ecuria e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi
6.1.2   Problematika  qe has sektori
6.1.3   Mundesite per investime ne sektore te veēante
6.2 Politikat dhe  drejtimet Strategjike
6.3 Objektivat
6.4 Masat qe do te realizohen

VII.   KOSTOT ORIENTUESE QE IMPLIKOJNE ZBATIMIN E STRATEGJISE

VIII.   RISQET QE KONDICIONOJNE SUKSESIN E ZBATIMIT TE KESAJ STRATEGJIE

IX.   INDIKATORET MONITORUES TE STRATEGJISE

  ANEKSE

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 28/01/08, 15:03 »
0

                                        GRUPI I PUNES


Ne zbatim te Urdherit te Kryeministrit nr.134, date 12.06.2006 “ Per pergatitjen dhe hartimin e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim” si dhe ne zbatim te urdherit te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nr.561, date 2.08.2006, eshte ngritur grupi i punes per hartimin e Strategjise se Zhvillimit te Biznesit dhe Investimeve(Ekonomise), me perberje si me poshte:


Bashkim Sykja 
Artur Pilkati
Pranvera Kastrati
Mimoza Simixhiu
Genc Luarasi
Denis  Kalenja/ Gavril Lasku

 
Per hartimin e ketij drafti pervec anetareve te grupit te punes nje ndihmese te vlefshme kane dhene stafet e drejtorive te METE-s :
Drejtoria e Nxitjes se Biznesit, Programimit Strategjik, Politikave Tregtare, Licencave dhe Menaxhimit te Kontratave, Politikave Industriale, dhe Albinvest si dhe mendimet e grupit te keshillimit.



Konsulent i Bankes Boterore:   Artur  Kasimati
Konsulent Lokal :                      Prof. Ahmet MANCELLARI

 
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 28/01/08, 15:03 »
0

QELLIMI DHE VIZIONI I STRATEGJISE

Qe nga fundi i viteve ’90, qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere reformash strukturore, duke perfshirere reformen e tokes, tregun financiar, liberalizimin e ēmimeve dhe privatizimin. Gjate kesaj kohe, pothuajse te gjitha Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme  jane privatizuar dhe ka pasur nje progres mjaft domethenes ne privatizimin e sektoreve strategjike si telekomunikacionet dhe sistemi bankar. Sektori bankar gradualisht ka mundesuar sigurimin per biznesin me me shume sherbime financiare dhe ka permiresuar treguesit e kredise. Ne saje te nje programi rigoroz makroekonomik te ndermarre nga qeveria mbas viteve te tranzicionit, Shqiperia beri te mundur te arrihet nje stabilitet i shpejt makroekonomik i shoqeruar ky me ritme rritjeje te kenaqshme te PBB-se.
Rritja ekonomike ne terma reale qe nga 1992 eshte me rreth 7 %. Inflacioni gjate ketyre viteve eshte mbajtur nen kontroll ne nivelet 2-4 % dhe papunesia gjate vitit te fundit eshte ulur me 0,3 %. Bilanci tregtar vazhdon te jete negativ dhe me gjithe rritjen e eksporteve, nderkohe qe parashikimi i rritjes se eksporteve per vitin 2006 eshte me 8,7 % perkundrejt vitit paraardhes, ndersa importet parashikohen te rriten me 6,5 % ne raport me vitin 2005

Keto veprime kane bere te mundur qe sektori privat ne Shqiperi te jete forca kryesore levizese per rritjen ekonomike, e cila ze rreth 80 % te PBB. Ekonomia shqiptare tashme eshte teresisht e hapur, me nje tregeti teresisht te liberalizuar, nderkohe qe edhe sektori bankar eshte teresisht ne duart e sektorit privat.

Per te mbeshtetur dhe nxitur me tej rritjen ekonomike, gjate vitit 2006, Shqiperia ka marre nje sere masash per te nxitur zhvillimin e sektorit privat dhe zgjerimin e bizneseve te reja. Ajo ka nenshkruar Karten Europiane te Ndermarjeve te Vogla dhe eshte e orientuar ne progresin e politikave te saj ne perputhje  me standartet dhe praktikat Europiane. Me perparesi eshte parashikuar zhvillimi i biznesit te vogel dhe te mesem, kryesisht ne nxitjen dhe zhvillimin e industrive nxjerrese dhe perpunuese, te industrive jo ushqimore, duke u mbeshtetur edhe ne nje shfrytezim sa me racional te burimeve lokale. Ne funksion te nxitjes dhe zhvillimit te ketyre sektoreve, edhe politika fiskale ka synuar drejt uljes se barres se taksave, ku gjate vitit 2006 eshte realizuar pergjysmimi i takses per biznesin e vogel, nderkohe qe tatimi mbi fitimin per kompanite eshte ulur nga 23% ne 20%.

Investimet e huaja direkte vleresohen ne nivele te uleta krahasuar me vendet e rajonit. Fluksi i IHD kundrejt GDP vleresohet me pak se 3% te GDP. Per vitin 2005 ato vleresohen rreth 243 mln USD. Edhe gjate vitit 2006, fluksi i investimeve te huaja do te sigurohet kryesisht permes procesit te privatizimit te sektoreve strategjike si dhe nje sere masash te tjera per krijimin dhe zhvillimin e zonave dhe parqeve industriale dhe permiresimeve ne fushen e legjislacionit, sic eshte ligji i koncesioneve.

Per vitet ne vazhdim eshte parashikuar qe rritja ekonomike te mbeshtetet me politika te qarta per rritjen e fluksit te investimeve te huaja, te cilat brenda nje periudhe afatmesme eshte parashikuar te dyfishohen. Kjo do te arrihet permes permiresimit te klimes se biznesit, permiresimit te infrastruktures se biznesit, reduktimit te ekonomise informale, pershpejtimit te procesit te privatizimit te sektoreve strategjike te vendit, si telekomi, INSIG, zgjerimit dhe zhvillimit te metejshem te sektorit bankar,  zhvillimit te tregut te sigurimeve, rritjes se investimeve ne sektoret e naftes dhe gazit, zhvillimit te sherbimeve portuale dhe aeroportuale. Gjithashtu investimet ne sektorin energjetik dhe ne zhvillimin e infrastruktures, mbeten sektoret me proritare ku qeveria ne bashkepunim me donatoret do te kerkoje burime shtese, por edhe nepermjet nxitjes se partneritetit me sektorin privat, si potencial real per gjenerimin e kursimeve ne ekonomi dhe lirimin e financimeve buxhetore, per t’u perdorur ne sektoret prioritare te ekonomise.

Ne kuader te permiresimit dhe krijimit te nje ambienti sa me miqesor per zhvillimin e biznesit dhe te investimeve, qeveria shqiptare ka ndermarre nje reforme te tere rregullatore, ku thelbi i masave te zbatimit te saj konsiston ne reduktimin e barrierave administrative dhe te kostos se biznesit. Ky proces eshte pare ngushtesisht  lidhur me proceset e permiresimit te eficiences se sherbimeve te ofruara nga administrata publike.

Shqiperia eshte duke zbatuar me sukses te gjitha marreveshjet e tregtise se lire me vendet e Europes Jug-lindore, ajo ka nenshkruar MTL unikale me vendet e rajonit/CEFTA, ka perafruar dhe filluar zbatimin e marreveshjes interim per tregti te lire me Bashkimin Europian, si dhe ka finalizuar marreveshjen e tregtise se lire me Turqine.
Nese gjate kesaj kohe jane arritur suksese ne nenshkrimin e shume marreveshjeve te tregetise se lire, ne fushen e transporteve, infrastruktures, keto veprime akoma nuk kane dhene eficiencen e duhur ne pershpejtimin e ritmeve per venien ne eficense te ketij kooperimi  tregtar dhe tarifor, duke zhvilluar te njejtin proces  liberalizimi edhe ne tregun e brendshem i cili mund te sjelle energji te reja drejt zhvillimeve industriale, kerkimeve dhe zhvillimeve  per produkte dhe biznese te reja per eksport, zhvillimin e nje ambienti te pershtatshem per kulturen e sipermarrjes, zhvillimin e rrjeteve (Cluster) te biznesit, kooperimin teknollogjik dhe inovacionin. Nese kjo strategji do te beje te mundur kete proces te zhvillimit te institucioneve te tregut, e kombinuar kjo ne fazen e pare me rolin e koordinues te shtetit, pergjate forcimit te filozofise liberale apo koordinuese, e pare kjo ne vizion disa-vjecare, atehere ne do te kemi nje model zhvillimi i cili do te vendose raporte te drejta te funksionimit te nje tregu te lire.

Gjate ketyre viteve ka patur nje tendence te qendrueshme ne ritmet e rritjes se parase ne raport me PBB-ne. Raporti para me PBB-ne (M3/PBB) ka arritur ne rreth 71% me tendence rritjeje te vazhdueshme. Nje raport ose nje thellesi financiare ne te tilla nivele eshte e krahasueshme me vende te zhvilluara, nderkohe qe akoma nje sasi e konsiderueshme parash qarkullon jashte sistemit bankar. Krediti per ekonomine arin ne reth 17.5% te PBB-se duke krijuar “teprice liquiditetesh" ne sistemin bankar. Mungesa e tregut te kapitaleve, paqendrueshmeria e se drejtes se prones, nje sistem financiar i pazhvilluar si dhe norma e larte e kolateraleve dhe interesit ka veshtiresuar afrimin e bisnesit tek burimet financiare, duke krijuar shpesh treg informal huadhenieje. Zbutja e paradoksit te krijuar midis nevojave te medha per investime dhe burimeve te medha financiare do  te perbeje nje nga prioritetet e politikave ekonomike.

Ekonomia boterore po perjeton ndryshime te shpejta, transformime te gjithanshme, mbi te gjitha ajo po evidenton shnderime te shpejta cilesore dhe shume dimensionale te cilat kane bazen e tyre ne zhvillimin e shpejte te teknollogjise dhe te njohurive. Ekzistenca e ndarjeve dhe koncepteve hapsinore po pershtatet gjithnje e me shume me kapercimin e kufijve nacionale perkundrejt kufijve ekonomike te percaktuara nga rajone, zona dhe hapesira tregjesh.

Hapja e shpejte e tregjeve, ē’vendosja drejt ekonomise se orientuar nga sherbimet, ē’vendosjet e popullsise drejt qendrave urbane, ulja e peshes specifike te bujqesise ne ekonomine kombetare, veshtiresite e sektorit te manifaktures si dhe  dhe preokupimi per ēeshtjet e papunesise jane kthyer tashme ne nje skene te vazhdueshme diskutimesh se si qeveria, ndermarrjet dhe specialistet e politikave te biznesit duhet t’i pergjigjen per te adresuar dhe perballuar konkurrencen gjithnje e me intensive ne kete proces globalizues. Perpjekjet e vazhdueshme per te ndertuar institucionet e tregut, qe duhet pranuar se kane kaluar permes veshtiresive te medha nga pikpamja e mungeses se kultures dhe trashegimise relevante, e cila solli si rrjedhoje edhe zgjerimin e  ekonomise informale dhe korrupsionit, jane tashme mesime te vlefshme per t’u pasur parasysh dhe per te ndertuar nje filozofi dhe perqasje koherente me nevojat imediate te zhvillimit te biznesit.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 28/01/08, 15:03 »
0

Strategjia ka si qellim krijimin e nje partneriteti te qendrueshem shtet-biznes dhe krijimin e nje klime nxitese per aplikimin e politikave te investimeve dhe eksportit nepermjet industrializimit dhe orientimit te investimeve ne dege me teknologji te larte.

Misioni i kesaj strategjie synon te orientoje  politiken e qeverise ne drejtim te rritjes se vazhdueshme dhe zhvillimit dinamik te sipermarrjes, produktivitetit dhe konkurueshmerise se bisnesit ne Shqiperi, stimulimin dhe orientimin e investimeve, shfrytezimin me te mire te burimeve financiare, njerzore dhe atyre  natyrore etj.

Per te kuptuar me mire kete proces planifikues ne nje periudhe 2007-2013,  te politikave te zhvillimit te bisnesit ne kete etape, synohet te vleresohen principe te pergjithshme ne  disa  elemente dhe drejtime te reja qe do te karakterizojne dinamiken e zhvillimit strategjik, e kombinuar kjo me  te gjitha ato eksperienca, praktika dhe rezultate te etapave te meparshme te cilat vleresohen si te sukseshme, natyrisht duke zevendesuar dhe eleminuar aspekte, metoda dhe kendveshtrime te vjeteruara apo edhe te gabuara ne ecurine e procesit te tranzicionit si nje kosto dhe perfitueshmeri e ketij procesi.

Se pari, veprimet dinamike per permiresimin e klimes se biznesit, krijimi i mekanizmave rregullues dhe institucional per thjeshtimin dhe uljen e kostos se regjistrimit dhe lincesimit te biznesit, masat per uljen e informalitetit dhe sigurimin e konkurrences se ndershme ne treg do te japin nje efekt te rendesishem ne nxitjen e te berit biznes ne Shqiperi.

Se dyti, ne vleresimet tona te meparshme ne proceset planifikuese te ketyre politikave, vlen te theksohet se vemendja kryesore e politikes se zhvillimit  e perqendruar ne ato faktore dhe elemente qe mund te jepnin rezultate te shpejta , si privatizimi i shpejte i ekonomise Shqiptare, zhvillimi i sektorit bankar, infrastruktura, ka lene disi ne harrese ēeshtje strategjike te politikave te zhvillimit te biznesit si; edukimi dhe kualifikimi i burimeve njerezore te cilat kerkojne nje kohe relativisht me te gjate te rikthimit te investimit, por qe jane drejtime esenciale te zhvillimeve cilesore ne arritjen e treguesve te produktivitetit dhe konkurrueshmerise se biznesit.
Investimi ne edukim dhe kualifikim dhe te mesuarit per sipermarrjen ne kete strategji tashme nuk do te shihen si kosto me shume, se sa si aktivitete strategjike duke bere te mundur qe te ndryshohen standartet qe do te nxitin te mesuarin, inovacionin dhe kreativitetin ne biznes.

Se treti , nese ne etapat e meparshme, shpejtesia e reformave te liberalizimit te tregut nuk dha mundesi per analiza me te detajuara ne veshtrimin perspektiv te sektoreve dhe produkteve me potenciale me avantazhe konkuruese, ose edhe kur studime dhe kerkime te specializuara ne keto lemi u perqendruan ne mundesite aktuale te ekonomise shqiptare per internacionalizim dhe integrim ne tregjet nderkombetare (si agro-biznesi dhe turizmi), ne etapen e tanishme kerkohet te shikohet pertej nje horizonti te mundshem, pa kerkuar specializimin e shpejte ne funksion te lenies se hapesires per  diversifikimin e sektoreve dhe produkteve ekzistuese, te reja dhe te atyre qe mund te  zhvillohen ne te ardhmen.
Sfida e kesaj strategjie eshte qe te mundesoje dhe te investoje ne faktore qe do te shndrojne gradualisht strukturen ekonomike dhe kalimin afat-gjate nga ekonomi e perqendruar ne prodhimin dhe eksportin e produkteve me vlere te shtuar te ulet, ne ekonomi me sektore dhe produkte me vlere te shtuar me te larte.

Se katerti, strategjia do te theksoje faktin qe tashme politikat e zhvillimit te SMEve, Eksporteve dhe IHD-ve do te jene te bashkerenduara mire dhe te koordinuara ne nje lidhje organike midis krijimit, rritjes dhe internacionalizimit te biznesit vendas si dhe mundesive te partnershipit midis IHD dhe SME-ve ne zinxhirin e vleres. Ne kete aspekt per te bere te mundur rrjedhen objektive te ketij procesi, do te perfshihen ne kete strategji masa konkrete per zhvillimin e sherbimit te transferimit teknollogjik, innovacionit, kerkim&zhvillim, partnershipit me universitetin dhe burimet akademike.

Se pesti, ne kete strategji ndryshe nga planifikimet e meparshme eshte punuar per te perputhur me mire raportet e  kostos financiare dhe burimeve per te financuar keto politika. Meqenese burimet e brendshme jane te kufizuara dhe burimet e donatoreve kane shanset e tyre relative ne varesi te politikave te caktuara te donatorit, eshte pare me kujdes prioritizimi i masave dhe veprimeve konkrete per te bere te mundur qe te realizohet nje rruge kritike e levizjes se projekteve dhe aksioneve pergjate periudhes. Keshtu krijohet mundesia qe te punohet ne zhvillimin dhe realizimin e projekteve me prioritare dhe te nderlidhur me njeri-tjetrin, nderkohe qe mund te punohet paralelisht ne ngritjen e fondeve per projekte te tjera te parashikuara ne kete strategji.

Zhvillimi dhe zbatimi i kesaj strategjie, do te jete gjithashtu nje mundesi per te bashkevepruar me mire edhe me strategjite e tjera sektoriale, per te arritur nje eficience dhe efikasitet ne te gjitha nivelet e vendimarrjes dhe te zbatimit te saj.
 
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #5 : 28/01/08, 15:03 »
0

1.1.1 Veshtrim mbi zhvillimin e sektorit biznesit

1.1.1.a      Liria ekonomike.
Ekonomia shqiptare vleresohet se eshte teresisht e hapur, tregetia eshte teresisht e liberalizuar, nderkohe qe sektori bankar eshte teresisht ne duart e sektorit privat.
Shqiperia u be anetare e Organizates Boterore te Tregtise ne vitin 2000. Regjimi tregtar i vendit vleresohet te jete mjaft liberal, me nje nivel te moderuar tarifash doganore, nje sistem te lehte liēencash dhe pothuajse mungese te plote te barrierave jotarifore.
-Integrimi ekonomik i vendit.
Objektiv i rendesishem i kesaj strategjie ne terma afat-mesem dhe afat–gjate eshte: i) liberalizimi i metejshem te tregtise, ii) monitorimi i koordinimit nder-institucional per sigurimin e perputhshmerise te legjislacionit ekonomik dhe tregtar me standartet e OBT-se dhe BE-se, iii) Implementimi i CEFTA-s dhe i marreveshjes Interim me BE-ne.
-Zbatimi ne menyre korrekte dhe ne konformitet te plote me standartet e Bashkimit Europian politikat per levizje te lire te mallrave, duke shtuar ne maksimum mundesite e eksportuesve shqiptare per akses ne tregjet e rajonit dhe atij europian.
-Privatizimi i sektoreve strategjike eshte faza  me e rendesishme e proēesit te privatizimit, qe garanton konsolidimin e tregut te ri te kapitaleve dhe krijon kushte per nxitjen e investimeve te huaja ne sektoret e rendesishem te ekonomise se vendit. Nepermjet privatizimit te sektoreve strategjike, realizohet  transferimi i te drejtave shteterore tek privatet ne sektoret e energjise, te telekomunikacioneve, te minierave, naftes dhe gazit, infrastruktures se transportit (portet, aeroportet, hekurudha, etj.) dhe te krijohen kushtet ligjore dhe rregulluese, per te garantuar liberalizimin e tregjeve per investitoret private dhe ne te njejten kohe per te zhvilluar nje konkurrence reale ndermjet shtetit dhe operatoreve private.
-Garantimi dhe permiresimi i funksionimit te nje dialogu efektiv Qeveri-biznes. Zhvillimi i vendit dhe nderveprimi i shume aktoreve ka percaktuar si element kyē per sukses garantimin e nje partneriteti te suksesshem Qeveri-Biznes. Kjo domosdoshmeri vjen jo vetem nga nevojat e Qeverise per te patur partner te saj biznesin por edhe nga autoriteti ne rritje i influences dhe zerit te komunitetit te biznesit, pjekuria me te cilen ai trajton veshtiresite e kohes duke perballuar sfidat ne rritje te nje ekonomie ne zhvillim dhe konsolidim te vazhdueshem. Krijimi i nevojshem i kuadrit ligjor qe siguron institucionalizimin e ketij dialogu do te kontribuoje ne permiresimin e klimes se biznesit.

Sipas indeksit per lirine ekonomike  Shqiperia renditet ne vendin e 52 dhe vleresohet ne vendet me me shume liri ekonomike (2-2,99). Indeksi i lirise ekonomike per Shqiperine ka ardhur duke u permiresuar nga viti ne vit, e konkretisht nga 3,23 ne vitin 2003 ne 2,75 ne vitin 2006 (sa me i ulet indeksi aq me liri ekonomike ka vendi).
1.1.1.b      Konkurrueshmeria e ekonomise Shqiptare

Konkurrueshmeria e ekonomise shqiptare vleresohet sipas indeksit te rritjes se konkurrueshmerise per vitet 2006-2007 . Indeksi i konkurrueshmerise se ekonomise  vleresohet me 3.46 nga 6 qe eshte vleresimi maksimal me nje rritje nga nje vit i meparshem ku vleresohej 3.07. Shqiperia ze vendin e 98 ne bote (nga 100 qe zinte nje vit me pare) dhe renditet e fundit ne rajon ne lidhje me konkurrueshmerine e ekonomise
1.1.1.c      Korrupsioni
Sipas indeksit te perceptimit te korrupsionit , Shqiperia konsiderohet si nje vend me korrupsion te larte dhe per vitin 2006 renditet e 111 nga 163 vende te indeksuara, ku indeksi i perceptimit te korrupsionit eshte 2,6 me nje permiresim kundrejt vitit 2005 ku renditej e 126, me indeks te perceptimit te korrupsionit 2,4.
1.1.1.d      Konkurrenca

Garantimi i barazise ne treg dhe lufta kunder monopoleve. Zhvillimi ekonomik dhe konsolidimi i biznesit kerkojne garantimin e barazise se hyrjes ne treg nepermjet eliminimit te monopoleve.
Sipas raportit te OECD , ne Shqiperi eshte hartuar kuadri legjislativ dhe jane krijuar institucionet e pavaruara te konkurrences, e konkretisht Autoriteti i Konkurrences. Gjithashtu  eshte krijuar dhe ka filluar funksionimin Drejtoria e Ndihmes Shteterore prane METEs.
Edhe pse vihet re nje permiresim i lehte i konkurrences se lire ne treg, mbetet mjaft per te bere si ne drejtim te forcimit institucional, ku eshte i rendesishem funksionimi eficent i Autoritetit te Konkurrences, ashtu dhe fuqizimi i strukturave te mbikqyrjes se tregut e sidomos te inspektoriateve te kontrollit te tregut e konkretisht te Inspektoriatit Qendror Teknik, Drejtorive te Standartizimit, Akreditimit, Metrologjise & Kalibrimit, etj.  Gjithashtu per fuqizimin e rolit te drejtorise se ndihmes shteterore kerkohet te regjistrohen skemat e dhenies se ndihmes shteterore e te kontrollohen qe te jene ne perputhje me rekomandimet e BE-se.

1.1.1.e      Financimi i biznesit

Ne Shqiperi operojne tashme 17 banka komerciale dhe nje sere institucionesh mikrokredie, te cilat kane krijuar dhe zhvilluar dege pothuaj ne te gjithe territorin e Shqiperise. Krahas bankave me kapital te huaj, bankat me kapital Shqiptar gjithashtu po tregojne nje rritje te aktivitetit te tyre ne kreditimin e biznesit.

Ambienti i qendrueshem makroekonomik dhe financiar ka krijuar kushte te pershtatshme per zgjerimin e kreditimit. Kreditimi i ekonomise ka shenuar nje rritje te dukshme gjate vitit 2005 dhe 2006. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise ,
•   Portofoli i kredise se sistemit bankar u rrit me 52 % ne krahasim me vitin 2005.
•   Kredia per sektorin privat deri ne fund te vitit 2006 arriti ne rreth 184.9 miliarde leke ose 20.6 % te PBB-se.
•   Portofoli i kredise perben 29.8 % te aktiveve te sistemit bankar.
•   Portofoli i kredise predominohet me 66,6 % te tij nga kredi per biznese, e cila arriti ne nivelin e 179.5 miliarde leke ne muajin nentor 2006. dhe Kredia per individet 33,4%
•   Bankat akordojne per biznesin e vogel e te mesem 61 % te kredise dhene bizneseve.
•   Krahasuar me fundin e vitit 2005, kredia per biznesin e vogel dhe te mesem eshte rritur 17.6 miliarde leke ose 40 % te rritjes vjetore te kredise ne total.
•   Aktivet e institucioneve finaciare te mikrokredise zene rreth 2,1% te totalit te aktiveve te institucioneve financiare.
•   Portofoli i kredise institucioneve te mikrokredise ze vetem 6 % te totalit te kredise dhene ekonomise.
•   Rreth 40% e kredise se marre nga bizneset eshte perdorur per blerje pajisje e makinerish.
•   
Grafiku 3, 4. Struktura e kredise se perdorur nga bizneset
 

•   Kredia e akorduar ne rrethin e Tiranes dhe te Durresit perben 75% te totalit te kredise (deri ne qershor 2006). Ndersa pjesa tjeter e portofolit te kredise eshte shperndare si me poshte; 5 % eshte akorduar per rrethet ne veri te vendit; 6 % per rrethet ne Shqiperine e mesme; dhe 15 per qind per rrethet ne jug. 
•   Kredia afatgjate perben 37,9 % te kredise se dhene deri ne nentor 2006, duke pesuar nje rritje nga viti ne vit. Kredia afatgjate ne vititn 2003 zinte vetem 20,7%.
•   Kredia afatshkurter ne nentor te 2006 perbente 28,8 % te kredise se dhene per biznesin e cila ka ardhur duke u reduktuar ne krahasim me strukturen e kredise se dhene ne vitin 2003 ku zinte 46% te kredise se dhene.
Grafiku 5. Shperndarja gjeografike e kredise         Grafiku 6. Struktura e kredise








Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 28/01/08, 15:03 »
0

1.1.1.f      Informaliteti ne ekonomi

Shkalla e informalitetit eshte nje nder treguesit kryesor per vleresimin e zhvillimit ekonomik te nje vendi. Vleresimi dhe monitorimi i ketij treguesi lidhet gjithashtu me performancen e institucioneve baze te shtetit, nivelin e zbatimit te legjislacionit, shkallen e korrupsionit, etj.
Sigurisht humbja qe shteti peson nga ekonomia informale ne pergjithesi dhe nga puna e zeze ne veēanti eshte shume e madhe dhe kjo e pare ne disa nivele. Mosvjelja e kontributeve dhe taksave, ēon automatikisht ne nje varferim te buxhetit te shtetit dhe mungese investimesh ne sherbimet publike. Nje fature pergjegjesie sociale shoqeron dhe kercenon performancen e cdo qeverie, dhe kjo eshte vecanerisht e dukshme ne nivelin e pensioneve dhe te rrogave, te sherbimeve publike.
Studimi i OECD i realizuar ne vitin 2004 per Shqiperine, konsiderohet si nje nder analizat me te plota te bera per kete tregues. Ne kete kendveshtrim, edhe grupi i task forces i ngritur per kete qellim eshte fokusuar ne pasojat qe shkakton sektori informal mbi biznesin dhe zhvillimin e sipermarrjes, duke i paraprire me zbatimin e nje programi afatmesem, qe pa dyshim eshte duke dhene rezultate pozitive.
Pjesa e ekonomise se pavrojtuar kundrejt GDP eshte ende e konsiderueshme. Sipas INSTAT, me vleresimet e fundit te bera rezulton se ekonomia e pavrojtuar  eshte 28-30% te GDP.
Por ne fakt thelbi i masave per reduktimin e ekonomise informale, i atij lloj informaliteti qe me te drejte studimi i OECD e vlereson si ”kercenues” per efekt te konkurrences ne treg, qendron tek thellimi i zbatimit te politikave fiskale dhe te sigurimeve shoqerore.
Politikat duhet te synojne drejt reduktimit te barres fiskale, qe eshte rruga me e drejte qe te ēon drejt formalizimit te ekonomise.

Objektivi per rritjen e te ardhurave buxhetore ndaj GDP gjithnje e me shume duhet te mbeshtetet ne efektivitetin e punes se organeve tatimore.

Ekonomia e ‘cash-it’ perben nje nder elementet e ndjeshem te sektorit informal, e cila sic dihet nuk kanalizohet nepermjet sistemit bankar. Vetem 1/3 e transaksioneve monetare kalojne nepermjet  sistemin bankar. Nje fenomen i tille ndikon edhe ne efikasitetin e politikes monetare.E pare ne kete aspekt, statistikat tregojne se shqiptaret akoma mbajne nje perqindje te konsiderueshme te te ardhurave ne “  cash”, te cilat jane me te larta nese i krahasojme me vendet e rajonit.
Moskanalizimi i parave ne sistemin bankar  ka nje impakt negativ ne rritjen ekonomike, ne vecanti ne nxitjen e investimeve ne sektoret e prodhimit. Cash-i ndikon gjithashtu ne frenimin e sektorit privat,  duke reflektuar ne mosfunksionimin efikas te sistemit te kreditimit, qe perben  berthamen e rritjes se akumulimit te kapitalit dhe zgjerimit te biznesit. Roli i institucioneve bankare dhe financiare duhet te jete me i madh dhe teper aktiv, ne drejtim te alokimit te te ardhurave atje ku perdorimi i tyre do te kishte me shume fitime.
Ndertimi i nje sistemi eficient pagesash duhet te zgjerohet akoma me shume, per te krijuar kushte lehtesuese, per te ofruar sa me shume produkte per tregun, te cilat ndihmojne per te afruar biznesin prane bankave.
Reduktimi i ekonomise informale eshte pjese perberese e programit te kesaj strategjie Grupi nderministror per ekonomine informale ka rishikuar planin e veprimeve “Per reduktimin e ekonomise informale” te miratuara me VKM Nr.246, dt. 21.04.2005. Eshte pergatitur plani i ri afatmesem i veprimeve per reduktimin e ekonomise informale ku masat e parashikuara synojne ne shmangien e evazionit fiskal ne fushen e taksave dhe te sigurimeve shoqerore si dhe reduktimin e CASH-it ne ekonomi.  Plani i azhornuar eshte miratuar nga qeveria me VKM-ne Nr. 430, date 28.06.2006, “Per miratimin e planit te rishikuar te veprimit per reduktimin e ekonomise informale per periudhen 2006 – 2009”, se bashku me Urdherin e Kryeministrit Nr. 145, date 27.06.2006, “Per riorganizimin e Grupit Qendror te rishikimit dhe zbatimit te planit te veprimit per reduktimin e ekonomise informale”. Nje rendesi te vecante ne kuadrin e zbatimit te strategjise, merr procesi i monitorimit te ketij programi qe do te ndiqet ne vitet ne vazhdim dhe ne vecanti per te vleresuar impaktin e masave ne drejtim te reduktimit te ekonomise informale.

1.1.1.g      Politika  ne fushen e taksave

Marredheniet e administrates tatimore me komunitetin e biznesit kane qene vazhdimisht ne fokus te vete kesaj administrate por edhe i kerkesave te vazhdueshme nga biznesi. Nje nder shqetesimet kryesore qe ka rritur rendesine e kesaj marredhenie eshte sjellja e administrates tatimore dhe marredhenia e krijuar me biznesin. Duhet nenvizuar se ka progres te konsiderueshem ne kete drejtim nepermjet konsolidimit te dialogut te administrates tatimore me biznesin si dhe perfshirjen e tij ne struktura te perbashketa, si psh. Komisioni i Ankimimit te Tatimeve. Nje tregues shume sinjifikativ ne permiresimin e dialogut eshte tradita e krijuar tashme per punen me Paketen Fiskale. Biznesi eshte aktor shume i rendesishem ne kete proces. Ai nuk eshte me vetem pjese e diskutimit final te paketes fiskale, por eshte pjese integrale e ketij procesi ne ēdo hap te pergatitjes se projektit te saj.
Nga ana tjeter eshte e rendesishme qe te krijohet besimi reciprok midis adminsitrates dhe biznesit per te kontribuar ne rritjen e efektivitetetit per te dy keta aktore kaq te rendesishem. Perpjekjet dhe kontributi per kete problem duhet te jene te dyanshme per te garantuar arritjen e objektivit.

 Gjate periudhes 2005- 2006 jane marre nje sere politikash liberale ne fushen e taksave per lehtesimin e barres fiskale per bizneset e konkretisht:
•   Reduktimi i tatim fitimit per kompanite nga  23% ne 20%
•   Reduktimi i tatimit te thjeshtuar mbi fitimin per biznesin e vogel nga 3% ne 1,5%,
      ( nepermjet bashkimit ne nje te dy taksave qe rendonin mbi biznesin e vogel)
       mbledhja e te cilit i transferohet teresisht administrates se pushtetit vendor.
•   Perjashtimi nga tatimi mbi vleren e shtuar i furnizimit te gazetave, revistave dhe librave te cdo lloji si dhe furnizimi i sherbimit te reklamave nga media e shkruar dhe elektronike.
•   Ulja e barres fiskale per tatimet per sigurimet shoqerore per punedhensit me 9 pike perqindjeje (nga 29%, ne 20%).
•   Ulja e ēmimit te energjise elektrike per bizneset me rreth 30%.
•   Perjashtimi nga tatim fitimi i fondacioneve dhe institucioneve financiare jo bankare, te krijuara ose transferuara me VKM, per te mbeshtetur me kredi politikat zhvillluese te qeverise.
•   Perjashtimi nga tatimi i pjeses  se dividentit qe destinohet per investime.
•   Shfuqizimi i detyrimit te ri-regjistrimit te pervitshem te bizneseve.
•   Qartesimi dhe transparenca e dispozitave per apelimin.
•   Perjashtimi nga tatimi mbi vleren e shtuar te furnizimit nga nenkontraktuesit te sherbimeve te mallrave jo shqiptare te destinuara per rieksport.
•   Qartesimi i dispozitave qe lidhen me rimbursimin e TVSH; ulja e afateve per kerkimin e rimbursimit; lehtesimi i procedurave te rimbursimit per shoqerite qe eksportojne; vendosja e detyrimit te pageses se interesave nga administrata tatimore ne rast vonese pertej afatit te caktuar me ligj per kthimin e shumes se rimbursimit. 

Megjithese kohet e fundit jane adoptuar reforma fiskale dhe ekziston korniza ligjore moderne e taksimit, nga Ministria e Financave vazhdon puna vecanerisht ne drejtim te permiresimit te udhezimeve fiskale ne zbatim te kuadrit ligjor.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #7 : 28/01/08, 15:03 »
0

1.1.1.h Lehtesite e te berit biznes ne Shqiperi

Sipas raportit te Bankes Boterore , per lehtesine e te berit biznes ne Shqiperi per vitin 2006, Shqiperia renditet e 120 nga 175 vende te vleresuara, me nje zbritje prej 3 shkallesh ne krahasim me vitin 2005. Renditja per disa lloj fushash te vleresuara paraqitet si me poshte:
   Lehtesi per te bere biznes   Mbrojtja investitoreve   Pagimi I taksave   Tregtia nderkufitare   Fuqia e kontrates   Mbyllja e biznesit
Shqiperia
120   121   161   113   76   48

1.1.1.i      Procedurat e hyrjes ne biznes
Koha per te regjistruar nje biznes ne Shqiperi vleresohet ne 39 dite dhe nevojiten 11 hapa sipas Raportit te Bankes Boterore ”Te besh Biznes 2007”.
•   Ne kuadrin e Reformes rregullatore, gjate vitit 2006, eshte shkurtuar afati ligjor per regjistrimin e biznesit ne gjykate nga 30 dite ne 8 dite, (ligji nr.9536, date 15.5.2006 per disa ndryshime ne ligjin nr.7667, date 28.1.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare”), gjithashtu dhe puna e filluar per informatizimin e Regjistrit Tregtar ne gjykate, krijimi i database me te gjitha shoqerite qe operojne ne Shqiperi, permiresimi i procedurave te regjistrimit; do te sjellin nje ulje te ndjeshme te kohes se regjistrimit te biznesit ne vend.
Ne afat-gjate-gjate synohet permiresimi i cilesise se sherbimit dhe efiēences gjate ofrimit te ketij sherbimi si dhe reduktimi i korrupsionit gjate regjistrimit te biznesit. Kjo do te arrihet nepermjet krijimit te nje modeli teresisht te ri i cili do te realizoje regjistrimin e biznesit ne nje here te vetme.
Ne nje periudhe tri vjeēare do te behet funksionale Qendra Kombetare e Regjistrimit e cila do te sherbeje si one-stop-shop per regjistrimin e biznesit, ne zbatim te projektit te Llogarise se Sfides se Mijevjeēarit. Keto masa do te ēojne ne reduktimin e diteve te regjistrimit nga 8 dite ne 1 dite, reduktimin e % se biznesit qe paguan ryshfet gjate regjistrimit dhe ofrimin e sherbimit on-line.
•   Per liēensimin, ne perputhje me Reformen Rregullatore, puna po kryhet ne dy faza: (1) ne rishikimin teresor te sistemit  te liēensimit per reduktimin e pengesave administrative ekzistuese, (ii) ne rishikimin e detajuar te kuadrit ligjor per ēdo sektor duke per caktuar statusin aktual ne lidhje me perputhshmerine e tij me "Acquis communautaire" si dhe percaktimin e masave per harmonisimin e tyre.
Gjate vitit 2006 eshte amenduar kuadri ligjor per liēencat ne sektorin e minierave, hidrokarbur dhe pune publike. Ne te njejeten kohe kane perfunduar analiza ne sektorin e transportit dhe po punohet ne sektorin e shendetetesise dhe po punohet per pergatitjen e raporteve perkatese. Deri ne fund te vitit 2006 parashikohet te perfundoje rishikimi sipas objektivit te fazes se pare.
Ne afat-gjate liēensimi synon thjeshtesimin dhe harmonizimin e procedurave te licensimit ne te gjithe sektoret duke perdorur ne menyre te harmonizuar parimet e qeverisjes se mire dhe te eksperiencave te tilla si Guillotina, thjeshtesimi administrativ, parimi i autodeklarimit dhe autoēertifikimit, etj. Qeveria Shqiptare do te synoje dhenien e sherbimit per biznesin sipas eksperiencave te One-Stop-Shop.
 
1.1.1.f      Informaliteti ne ekonomi

Shkalla e informalitetit eshte nje nder treguesit kryesor per vleresimin e zhvillimit ekonomik te nje vendi. Vleresimi dhe monitorimi i ketij treguesi lidhet gjithashtu me performancen e institucioneve baze te shtetit, nivelin e zbatimit te legjislacionit, shkallen e korrupsionit, etj.
Sigurisht humbja qe shteti peson nga ekonomia informale ne pergjithesi dhe nga puna e zeze ne veēanti eshte shume e madhe dhe kjo e pare ne disa nivele. Mosvjelja e kontributeve dhe taksave, ēon automatikisht ne nje varferim te buxhetit te shtetit dhe mungese investimesh ne sherbimet publike. Nje fature pergjegjesie sociale shoqeron dhe kercenon performancen e cdo qeverie, dhe kjo eshte vecanerisht e dukshme ne nivelin e pensioneve dhe te rrogave, te sherbimeve publike.
Studimi i OECD i realizuar ne vitin 2004 per Shqiperine, konsiderohet si nje nder analizat me te plota te bera per kete tregues. Ne kete kendveshtrim, edhe grupi i task forces i ngritur per kete qellim eshte fokusuar ne pasojat qe shkakton sektori informal mbi biznesin dhe zhvillimin e sipermarrjes, duke i paraprire me zbatimin e nje programi afatmesem, qe pa dyshim eshte duke dhene rezultate pozitive.
Pjesa e ekonomise se pavrojtuar kundrejt GDP eshte ende e konsiderueshme. Sipas INSTAT, me vleresimet e fundit te bera rezulton se ekonomia e pavrojtuar  eshte 28-30% te GDP.
Por ne fakt thelbi i masave per reduktimin e ekonomise informale, i atij lloj informaliteti qe me te drejte studimi i OECD e vlereson si ”kercenues” per efekt te konkurrences ne treg, qendron tek thellimi i zbatimit te politikave fiskale dhe te sigurimeve shoqerore.
Politikat duhet te synojne drejt reduktimit te barres fiskale, qe eshte rruga me e drejte qe te ēon drejt formalizimit te ekonomise.

Objektivi per rritjen e te ardhurave buxhetore ndaj GDP gjithnje e me shume duhet te mbeshtetet ne efektivitetin e punes se organeve tatimore.

Ekonomia e ‘cash-it’ perben nje nder elementet e ndjeshem te sektorit informal, e cila sic dihet nuk kanalizohet nepermjet sistemit bankar. Vetem 1/3 e transaksioneve monetare kalojne nepermjet  sistemin bankar. Nje fenomen i tille ndikon edhe ne efikasitetin e politikes monetare.E pare ne kete aspekt, statistikat tregojne se shqiptaret akoma mbajne nje perqindje te konsiderueshme te te ardhurave ne “  cash”, te cilat jane me te larta nese i krahasojme me vendet e rajonit.
Moskanalizimi i parave ne sistemin bankar  ka nje impakt negativ ne rritjen ekonomike, ne vecanti ne nxitjen e investimeve ne sektoret e prodhimit. Cash-i ndikon gjithashtu ne frenimin e sektorit privat,  duke reflektuar ne mosfunksionimin efikas te sistemit te kreditimit, qe perben  berthamen e rritjes se akumulimit te kapitalit dhe zgjerimit te biznesit. Roli i institucioneve bankare dhe financiare duhet te jete me i madh dhe teper aktiv, ne drejtim te alokimit te te ardhurave atje ku perdorimi i tyre do te kishte me shume fitime.
Ndertimi i nje sistemi eficient pagesash duhet te zgjerohet akoma me shume, per te krijuar kushte lehtesuese, per te ofruar sa me shume produkte per tregun, te cilat ndihmojne per te afruar biznesin prane bankave.
Reduktimi i ekonomise informale eshte pjese perberese e programit te kesaj strategjie Grupi nderministror per ekonomine informale ka rishikuar planin e veprimeve “Per reduktimin e ekonomise informale” te miratuara me VKM Nr.246, dt. 21.04.2005. Eshte pergatitur plani i ri afatmesem i veprimeve per reduktimin e ekonomise informale ku masat e parashikuara synojne ne shmangien e evazionit fiskal ne fushen e taksave dhe te sigurimeve shoqerore si dhe reduktimin e CASH-it ne ekonomi.  Plani i azhornuar eshte miratuar nga qeveria me VKM-ne Nr. 430, date 28.06.2006, “Per miratimin e planit te rishikuar te veprimit per reduktimin e ekonomise informale per periudhen 2006 – 2009”, se bashku me Urdherin e Kryeministrit Nr. 145, date 27.06.2006, “Per riorganizimin e Grupit Qendror te rishikimit dhe zbatimit te planit te veprimit per reduktimin e ekonomise informale”. Nje rendesi te vecante ne kuadrin e zbatimit te strategjise, merr procesi i monitorimit te ketij programi qe do te ndiqet ne vitet ne vazhdim dhe ne vecanti per te vleresuar impaktin e masave ne drejtim te reduktimit te ekonomise informale
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #8 : 28/01/08, 15:03 »
0

1.1.1.g      Politika  ne fushen e taksave

Marredheniet e administrates tatimore me komunitetin e biznesit kane qene vazhdimisht ne fokus te vete kesaj administrate por edhe i kerkesave te vazhdueshme nga biznesi. Nje nder shqetesimet kryesore qe ka rritur rendesine e kesaj marredhenie eshte sjellja e administrates tatimore dhe marredhenia e krijuar me biznesin. Duhet nenvizuar se ka progres te konsiderueshem ne kete drejtim nepermjet konsolidimit te dialogut te administrates tatimore me biznesin si dhe perfshirjen e tij ne struktura te perbashketa, si psh. Komisioni i Ankimimit te Tatimeve. Nje tregues shume sinjifikativ ne permiresimin e dialogut eshte tradita e krijuar tashme per punen me Paketen Fiskale. Biznesi eshte aktor shume i rendesishem ne kete proces. Ai nuk eshte me vetem pjese e diskutimit final te paketes fiskale, por eshte pjese integrale e ketij procesi ne ēdo hap te pergatitjes se projektit te saj.
Nga ana tjeter eshte e rendesishme qe te krijohet besimi reciprok midis adminsitrates dhe biznesit per te kontribuar ne rritjen e efektivitetetit per te dy keta aktore kaq te rendesishem. Perpjekjet dhe kontributi per kete problem duhet te jene te dyanshme per te garantuar arritjen e objektivit.

 Gjate periudhes 2005- 2006 jane marre nje sere politikash liberale ne fushen e taksave per lehtesimin e barres fiskale per bizneset e konkretisht:
•   Reduktimi i tatim fitimit per kompanite nga  23% ne 20%
•   Reduktimi i tatimit te thjeshtuar mbi fitimin per biznesin e vogel nga 3% ne 1,5%,
      ( nepermjet bashkimit ne nje te dy taksave qe rendonin mbi biznesin e vogel)
       mbledhja e te cilit i transferohet teresisht administrates se pushtetit vendor.
•   Perjashtimi nga tatimi mbi vleren e shtuar i furnizimit te gazetave, revistave dhe librave te cdo lloji si dhe furnizimi i sherbimit te reklamave nga media e shkruar dhe elektronike.
•   Ulja e barres fiskale per tatimet per sigurimet shoqerore per punedhensit me 9 pike perqindjeje (nga 29%, ne 20%).
•   Ulja e ēmimit te energjise elektrike per bizneset me rreth 30%.
•   Perjashtimi nga tatim fitimi i fondacioneve dhe institucioneve financiare jo bankare, te krijuara ose transferuara me VKM, per te mbeshtetur me kredi politikat zhvillluese te qeverise.
•   Perjashtimi nga tatimi i pjeses  se dividentit qe destinohet per investime.
•   Shfuqizimi i detyrimit te ri-regjistrimit te pervitshem te bizneseve.
•   Qartesimi dhe transparenca e dispozitave per apelimin.
•   Perjashtimi nga tatimi mbi vleren e shtuar te furnizimit nga nenkontraktuesit te sherbimeve te mallrave jo shqiptare te destinuara per rieksport.
•   Qartesimi i dispozitave qe lidhen me rimbursimin e TVSH; ulja e afateve per kerkimin e rimbursimit; lehtesimi i procedurave te rimbursimit per shoqerite qe eksportojne; vendosja e detyrimit te pageses se interesave nga administrata tatimore ne rast vonese pertej afatit te caktuar me ligj per kthimin e shumes se rimbursimit. 

Megjithese kohet e fundit jane adoptuar reforma fiskale dhe ekziston korniza ligjore moderne e taksimit, nga Ministria e Financave vazhdon puna vecanerisht ne drejtim te permiresimit te udhezimeve fiskale ne zbatim te kuadrit ligjor.

1.1.1.h Lehtesite e te berit biznes ne Shqiperi

Sipas raportit te Bankes Boterore , per lehtesine e te berit biznes ne Shqiperi per vitin 2006, Shqiperia renditet e 120 nga 175 vende te vleresuara, me nje zbritje prej 3 shkallesh ne krahasim me vitin 2005. Renditja per disa lloj fushash te vleresuara paraqitet si me poshte:
   Lehtesi per te bere biznes   Mbrojtja investitoreve   Pagimi I taksave   Tregtia nderkufitare   Fuqia e kontrates   Mbyllja e biznesit
Shqiperia
120   121   161   113   76   48

1.1.1.i      Procedurat e hyrjes ne biznes
Koha per te regjistruar nje biznes ne Shqiperi vleresohet ne 39 dite dhe nevojiten 11 hapa sipas Raportit te Bankes Boterore ”Te besh Biznes 2007”.
•   Ne kuadrin e Reformes rregullatore, gjate vitit 2006, eshte shkurtuar afati ligjor per regjistrimin e biznesit ne gjykate nga 30 dite ne 8 dite, (ligji nr.9536, date 15.5.2006 per disa ndryshime ne ligjin nr.7667, date 28.1.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare”), gjithashtu dhe puna e filluar per informatizimin e Regjistrit Tregtar ne gjykate, krijimi i database me te gjitha shoqerite qe operojne ne Shqiperi, permiresimi i procedurave te regjistrimit; do te sjellin nje ulje te ndjeshme te kohes se regjistrimit te biznesit ne vend.
Ne afat-gjate-gjate synohet permiresimi i cilesise se sherbimit dhe efiēences gjate ofrimit te ketij sherbimi si dhe reduktimi i korrupsionit gjate regjistrimit te biznesit. Kjo do te arrihet nepermjet krijimit te nje modeli teresisht te ri i cili do te realizoje regjistrimin e biznesit ne nje here te vetme.
Ne nje periudhe tri vjeēare do te behet funksionale Qendra Kombetare e Regjistrimit e cila do te sherbeje si one-stop-shop per regjistrimin e biznesit, ne zbatim te projektit te Llogarise se Sfides se Mijevjeēarit. Keto masa do te ēojne ne reduktimin e diteve te regjistrimit nga 8 dite ne 1 dite, reduktimin e % se biznesit qe paguan ryshfet gjate regjistrimit dhe ofrimin e sherbimit on-line.
•   Per liēensimin, ne perputhje me Reformen Rregullatore, puna po kryhet ne dy faza: (1) ne rishikimin teresor te sistemit  te liēensimit per reduktimin e pengesave administrative ekzistuese, (ii) ne rishikimin e detajuar te kuadrit ligjor per ēdo sektor duke per caktuar statusin aktual ne lidhje me perputhshmerine e tij me "Acquis communautaire" si dhe percaktimin e masave per harmonisimin e tyre.
Gjate vitit 2006 eshte amenduar kuadri ligjor per liēencat ne sektorin e minierave, hidrokarbur dhe pune publike. Ne te njejeten kohe kane perfunduar analiza ne sektorin e transportit dhe po punohet ne sektorin e shendetetesise dhe po punohet per pergatitjen e raporteve perkatese. Deri ne fund te vitit 2006 parashikohet te perfundoje rishikimi sipas objektivit te fazes se pare.
Ne afat-gjate liēensimi synon thjeshtesimin dhe harmonizimin e procedurave te licensimit ne te gjithe sektoret duke perdorur ne menyre te harmonizuar parimet e qeverisjes se mire dhe te eksperiencave te tilla si Guillotina, thjeshtesimi administrativ, parimi i autodeklarimit dhe autoēertifikimit, etj. Qeveria Shqiptare do te synoje dhenien e sherbimit per biznesin sipas eksperiencave te One-Stop-Shop.
 
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #9 : 28/01/08, 15:03 »
0

2.3 Problematika dhe veēorite  e zhvillimit te SME-ve

2.3.1 Zbatimi i politikave te Kartes Europiane te Ndermarrjeve te Vogla 

Sipas raportit te BE-se, tetor 2006, Shqiperia ka arritur nje progres te lehte ne fushen e politikave per implementimin e Kartes Europiane te ndermarrjeve te vogla. Sipas raportit te vetevleresimit te politikave ne fushen e SME-ve sipas indeksit te vleresimit te OECD, ne 10 dimensione, rezulton se indeksi i politikave per SME-te ne Shqiperi eshte 2 nga 5 qe eshte indeksi maksimal. Ky vleresim perkon me nivelet me te uleta ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Me dobet paraqitemi ne dimensionet per edukimin per sipermarrjen dhe trainimet per sipermarrjen. Gjithashtu dobet paraqitemi ne dimensionin per nxitjen e inovacionit dhe perdorimit te teknologjive te reja.   

2.3.2 Skemat e financimit

Megjithese nivelet e financimit te SME-ve kane ardhur ne rritje, gjithsesi konsiderohet i pamjafueshem per te nxitur nje zhvillim te shpejte te sektorit. Per te permiresuar klimen e financimit te SME-ve gjate viteve te fundit jane ndermarre disa masa qe lidhen kryesisht me futjen e skemave te garantimit te kredive per SME-te.
Fondet e garancise ne Shqiperi jane aplikuar nepermjet disa projektetve te vecanta per mbeshtetjen e SME-ve e kryesisht nga USAID dhe vitet e fundit edhe nga UNOPS. Por keto fonde garantimi kane qene kufizuar vetem ne mbeshtetjen me financime te fushave dhe kategorive te caktuara te SME, duke lene jashte pjesen me te madhe te sektorit SME. Gjithashtu SME-te dhe sidomos SME-te e reja hasin mjaft veshtiresi per te marre kredi nga sektori bankar dhe kostoja e kredise eshte relativisht e larte. Kushtet qe kerkojne bankat jane jo te favorshme per bizneset, e konkretisht kolaterali i kerkuar eshte ne nivelet nga 120 % deri ne 150 % dhe interesat e kredise jane te larta edhe per rastet kur kerkohet kredi per investime ne makineri e pajisje, per nje periudhe afatmesme.

2.3.3 Interneti dhe Tregtia elektronike

Gjate viteve te fundit jane shtuar perdoruesit e internetit ne Shqiperi sidomos nga brezi i ri, por ende nuk mund te flitet per nje perdorim masiv te internetit nga prodhuesit e vegjel dhe te mesem. Infrastruktura ne pergjithesi vleresohet si shume e varfer, perdorimi eshte kufizuar kryesisht ne Tirane dhe shume me pak ne disa nga rrethet kryesore te vendit, nderkohe qe eshte pothuaj inegzistente ne rrethet e tjera te vendit.
Sipas World Economic Indicators , per Shqiperine vleresohet se, perdorues intereneti jane 24 per 1000 veta (v.2004), ka vetem 12 kompiutera personale per 1000 veta (v.2004), cmimi i internetit per muaj eshte 28,6 USD.
Mungon baza ligjore per tregtine elektronike dhe firmen elektronike gje qe ka sjell qe edhe perdorimi i tregtise elektronike te jete pothuaj inegzistent.

2.3.4 Teknologjia dhe inovacioni.

Ne vitet e kaluara jane aplikuar skema per instalimin dhe zhvillimin e inkubatoreve te biznesit, por skemat nuk kane pasur vazhdimesi. Ne Shqiperi ekziston vetem nje inkubator biznesi ne Tirane dhe nuk eshte krijuar akoma asnje park industrial apo teknologjik. Per te rritur konkurrueshmerine e SME-ve shqiptare duhet te ndermerren nje sere masash per nje periudhe disa vjecare, duke filluar qe nga pergatitja e kuadrit ligjor, ngritja e institucioneve, hartimi i programi veprimesh dhe aktivitetet per zbatim.

2.3.5  Sipermarrja kreative

Periudha e tranzicionit ka treguar se rialokimi i burimeve ne ekonomi eshte orientuar   drejt sektoreve me produktive, drejt atyre te sherbimeve e brenda tij, te tregtise, hoteleve & restoranteve. Ndersa nga biznesi kreativ kontributi eshte shume i vogel dhe nuk eshte  i  evidentuar.
Industria kreative, bazohet ne talentin dhe mjeshtrine individuale, e afte per te prodhuar dhe punesuar njerez dhe eshte pjese perberese e pronesise intelektuale.
Kjo lloj industrie ne Shqiperi, kryesisht ka qene e bazuar kryesisht ne zejet e tradites.
Vitet e fundit ne Shqiperi kane lindur e po zhvillohen disa sektore te rinj te industrise se sherbimeve kreative si: prodhimi i reklamave, studiot grafike, sherbimet kompiuterike, muzika dhe shfaqjet muzikore, televizioni dhe radio, studiot e arkitektures, te dizajnit, shtepite botuese, kinematografia  etj.
Kontributi i ketyre sektoreve ne rritjen ekonomike eshte akoma i vogel dhe nga INSTAT pothuajse nuk vrojtohet e matet.


2.4 Drejtimet kryesore te Politikes per zhvillimin e SME-ve ne periudhen 2007-2013
Politikat e zhvillimit te  SME-ve ne periudhen ne vijim jane hartuar ne perputhje me te gjitha aktet dhe marreveshjet e MSA dhe partneritetit Europian si dhe te Kartes Europiane te Ndermarjeve te Vogla.
Shqiperia si nje vend i Ballkanit Perendimor, qe aspiron te behet pjese e familjes dhe tregut Europian, natyrisht ndjek me vemendje proceset reformuese si dhe te zhvillimit ekonomik dhe strukturor per uljen e papunesise dhe rritjen e produktivitetit dhe te konkurrueshmerise ne ekonomine Europiane
Sidoqe rritja ekonomike e Shqiperise ne keto vite tranzicioni ka qene e kenaqshme, ajo ka diferenca te ndjeshme ne momentet e hapjes perkundrejt ketij tregu global dhe akoma nuk ka siguruar nje ngushtim te dallueshem ne treguesit e zhvillimit ekonomik dhe social pergjate kesaj periudhe me vendet e BE
Si pasoje e reformave liberalizuese te tregut, proceseve te privatizimit dhe te ngritjes se institucioneve, nje sere fenomenesh pershtatese ne strukturen ekonomike, tregun e punes dhe mireqeneies sociale rjedhimisht sollen dhe nje kosto te caktuar te ketij tranzicioni.
Ky procesi liberalizues i cili solli dhe nje sere efektesh pozitive si rritjen e eficiences se investimeve nepermjet ekonomise se shkalles qe con ne rrije me te larta te investimeve, adaptimin e teknologjive te reja dhe krijimin e firmave dhe industrive te reja, duhet pranuar qe nuk u shoqerua me nje nivel te kenaqshem te investimeve ne infrastrukture, edukim dhe tregun e punes. Ndermarjet e vogla dhe te mesme kane qene ekonomite me te influencuara nga klima e bisnesit dhe e investimeve.
Nga pikpamja e objektivave dhe aktiviteteve te perfshira ne kete program ne nje periudhe kohore trevjecare, ky program mund te quhet nje program operacional ne llogjiken e harmonizimit te synimeve konkrete dhe rezultateve te pritshme ne kete periudhe. Ndersa ne kendveshtrimin e efekteve pertej kesaj periudhe, aktoreve dhe institucioneve te perfshira, burimeve financiare qe duhet te angazhohen nga qeveria dhe donatoret vlen te theksohet aspekti strategjik i ketij programi.
Me konkretisht tre nivelet e meposhteme jane te harmonizuara si vijon:
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #10 : 28/01/08, 15:03 »
0

2.4.1. Nivel  Strategjik

a)   Krijimi i Komitetit Konsultativ per Zhvillimin e SME-ve. Per hartimin e programit strategjik te zhvillimit te SME-ve per periudhen afatmesem 2007-2009 jane ngritur grupet konsultative me perfaqesues te instuticioneve te ndryshme qe operojne ne fushen e SME-ve:  si perfaqesues te Agjensive Rajonale te Biznesit, perfaqesues te sistemit bankar,  perfaqesues te disa projekteve kryesore qe veprojne ne mbeshtetje te SME-ve, perfaqesues te donatoreve si dhe te Albinvestit dhe te Drejtorise se Nxitjes se Biznesit ne METE. Keto grupe pune jane perkatesisht:
•   Grupi per nxitjen e sipermarrjes.
•   Grupi per zhvillimin e bizneseve ne rritje me kapacitet  internacionalizimi.
•   Grupi per permiresimin e kreditimit te SME-ve.
      b)  Hartimi i programit strategjik per zhvillimin e SME-ve (plan veprimi)
      Nivel institucional (institucione mbeshtetese AlbInvest, Rrjeti i Agjencive rajonale te zhvillimit, Agjencite e Zhvillimit ekonomik lokal, agjenci konsulence etj.);
     c)  Nivel ndermarrje (sipermarresit dhe organizatat e biznesit).
Objektivi i pergjithshem i ketij programi strategjik; eshte zhvillimi i qendrueshem ekonomik i sektorit te SME-ve nepermjet rritjes se numrit te ndermarjeve te reja, si dhe permiresimit te vazhdueshem te treguesve produktivitetit, konkurrueshmerise si dhe te eksportit te ndermarrjeve me potencial internacionalizimi.
Objektivat specifike qe do te sherbejne ne arritjen e ketij objektivi te pergjithshem jane si me poshte:
A.   Nxitja e kultures se sipermarrjes
B.   Zhvillimi i bizneseve ne rritje me kapacitet  internacionalizimi.
C.   Permiresimi i financimit te SME-ve
Natyrisht zhvillimi ne keto drejtime do te paraprihet dhe nga masat per permiresimine klimes se biznesit per zhvillimin e sektorit privat

2.4.2  Masat qe do te zbatohen per seicilin nga drejtimet kryesore

2.4.2A.   Nxitja e kultures se sipermarrjes

Nje nga prioritetet e zhvillimit afatgjate te sektorit te SME-ve, eshte nxitja e kultures se sipermarrjes. Per kete synohet qe te hartohet nje strategji e nxitjes se sipermarrjes me nje plan veprimi konkret e cila do te perqendrohet ne futjen e kultures se sipermarrjes si ne edukimin formal e ne ate joformal, ne trainimet e nevojshme per sipermarresit.

Masat:

a. Krijimi e permiresimi i Aftesive menaxhuese dhe trajnuese:

Mungesa e talentit menaxhues, mbizoterues ne shume shtete te rajonit ka nje impakt te madh mbi SME-te. Per kete arsye, nje sjellje tjeter sipermarrese duhet te ndertohet qe ne hapat e pare te edukimit te brezit te ri. Veprime te tilla jane shume te rendesishme ne krijimin e ambientit te duhur per sipermarresit ne sistemin arsimor, per te siguruar qe te rinjte te jene te informuar per kulturen sipermarrese dhe ta konsiderojne ate si pjese te edukimit te tyre dhe mundesi e ardhshme punesimi. Nje sjellje e re duhet zhvilluar mes grave dhe te rinjve.

Te mesuarit per sipermarjen tashme eshte pranuar si nje kompetence bazike per qytetarin Europian. Strategjite e hartuara ne vendet e BE marrin ne konsiderate se ky proces eshte nje proces i te mesuarit ne nje hark kohor afat-gjate duke filluar nga arsimi fillor dhe me tej deri ne shkallet me te larta te edukimit. Keto procese perfshijne jo vetem reformen e kurikules ne te gjitha nivelet por edhe nje sere programesh te tjera qe kane qellim nxitjen e kulture se sipermarjes si partnerteti shkolle bisnes, ndermarjet e studenteve, reformimin e shkolles dhe te gjitha institucioneve qe ofrone edukim dhe trainim.
Synohet qe te inkurajohen universitetet qe te ofrojne kurse te specializuara mbi sipermarrjen ne fusha te tilla si e-biznesi, teknologjite e inovacionit etj.
Shtetet qe aspirojne per te hyre ne BE duhet te konsiderojne projektet e promovimit e sipermarrjes jashte aktiviteteve shkollore si pjese e edukimit te te rinjve. Media gjithashtu duhet te luaje rol ne promovimin e  kultures sipermarrese.
Nje fushate promovuese per sipermarrjen, per menaxhimin total te cilesise, per standardet, kontabilitetin etj, do te jene ne tematikat e televizionit publik.
Prodhimi i publikimeve per sipermarresit duke perfshire manuale dhe produkte informacioni si dhe revista periodike per mbeshtetjen dhe inkurajimin e sipermarrjes, jane gjithashtu produkte te nevojshme qe i sherbejne forcimit te kultures se sipermarrjes.

Meqenese strategjia e nxitje se sipermarjes ka nje baze te gjere aktoresh dhe grupesh te interesit ne nje ambient ku perfshihen shume institucione publike dhe jo publike si dhe meqenese objektivat e saj jane te orientuara nga qellime ekonomike dhe te zhvillimit te bisnesit, METE luan nje rol te rendesishem koordinues ne zbatimin e ketij programi.

Per te permisuar kete situate do te ndermerren masat e meposhtme:
•   Analiza e kurrikulave te arsimit te detyruar 9 vjecar, te arsimit te mesem te pergjithshem dhe profesional per aftesine e sipermarrjes.
•   Zhvillimi i programeve per futjen e sipermarrjes ne programet baze te edukimit ne te gjitha nivelet.
•   Hartimi i kurrikules per sipermarrjen dhe programeve  trajnuese per zhvillimin e aftesise sipermarrese, ne kurset disa mujore profesioanle.
•   Zhvillimi i programeve trajnuese per te rinjte  qe kerkojne te fillojne nje bisnes, diplomuar, te papunet, rikualifikimin  dhe informacione te vazhdueshme.
•   Rritja e nr. te perdoruesve te internetit vecanerisht ne shkollat e aresimit te mesem. Nenshkrimi i marreveshjes se qeverise shqipetare me kompanine Microsoft, eshte nje mase e rendesishme qe do te ndikoje ne cilesine e procesit te edukimit formal.

b. Rritja e Kualifikimit te Fuqise Punetore:  nepermjet:

•   Analizes periodike te nevojave per trainime
•   Hartimi i programeve te trainimeve dhe moduleve perkatese per sipermarjen
•   Zgjerimi i rrjetit te perdorimit te internetit, sidomos ne administraten publike nje faktor i rendesishem ne drejtim te reduktimit te korrupsionit dhe abuzimeve ne maredhenie me biznesin.

c. Nxitja e sipermarrjeve kreative nepermjet:

•   Studim per sipermarrjen kreative ne Shqiperi
•   Program per zhvillimin e artizanatit shqiptar
•   Programe per nxitjen e sipermarrjes me grupe specifike si gra, te rinje, etj.

2.4.2B.   Zhvillimi i bizneseve ne rritje me kapacitet internacionalizimi

Ne kuadrin e integrimit rajonal dhe europian, SME-te shqiptare duhet te pergatiten te perballojne konkurencen e kompanive te tjera te rajonit. Per kete kerkohet qe te rritet konkurueshmeria e SME-ve shqiptare nepermjet nxitjes se SME-ve inovative si dhe transferimit te teknologjive bashkekohore.

Masat:

a.  Permiresimi i  klimes se  biznesit  per zhvillimin e SME-ve
•   Regjistrimi i biznesit ne nje dite te vetme nepermjet krijimit te one stop shop per regjistrimin e bizneseve si dhe ngritja e rrjetit perkates me rrethet.
•   Krijimi dhe zhvillimi i sistemit te vleresimit te impaktit rrregullator RIA-s per te siguruar vleresimet dhe analizat te integruara te politikave dhe kuadrit rregullator
•   Standartizimi dhe unifikimi i kritereve dhe procedurave te dhenieve te lejeve, licensave, autorizimeve dhe certifikatave nga autoritet qendrore dhe vendore.
•   Rishikimi i ligjit per shoqerite tregtare per harmonizimin sipas standarteve te BE-se
•   Hartimi i ligjit te ri te SME-ve per ta perafruar me ate te BE-se
•   Rritja e cilesise se sherbimeve ndaj biznesit.
o   Krijimi i database-it te konsulente dhe trainereve
o   Forcim kapacitetesh per qendrat qe ofrojne sherbime ndaj biznesit
o   Akreditimi i trainereve dhe konsulenteve prane Albinvestit
o   Akreditimi i Albinvestit per certifikimin e cilesise se sherbimeve te biznesit.!!!!!!!!!!
•   Krijimi i nje sistemi taksash lehtesuese per SME-te
o   Permiresimi i administrimit te sistemit te taksave
o   Permiresimi i sistemit te pagimit te taksave nga bizneset duke reduktuar kohen e pageses dhe korrupsionin ne kete proces.
o   pagimi i taksave ne rruge elektronike
•   Forcimi institucional, ne nivel qendror dhe lokal per mbeshtetjen e biznesit
•   Permiresimi i kuadrit institucional dhe  dialogut  publik-privat me qellim qe te siguroje implementimin e politikave koherente dhe masat per nxitjen e zhvillimit te SME-ve.

b. Rritja e konkurrueshmerise nepermjet inovacionit dhe transferimit te teknologjise.

•   Hartimi i Strategjise se inovacionit dhe transferimit te teknologjise
•   Zhvillim dhe zbatim i programeve te trainimeve per rritjen e konkurueshmerise dhe potencialeve internacionalizuese te SMEve
•   Permiresimi i infrastruktures te institucioneve mbeshtetese per nxitjen e eksporteve
•   Hartimi i nje programi per ngritjen e nje qendre pilot R & D prane UT
•   Program per krijimin e produkteve shqiptare me brand name, model pilot.
•   Krijimi dhe mbeshtetja  e bizneseve inovative per SME-te  si burime per nxitjen e punesimit
•   Program partnershipi me per ngritjen e qendrave te inovacionit
•   Mbeshtetje e SME-ve ne sektoret ekonomik prioritar (prodhues)
•   Mbeshtetje SME-ve per njohjen dhe zbatimin e standarteve te sistemeve te cilesise ISO, EN, etj.)
•   Krijimi i fondit per nxitjen e inovacionit dhe transferimit te teknologjive. Per nxitjen e permiresimit dhe transferimit te teknologjise bashkekohore dhe duke pasur parasysh koston e larte te kreditimit ne vend do te hartohen skema mbeshtetese per nxitjen e inovacionit dhe transferimit te teknologjise.
•   Program per zhvillimin e tregtise elektronike, Hartimi i kuadrit ligjor per tregtine elektronike dhe firmen elektronike.
•   Krijimi i  zonave industriale
•   Observatori i SME-ve. Analiza vjetore dhe periodike e performances se SME-ve, studime e publikime te tjera
•   Krijimi i Qendres se Euro Info Correspondence !!!!!!
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #11 : 28/01/08, 15:03 »
0

2.4.2C.    Permiresimi i financimit te SME-ve

Financimi i SME-ve vleresohet si nje nga pengesat kryesore nga  SME-te. Stabiliteti ekonomik eshte esencial ne permiresimin e aksesit ne financa te SME-ve, gjithashtu dhe krijimin e nje sektori financiar miqesor ndaj bizneseve.
Qeveria Shqiptare kerkon qe ta fuqizoje me shume financimin e SME gjate  viteve te ardhshme, per ta rritur 3-4 here me shume, nepermjet perdorimit dhe te disa instrumentave te tjere ne mbeshtetje te SME-ve.

Masat:

a. Rritja e nivelit te kreditimit dhe krijimi i fondit shqiptar te garantimit te kredive.

•   Krijimi i fondeve te garantimit te kredise. Ekziston nje kerkese gjithnje ne rritje nga ana e SME-ve per financimin nepermjet kreditimit. Per kete arsye ekziston nevoja per nje vazhdim dhe zgjerim rajonal nepermjet degeve te bankave, te linjave ekzistuese te kreditimit te perqendruara tek SME-te, te cilat ofrohen si nga bankat tregtare apo edhe nga disa donatore qe kontribuojne ne financimin e SME-ve.
Keshtu gjate viteve 2007-2009 parashikohet qe te filloje programi 3 vjecar per mbeshtetjen e SME-ve, i financuar nga qeveria italiane ne ndihme te SME-ve me nje fond kredie prej 30 milion euro nga te cilat 2,5 milion euro jane kredi e bute per ngritjen e fondit shqiptar te garantimit dhe 2,5 milion euro asistence teknike.
•   Aplikimi i instrumentave te tjere financiare si:
o   zbatimi i faktoringut
o   permiresimi i leasingut
o   skema te garantimit
o   skema te garantimit publik-privat
o   etj.

b.  Rritja e fondeve per mikrokredi.
Do te vazhdoje mbeshtetja e institucioneve jofinanciare me fond te mikrokredise nga donatore te huaj dhe nga qeveria shqiptare.

c.   Forcimi i kapaciteteve te Institucioneve te Mikrokredise. 
Nevojitet forcimi i metejshem i kapaciteteve te institucioneve te mikrokredise si dhe shtrirja e tyre per  te mbuluar me fonde mikrokrediezonat urbane dhe rurarle ne te gjithe territorin e vendit.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #12 : 28/01/08, 15:03 »
0

Plani i veprimeve ANEKS II,2


II.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE

3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.

Sektori industrial jo ushqimor gjate periudhes se fundit 10 – vjecare, ka kaluar nepermjet nje procesi kryesisht ristrukturimi, privatizimi dhe ne ndonje rast te caktuar ne proces likuidimi. Krahas privatizimit te industrise prodhuese publike, likuidimit te objekteve te cilat nuk plotesojne kerkesat zhvillimore si dhe uljes se impaktit mjedisor, po zhvillohen disa industri prodhuese te cilat  duhet te konkurojne ne tregjet rajonale.
Aktualisht ne Shqiperi operojne subjekte private te degeve perpunuese joushqimore, si;
industria prodhuese e konfeksioneve, e produkteve te drurit, detergjenteve dhe kimise se konsumit, industria prodhuese metalurgjike dhe mekanike, industria e perpunimit te lekurėve, kepuceve dhe veshjeve prej lekure, e prodhimeve te qeramikes etj.
Disa dege te industrive prodhuese po zhvillohen, duke shfrytezuar burimet natyrore vendase, dhe nga ana tjeter duke ngritur ato aktivitete prodhuese te orientuara nga kerkesat e tregut, nepermjet investimeve te sektorit privat.
Industrite prodhuese jane perqendruar kryesisht ne qarqet e Tiranes, Fierit, Durresit, Elbasanit. Kurse zhvillim me te dobet kane qarqet e zonave veri- lindore e jug-lindore. Aktiviteti me i zhvilluar aktualisht eshte ai i konfeksioneve, lekure-kepuces, perpunimeve perpunimit te drurit, metalurgjise, prodhimeve plastike ( per hidrosanitare)  etj, qe sipas regjistrimit ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes arrijne ne 205 subjekte te shperndara sipas qarqeve.

3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji

Sektori industrial eshte nje pjese e rendesishme e “Strategjise per zhvillimin e biznesit, investimeve”, i cili ka per qellim qe nepermjet nje partneriteti te ngushte publik-privat, te krijoje kushte i cili duhet te:
-   ofroje produkte kompetitive dhe te shumellojshem ne treg;
-   kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne rritjen GDP-se;
-   gjeneroje mundesi punesimi dhe rritje te nivelit te jeteses;
-   krijoje qendrueshmeri ambientale;
-   krijoje mundesi zhvillimi per zonat e gjeografikisht te disfavorshme dhe me mungese burimesh natyrore;
-   shfrytezoje ne menyre racionale burimet natyrore;
-   kontribuojne ne rritjen e eksporteve.

Per arritjen e ketyre output-eve, strategjia e zhvillimit te sektorit industrial si nje sektor teresisht, ose thuajse teresisht i privatizuar do te fokusohet ne nxitjen e investimeve ne kete sektor te rendesishem te ekonomise, permes arritjes se nje sere objektivash konkrete te shoqeruar me nje program masash respektive per realizimin e tyre.
Ne kete kuader per te nxitur zhvillimin e ketyre sektoreve industrial, prioritet do te kene stimulimi i parqeve dhe zonave industriale, si nepermjet  investimeve “brown field” dhe “green field” me kontributin e sektorit privat qofte vendas apo dhe i huaj.
Investimet nga ana e qeverise per kete sektor,  pervec permiresimit te kuadrit ligjor dhe institucional do te perqendrohen ne investimet indirekte si;  ne burimet njerezore, kerkim dhe krijim dhe zhvillim te skemave financiare me kushte favorizuese, informacion tregu . etj.
Te gjitha keto nderhyrje qe parashikohet te ndermerren per kete sektor, jane pjese integrale e projekteve dhe programeve ne kuader te SME-ve,  eksporteve dhe IHD-ve.

3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian

Komisioni Europian ka lanēuar nje politike te re industriale qe synon krijimin e kushteve me te mira ne industrine prodhuese per vitet e ardhshme. Kjo politike perfshin disa iniciativa te reja si ajo mbi: konkurencen e lire dhe te ndershme, prodhimin e energjise dhe problematikat ambientale, pronesine intelektuale, reformen rregullatore, novacionet industriale, tregetine e lire, etj. Te gjitha keto iniciativa do te ndikojne ne permiresimin e nje numri te madh sektoresh industriale, duke krijuar ne te njejten kohe nje klime me te mire te zhvillimit te biznesit, suksesi i te cilit varet padyshim nga vitaliteti dhe fuqia e ketij te fundit, por ne te njejten kohe edhe nga ambienti i pergjithshem dhe sistemi rregullator shteteror, i cili e ndihmon, zhvillimin e biznesit.
Komisioni Europian ka zhvilluar nje sere instrumentash per mbeshtetjen e te ashtuquajturave ”Industrial Cluster” .

Objektivat dhe karakteristikat kryesore te politikave per grupimet ne KE: jane si me poshte; (i) politikat bazohen ne bashkepunime te permiresuara biznesi dhe rrjete bashkepunimi, (ii) lidhjen e firmave me infrastrukturen teknologjike (rajonale); (iii) rolin e organizatave publike ose gjysme publike si mediatore ne inkurajimin e rrjeteve midis firmave dhe projekte te perbashketa. (iv) nevojen e permiresimit te kapaciteteve novatore, menaxhimin e njohurive, etj ne firma, duke permiresuar procesin e mesimit midis firmave dhe mjedisit te tyre. (v) stimulimin e faktoreve dhe njohurive te specializuara, dhe (vi) bashkepunimi rajonal.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #13 : 28/01/08, 16:04 »
0

Plani i veprimeve ANEKS II,2


II.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE

3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.

Sektori industrial jo ushqimor gjate periudhes se fundit 10 – vjecare, ka kaluar nepermjet nje procesi kryesisht ristrukturimi, privatizimi dhe ne ndonje rast te caktuar ne proces likuidimi. Krahas privatizimit te industrise prodhuese publike, likuidimit te objekteve te cilat nuk plotesojne kerkesat zhvillimore si dhe uljes se impaktit mjedisor, po zhvillohen disa industri prodhuese te cilat  duhet te konkurojne ne tregjet rajonale.
Aktualisht ne Shqiperi operojne subjekte private te degeve perpunuese joushqimore, si;
industria prodhuese e konfeksioneve, e produkteve te drurit, detergjenteve dhe kimise se konsumit, industria prodhuese metalurgjike dhe mekanike, industria e perpunimit te lekurėve, kepuceve dhe veshjeve prej lekure, e prodhimeve te qeramikes etj.
Disa dege te industrive prodhuese po zhvillohen, duke shfrytezuar burimet natyrore vendase, dhe nga ana tjeter duke ngritur ato aktivitete prodhuese te orientuara nga kerkesat e tregut, nepermjet investimeve te sektorit privat.
Industrite prodhuese jane perqendruar kryesisht ne qarqet e Tiranes, Fierit, Durresit, Elbasanit. Kurse zhvillim me te dobet kane qarqet e zonave veri- lindore e jug-lindore. Aktiviteti me i zhvilluar aktualisht eshte ai i konfeksioneve, lekure-kepuces, perpunimeve perpunimit te drurit, metalurgjise, prodhimeve plastike ( per hidrosanitare)  etj, qe sipas regjistrimit ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes arrijne ne 205 subjekte te shperndara sipas qarqeve.

3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji

Sektori industrial eshte nje pjese e rendesishme e “Strategjise per zhvillimin e biznesit, investimeve”, i cili ka per qellim qe nepermjet nje partneriteti te ngushte publik-privat, te krijoje kushte i cili duhet te:
-   ofroje produkte kompetitive dhe te shumellojshem ne treg;
-   kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne rritjen GDP-se;
-   gjeneroje mundesi punesimi dhe rritje te nivelit te jeteses;
-   krijoje qendrueshmeri ambientale;
-   krijoje mundesi zhvillimi per zonat e gjeografikisht te disfavorshme dhe me mungese burimesh natyrore;
-   shfrytezoje ne menyre racionale burimet natyrore;
-   kontribuojne ne rritjen e eksporteve.

Per arritjen e ketyre output-eve, strategjia e zhvillimit te sektorit industrial si nje sektor teresisht, ose thuajse teresisht i privatizuar do te fokusohet ne nxitjen e investimeve ne kete sektor te rendesishem te ekonomise, permes arritjes se nje sere objektivash konkrete te shoqeruar me nje program masash respektive per realizimin e tyre.
Ne kete kuader per te nxitur zhvillimin e ketyre sektoreve industrial, prioritet do te kene stimulimi i parqeve dhe zonave industriale, si nepermjet  investimeve “brown field” dhe “green field” me kontributin e sektorit privat qofte vendas apo dhe i huaj.
Investimet nga ana e qeverise per kete sektor,  pervec permiresimit te kuadrit ligjor dhe institucional do te perqendrohen ne investimet indirekte si;  ne burimet njerezore, kerkim dhe krijim dhe zhvillim te skemave financiare me kushte favorizuese, informacion tregu . etj.
Te gjitha keto nderhyrje qe parashikohet te ndermerren per kete sektor, jane pjese integrale e projekteve dhe programeve ne kuader te SME-ve,  eksporteve dhe IHD-ve.

3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian

Komisioni Europian ka lanēuar nje politike te re industriale qe synon krijimin e kushteve me te mira ne industrine prodhuese per vitet e ardhshme. Kjo politike perfshin disa iniciativa te reja si ajo mbi: konkurencen e lire dhe te ndershme, prodhimin e energjise dhe problematikat ambientale, pronesine intelektuale, reformen rregullatore, novacionet industriale, tregetine e lire, etj. Te gjitha keto iniciativa do te ndikojne ne permiresimin e nje numri te madh sektoresh industriale, duke krijuar ne te njejten kohe nje klime me te mire te zhvillimit te biznesit, suksesi i te cilit varet padyshim nga vitaliteti dhe fuqia e ketij te fundit, por ne te njejten kohe edhe nga ambienti i pergjithshem dhe sistemi rregullator shteteror, i cili e ndihmon, zhvillimin e biznesit.
Komisioni Europian ka zhvilluar nje sere instrumentash per mbeshtetjen e te ashtuquajturave ”Industrial Cluster” .

Objektivat dhe karakteristikat kryesore te politikave per grupimet ne KE: jane si me poshte; (i) politikat bazohen ne bashkepunime te permiresuara biznesi dhe rrjete bashkepunimi, (ii) lidhjen e firmave me infrastrukturen teknologjike (rajonale); (iii) rolin e organizatave publike ose gjysme publike si mediatore ne inkurajimin e rrjeteve midis firmave dhe projekte te perbashketa. (iv) nevojen e permiresimit te kapaciteteve novatore, menaxhimin e njohurive, etj ne firma, duke permiresuar procesin e mesimit midis firmave dhe mjedisit te tyre. (v) stimulimin e faktoreve dhe njohurive te specializuara, dhe (vi) bashkepunimi rajonal.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #14 : 28/01/08, 16:04 »
0

3.4 Problematika aktuale sipas degeve 

3.4.1 Industria  metalurgjike : Nje nga problemet kryesore eshte stabilizimi dhe  zhvillimi i permiresimit te treguesve te projekteve te ndermarrjeve metalurgjike te privatizuara nepermjet permiresimit te mjedisit per kryerje investimesh me kapital te huaj ose vendas dhe permiresimit te mjedisit ku zhvillohet biznesi. Per kete:

   Monitorimi i vazhdueshem i investimeve qe kryhen ne ndermarrjet metalurgjike te privatizuara me qira emfiteoze apo me konēension. Perputhja e teknologjive te instaluara me teknologjite bashkekohore te disponueshme te rekomanduara nga BE per mbrojtjen e mjedisit.
   Mbeshtetja me burime te furnizimit me energji elektrike
   Ēertifikimi i produkteve metalurgjike qe kane te bejne me sigurine e mbrojtjen e komunitetit dhe te mjedisit si dhe permiresimi i kushteve te mjedisit brenda objekteve si dhe perreth tyre.

Industria metalurgjike, veēanesisht ajo e ēelikut, eshte nje industri e ndjeshme e per ekonomine shqiptare.

Kjo industri ka qene pjese shume e rendesishme ne negociatat e Shqiperise me Bashkimin Europian ne kuader te marreveshjes se Asociim Stabilizimit. Ne kuader te marreveshjes se Perkohshme te Tregtise se Lire me Bashkimin Europian, neni 5, Protkollit 1, Shqiperia duhet te hartoje programin per ristrukturimin e industrise se ēelikut me qellim qe te mundesoje funksionimin e kesaj industrie ne kushte normale tregu. Bashkimi Europian do te mbeshtese Qeverine Shqiptare per hartimin dhe zbatimin e ketij programi me konsulence dhe ekspertize te kualifikuar. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka shprehur zyrtarisht kerkesen per mbeshtetje dhe do te ndjeke te gjitha hapat e tjere te nevojshem ne kete drejtim.
Nje problem tjeter tjeter eshte shfrytezimi  i kapaciteteve industriale ne ndermarrjet metalurgjike, ne mbeshtetje te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla e te mesme, si dhe per krijimin, ku eshte e mundur, te zonave industriale qe do te perputheshin me strategjine zhvillimore te SME-ve.

3.4.2 Industria e lekure-kepuces ka marre nje zhvillim te madh ne shume rajone te vendit. Ne kete industri dallojme: industrine e qepjes se faqeve te kepuceve; montimin perfundimtar te tyre si dhe industrine e perpunimit te lekureve. Per linjat e ngritura te kesaj industrie konkludojme se: teknologjia per prodhimin e faqeve per kepuce, qe kane keto linja dhe fabrika, si dhe makinerite qe ato disponojne jane moderne dhe me rendiment te larte. Kjo dege e industrise se kepuceve ka tendenca te zhvillohet akoma me shume ne te ardhmen.
Gjate tre viteve te fundit eksportet shqiptare te industrise se kepuceve jane dyfishuar dhe gjate periudhes 2000-2004 eksportet shqiptare te lekureve dhe kepuceve kane rritur me shume se dyfish rritjen e eksporteve ne bote ne kete sektor. Kohet e fundit eksportet shqiptare te lekureve dhe kepuceve jane rritur ne masen 20-30% ne vit.
Pothuajse 100 kompani te lekureve dhe kepuceve qe operojne ne Shqiperi prodhojne 1.2 milion pale kepuce ne muaj. Shqiperia eshte eksportuesi i dyte me i madh i kepuceve ne Itali, nje vend qe eshte eksportuesi kryesor i kepuceve ne bote. Gjithashtu Shqiperia eshte nje vend ideal per eksportimin ne tregjet Italiane, Ballkanike dhe Evropiane. Investitoret e huaj ne Shqiperi gjithashtu po rrisin eksportin drejt tregjeve jo evropiane. Me nenshkrimin e marreveshjes CEFTA, dhe ato te EU, Shqiperia ofron mundesi te pakufizuara eksportimi.
Shqiperia paraqet nje vend mjaft terheqes per prodhimin dhe eksportimin e:
   kepuceve per eksport ne tregjet globale;
   te gjitha llojeve te prodhimit dhe montimit te kepuceve per tregjet ballkanike dhe evropiane;
   proceset e perpunimit te lekures per prodhuesit shqiptar te kepuceve dhe per tregun evropian;
   aksesoreve te lekureve per tregun ballkanik dhe evropian.

3.4.2/1  Kostot operuese me kompeticion te larte

Kostot e fuqise punetore ne sektorin e lekureve dhe kepuceve ne Shqiperi jane sa 1/10 e kostos ne Itali dhe sa 1/5 e kostos ne Greqi, pra jane ne nivelin 150-200 $ ne muaj.
Shqiperia perben vendin me konkurrues ne Evrope per prodhimin e lekureve dhe te kepuceve. Sic e tregon dhe tabela e meposhtme rrogat ne Shqiperi jane sa 1/3 deri ne ½ e nivelit te rrogave ne vendet ballkanike dhe ne vendet e Evropes Lindore.
Kostot e tjera operative jane gjithashtu konkurruese ne Shqiperi, me kosto per zonat industriale per rreth 35$ /metri katror  – vlere kjo poshte kostos se zonave industriale ne Evropen Lindore apo ne vendet e tjera ballkanike. Kostoja e energjise elektrike dhe ujit jane gjithashtu poshte kostove te vendeve te tjera.
Nje burim i madh fuqie punetore fleksibel dhe te afte. Shqiperia ka nje popullsi te re prej 3.2 milion me nje norme zyrtare te papunesise prej 14.3 %. Me mbi 20,000 punonjes te lekureve dhe kepuceve dhe mbi 12,000 inxhiniere profesioniste dhe studente te inxhinierise. Shqiperia ofron potenciale te medha njerezore per industrine e lekureve dhe kepuceve. Numri i studenteve ne Shqiperi eshte duke u rritur ne menyre te ndjeshme, duke siguruar keshtu nje oferte te vazhdueshme te punonjesve profesionale. Pothuajse te gjithe fabrikat e lekureve dhe kepuceve ne Shqiperi nuk kane sindikata dhe forca punetore shquhet nga investitoret per fleksibilitetin dhe cilesine e saj. Ne fabrikat kryesore te kepuceve ne Shqiperi, 50% e te punesuareve punojne ne fabrike prej 5 vjetesh, duke demostruar keshtu stabilitetin e fuqise punetore.
Prodhim me cilesi te larte dhe ne kohe. Shqiperia i ofron investitoreve te lekure/kepuceve nje afersi me tregun Italian, grek dhe tregjet ballkanike. Ne te vertete, Shqiperia ka nje avantazh persa i perket vendodhjes gjeografike kundrejt disa fqinjeve ballkanike, meqenese eshte nje vend qe ka lidhje direkte me Detin Mesdhe dhe eshte nje vend qe eshte shume afer tregjeve greke dhe italiane.
Investitoret e huaj ne Shqiperi mund te ndryshojne krejtesisht rregullat evropiane te levrimit te produktit me shpejt se ne cdo vend tjeter. Duke ju referuar Cofra/Albaco : “Koha e shperndarjes eshte shume e rendesishme per klientin. Ne kemi 5 dite kohe maksimale per te kthyer nje pergjigje dhe mund te ekzekutojme nje urdher brenda 24 oreve ne Itali.”
Niveli i cilesise ne fabrikat e lekure kepuceve ne Shqiperi eshte shume i larte dhe shume kompani kane certifikimin ISO9001. Kompanite jane duke adoptuar teknologji prodhimi te avancuara dhe mund te themi se ne Shqiperi ekzistojne disa nga fabrikat me teknollogji me te avancuar ne bote per prodhimin e kepuceve.
Ne Shqiperi mundesite per investimin e kompanive te perpunimit te lekureve jane ne rritje. Gjithashtu sherbimi JIT dhe lenda e pare sjellin nevojen e nje numri me te madh te prodhuesve te kepuceve.

Infrastruktura dhe mundesite qe ofrojne zonat/vendet perkatese.
Shqiperia i ofron investitoreve shume variante potenciale, me nje numer rajonesh te specializuara ne sektorin e lekure kepuceve. Ne kryeqytet eshte perqendruar numri me i madh i kompanive te kepuceve dhe te lekures, fillimisht te fokusuar ne montimin dhe prodhimin e kepuceve. Porti i Durresit gjithashtu afron nje akses per te gjithe prodhuesit ne mbare vendin. Kompanite e perpunimit te lekureve jane te shperndara ne te gjithe vendin dhe kryesisht ne Berat, Durres, Kavaje, Korce dhe  Tirane.

Nevoja per nje zhvillim dhe diversitet te ofertes.
Krahas avantazheve qe Shqiperia i ofron investitoreve te lekure kepuceve egzistojne dhe disa mangesi ne oferten e produkteve te cilat duhet te vihen ne dukje ne qofte se  Shqiperia duhet te konkuroje per te terhequr investime ne periudhe aftshkurter dhe afatgjate. Ne periudhe afatshkurter rendesi ka zgjedhja e zonave ku do te investohet, sigurimi i informacionit te domosdoshem per to si edhe permiresimi i furnizimit me energji elektrike ne menyre te vazhduar. Ne periudhe afatgjate rekomandohet zhvillimi i  dizajnit dhe futja e markave vendore.

Strategjia e Shitjeve dhe marketingut.
Per nxitjen e investimeve ne industrine e lekure kepuceve eshte i nevojshem nje plan marketingu. Ky plan do te veproje si nje shembull per koordinimin e promovimit te sektorit, sigurimin e mesazheve te qendrueshme te shitjeve, aktiviteteve koherente te marketingut dhe nderrmarjen e veprimeve per arritjen e treguesve te performances.

3.4.3  Industria e konfeksioneve  eshte nje industri aktualisht e zhvilluar ne shume rajone te vendit. Prodhimi i saj eshte pothuajse per eksport, karakteristike e zhvillimit te saj jane aplikimi i kontratave me fason, gje qe eshte nje nga kushtet kryesore te zhvillimit e saj.
Zhvillimi i kesaj industrie ka bere te mundur riaktivizimin e nje fuqie te madhe punetore te kualifikuar te saj.
Objektivi i saj eshte rritja e cilesise ne prodhimin e veshjeve si dhe zgjerimi i saj te behet jo vetem per tregun e jashtem nepermjet porosive, por te rritet prezenca e saj ne tregun vendas per te konkuruar me prodhimet e importit.

Investimet ne sektorin e tekstileve jane ngritur duke pasur parasysh avantazhet e shumta qe ka Shqiperia duke u nisur nga pozicioni i saj gjeografik, lidhjen e saj me vendet e tjera te Ballkanit dhe aftesite e larta teknike qe ofron fuqia punetore krahasuar me koston e tyre.

Shqiperia ofron nje ambjent shume te favorshem per perpunimin e tekstileve nisur nga afersia e saj gjeografike me Italine, Greqine dhe transportin e shpejte me keto vende. 
Shqiperia eshte nje ure lidhese e shkelqyer ndermjet Europes Perendimore dhe tregjeve ne vendet e tjera te Ballkanit. Si rezultat i avantazheve te saj gjeografike, Shqiperia me nenshkrimin e CEFTA –s perfiton  nje akses me te mire ne tregjet e reja te rajonit.

Ne Shqiperi egzistojne firma qe operojne ne kete sektor me manaxher dhe fuqi punetore me aftesi te larta teknike, qe se bashku prodhojne nje numer te madh te prodhimeve te tekstileve dhe produkteve te tjera lidhur me to.

Investitoret qe duan te vijne ne Shqiperi perfitojne gjithashtu edhe nga fuqia punetore me kosto te ulet, e cila eshte shume me konkurruese sesa ajo ne Bullgari dhe Rumani. Gjithashtu investitoreve te huaj i krijohet mundesia per te realizuar nenkontrata me bizneset shqiptare per te mbuluar pikun e prodhimit ne periudha afatshkurtra dhe njekohesisht te perfitojne nga lehtesirat fiskale ne lidhje me taksat e importimit te materialeve dhe makinerive, si edhe lehtesite e eksportimit te produkteve te gatshme. Kontratat e ardhshme gjeresisht do te percaktohen nga tre faktore kryesore: cmimi, cilesia e sherbimit dhe koha e shperndarjes se produktit. Nje konsekuence e situates se mesiperme eshte edhe rritja e konsiderueshme e prodhimeve te Kines dhe Indise ne vitet e fundit. Megjithate, furnizuesit e Europes Juglindore do te vazhdojne te mbeten pjese e blerjeve miks (produkteve qe vijne nga tregje te ndryshme) per shkak te afersise se tyre me tregjet Europiane. Brenda vendeve te ndryshme fabrikat do te konsolidohen akoma edhe me shume ne nje numer me te vogel dhe do te vazhdojne te reduktojne kostot e prodhimit, koston e fuqise puntore, dhe ne keto kushte do te shkohet gjithmone e me shume drejt nenkontratave (pra fabrikat do te specializohen per nje numer te vogel procesesh). Firmat gjithmone e me shume do te perballohen me sfidat per te suportuar investime me te medha ne teknollogji te reja per te qene gjithmone kompetitiv.
Sigurisht disa pasiguri/rrisqe do te vazhdojne te mbeten. Vazhdon te ekzistoje nje mungese e informacionit te besueshem ne lidhje me ndryshimet qe po ndodhin dhe pasiguri ne lidhje me reagimin e BE, ne menyre te vecante kjo e lidhur me vendosjen e kuotave apo tarifave perkundrejt importeve nga Kina. Akoma nuk eshte shume e qarte deri ne cfare shkalle afersia e tregjeve do te jete nje faktor i rendesishem, cilat prodhime do te jene me pak te ndjeshem perkundrejt kompeticionit te produkteve nga Kina, dhe se sa e rendesishme eshte industria vendase tekstile ne te ardhmen.
Ritja e kapaciteteve ne tregun boteror dhe cfare do te ndodhi kur te kemi renie te kesaj rritje eshte akoma e pasigurte, nderkohe qe ne nivel mikro gjithashtu ka paqartesi rreth strategjive aktuale qe do te adaptohen nga ana e bleresve.

3.4.4  Industrite e ndryshme si ajo mekanike, tekstile, e perpunim drurit, kimike, e qelqit, qeramike, plastike, e gomes etj, kerkojne angazhime dhe investime te medha nga kapitali privat  dhe mbi te gjitha ne drejtim te respektimit te standardeve dhe direktivave te BE-se duke perfshire edhe mbrojtjen e mjedisit.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #15 : 28/01/08, 16:04 »
0

3.5   Objektivi  kryesor  i strategjise se zhvillimit te sektorit industrial eshte:

Te zhvilloje nje seri politikash dhe projektesh per te orientuar dhe stimuluar investimet me teknologji te larte, rritjen e konkurrueshmerise, per modernizimin, diversifikimin dhe specializimin ne tregjet e hapura.
Vleresimi dhe monitorimi i performances  se tij mbetet nje detyre e rendesishme , per nje zhvillim  sa me eficient dhe te qendrueshem te ketyre politikave, si dhe ofrimin te nje  asistence sa me te kualifikuar te nevojshme per komunitetin e biznesit.

Objektiva specifike:

•   Analizimi, vleresimi per kushtet dhe cmimet e tregut lokal dhe nderkombetar; Zhvillimi i analizave dhe studimeve specifike per tregjet, teknollogjite dhe mundesite e investimeve
•   Percaktimi i politikave sektoriale perkatese te ketyre industrive, me qellim nxitjen e investimeve, thithjen e kapitalit privat dhe transferimin e teknologjive te reja; Zhvillimi i sherbimit te kerkim & zhvillimit, innovacionit dhe transfertes teknollogjike. Pergatitjen e programeve promocionale per partneritet me kapitalin e huaj
•   Pershtatja e programeve te investimeve me ato te kualifikimeve, punesimit dhe edukimit universitar ; Zhvillimi i programeve specifike te kualifikimit dhe trainimeve ne funksion te ritjes se cilesise se burimeve njerezore
•   Sigurimi i informacionit te nevojshem per shfrytezimin e burimeve te lendeve te para dhe zhvillimit te tyre per qellime industriale; Zhvillimi i sherbimit te informacionit
•   Zhvillimi i sektorit Energjitik, ICT dhe infrastruktures ne pergjithesi
•   Propozimi i incentivave qe nxisin zhvillimin e sektoreve industriale; (Fondi i Garancise, krijimi i nje fondi zhvillimi per teknollogjite e avancuara etj).
•   Krijimi,  zhvillimi dhe zgjerimi i ndermarrjeve industriale nepermjet krijimit te parqeve industriale;
•   Perdorimi i ligjit te koncensioneve me qellim rritjen teknollogjike te aseteve ne perdorim.
•   Zhvillimi i programeve per internacionalizimin e ndermarjeve prodhuese.
•   Nxitja e cdo iniciative te zhvillimit industrial ne funksion te zhvillimeve ekonomike lokale.

3.5.1 Opsione Strategjike.

Sektori privat ka shanse te rrise peshen specifike te industrise jo-ushqimore nepermjet zgjedhjes se disa skenareve te mundshem.

Opsioni 1:

Zgjedhja ne fokus te politikes se zhvillimit te atyre ndermarjeve qe punojne me fason. Ne kete kuader METE dhe ALBINVEST parashikojne te ndertojne nje program qe synon rritjen graduale dhe te kujdessheme te operacioneve prodhuese ne keto ndermarrje me qellim kthimin e tyre ne ndermarrje autonome me cikel te plote te prodhimit te produktit. Kjo kerkon nje nderhyrje te koordinuar te mbeshtetjes financiare qe mundeson kompletimin e teknollogjise si dhe nje sere sherbimesh cilesore ne fushen e marketingut nderkombetar per penetrim ne tregje te caktuara Rajonale dhe Europiane. Avantazhi i ketij opsioni eshte se ne keto ndermarrje duhet te kete nje kulture manaxheriale prodhuese.

Opsioni 2:

Industrite qe duhen pare me kujdes jane dhe ato qe mund te ndertohen mbi bazen e zhvillimit te tregtise Europe – Kine. Shqiperia eshte e pozicionur mjaft mire prane tregjeve Europiane dhe mund te sherbeje si nje vend per montazhin perfundimtar te produkteve te lindjes se largme. Sipas studimeve paraprake kostoja e perfituar nga diferenca ne cmimet e transportit nga lindja e largme ne Europe, per gjysem produkte ne raport me  produktet e gatshme, e justifikon kete projekt si mjaft fisibel per te ardhmen.
Opsion 3:
Nje opsion alternative eshte edhe prodhimi masiv per produkte te tipit “konsum i gjere”. E kombinuar me inpute me kosto te ulet,  ky lloj prodhimi mund te arrije strategjite e konkurueshmerise ne cmime te ulta ne tregjet Europiane. Nese arrihet ne krijimin e  ndermarje te perbashketa me kapial te huaj per keto lloj industrish, Shqiperia mund te specializohet ne keto lloj produktesh.
Opsioni 4:

Mbeshtetje per ato fabrika qe mund te ofrojne produkte me karakteristika te dallueshme te etniciteti. Ndofta industria e artizanatit, qeramikes dhe drurit duhet te orientohet ne krijimin e produkteve te reja per te cilat konsumatori europian eshte sensitiv.

Opsioni 5:

Mbeshtetje per ato ndermarrje qe kane shanse bisnesi te integrohen ne zinxhirin e vleres se  fabrikave me kapital te juaj. Per kete eshte teper e rendesishme ndertimi i projekteve per rritjen e aftesive dhe mjeshterive specifike ne perputhje me interesat e ndermarrjeve te huaja. Zakonisht industrite e sofistikuara si ajo e automobilave dhe elektronike nenkontraktojne nje sere ndermarjesh te vogla dhe te mesme ne prodhimin e disa agregateve te produktit te tyre.
Ky opsion duket teper i veshtire per kushtet e Shqiperise, per faktin se ka mungese kapacitetesh te specializuara. Megjithate mbetet i mundshem nese programohet si nje projekt afat-gjate duke filluar me mbeshtetjen e ndermarjeve qe mund te prodhojne per nevojat e  kompanive te medha vendase si dhe ato nderkombetare.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #16 : 28/01/08, 16:04 »
0

III.   ZHVILLIMI I INDUSTRISE MINERARE

4. 1.  Reformimi i industrise minerare ne vite dhe gjendja aktuale e saj

Procesi i reformimit te industrise minerare ne vite ka synuar:

•   Realizimin sa mė parė tė proēesit tė privatizimit; (1993-vazhdim)
•   Ristrukturimi dhe komercializimi i ndėrmarrjeve shtetėrore nė sektorėt krom e bakėr; (1994-1998)
•   Krijimin e njė baze ligjore e administrative tė bazuar nė parimet e ekonomisė sė tregut;(1994)
•   Liberalizimin e liēensimit tė shfrytėzimit tė pasurive minerare; (1994)
•   Konēesionimin mbi asetet e industrisė minerare; (1995)
•   Pėrjashtimin e minierave  si prioritet nga sektorėt  e  ekonomisė; (1998)
•   Mbylljen e minierave jo efektive, konservimi i minierave potenciale; (1993-vazhdim)       

Aktualisht nė industrinė minerare punojnė shoqėri private nė rreth 470 objekte minerare; jane 17 ndermarrje shteterore, prej te cilave Sherbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore jane institucione buxhetore ne aktivitet te plote, ndersa Sh.a Albkrom dhe Sha. Albbaker kane statusin e ndermarrjeve ne mbyllje-konservim dhe ndermarrjet e tjera shteterore jane ne likujdim e siper.

Pėr vitin 2004-2005, subjektet private qe shfrytezojne mineralet e dobishme, kane realizuar njė eksport ne rreth 100 milion USD, ndersa per 6-mujorin e pare te vitit 2006 eksportet kapin shifren prej 15,935.03 Euro. Investimi Total  nė Industrine Minerare nga sektori privat vetėm pėr 2004 llogaritet nė mbi 20,78 Mil. USD, ndersa per vitin 2005 verehet nje zbritje e vleres se investimit ne 11.49 Mil. USD.

Numri i punonjėsve tė punėsuar nė industrinė minerare ėshtė rreth 6 000 punonjės.

Nevoja aktuale per reforminin e metejshem te industrise minerare, lind nga nje sere elementesh te identifikuar, renditur si me poshte:

- Perafrimi i kuadrit ligjor te industrisė minerare nė Shqipėri me direktivat dhe standartet BE-se. Nisur nga prioritetet kryesore tė ekonomisė shqiptare dhe programi i qeverisė edhe nė kuadrin e proēeseve evropiano-integruese, zhvillimi i industrisė minerare nė Shqipėri dhe zhvillimi i turizmit duhet te vendosen ne nje ekuiliber te diktuar nga masat qe duhen marre per rehabilitimin e ambientit pas shfrytezimit minerar. Keto masa shtrenguese do te rrisin koston e shfrytezimit dhe mund te ndikojne ne uljen e interesit te investitoreve per sektorin minerar ne vend. Mėnyra e vetme per tė nxitur investimet do tė ishte lehtėsimi i paketės fiskale aktuale. Ky parim (nėse do ta quajmė tė tillė), ėshtė njė nga standardet kryesore tė BE. “Rregulla tė forta pėr mbrojtjen dhe reabilitimin e mjedisit (dhe si kompesim pėr kėtė), lehtesim tė paketės fiskale (detyrimeve ndaj shtetit) pėr administruesit e pasurisė minerare. Kjo bėhet mė e domosdoshme duke patur parasysh se mbi administruesit e industrisė minerare rėndon dhe trajtimi i fuqisė punėtore nė pėrputhje me standardet e BE, siē janė siguria nė punė, asistenca sociale, pensionet, etj. Me pak fjalė, tė nxitėsh zhvillimin e industrisė minerare nė vend, nė kushtet e ruajtjes dhe reabilitimit maksimal tė ambientit dhe komunitetin tė punėsuar pėrreth, do tė thotė lehtėsim tė detyrimeve ndaj shtetit, por me njė fitim tėrheqės pėr administruesit dhe njė fitim tė pranueshėm pėr shtetin.

- Kėrkesa gjithnjė nė rritje pėr lėndė tė para minerale. Nė vendin tonė pėrballimi i kėrkesave tė tregut tė brendshėm dhe kryesisht atij tė jashtėm ka filluar dhe duhet tė vazhdojė duke studjuar potencialin me efektiv te mineraleve tona, mundesitė e hapjes ndaj tregut rajonal dhe sidomos atij evropian. Kėtyre nismave duhet t’i paraprijė programimi afatmesėm dhe afatgjate i zhvillimit tė punimeve tė kėrkimit gjeologjik pėr mineralet tradicionale tė vendit tonė dhe punimet e zbulimit nė vendburimet e njohur e aktualisht nė shfrytezim duke krijuar hartėn e zonave minerare.
- Studimi i kėrkesave tė tregut vendas veēanerisht pėr materiale ndertimi (tulle, tjegulla, ēimento, gelqere etj.) dhe ballafaqimi i tyre me potencialet vendase mbetet  ēėshtje e rėndėsishme pėr zhvillimin e minierave.
-  Konjuktura e paqendrueshme dhe shpesh nė renie e ēmimeve. Njė nga objektivat e rėndėsishėm pėr pėrballimin e lėkundjeve periodike tė ēmimeve nė tregun ndėrkombėtar ėshtė rritja e shkallės sė pėrpunimit tė mineraleve nė shkallė vendi dhe nė kooperim me rajonin.
-  Rritja e kostos se prodhimit duhet pėrballuar  me rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe pėrpunuese,  aplikimit te teknollogjive tė pėrparuara (mekanizimi, automatizimi, komandimi nė distancė, futja e mjeteve me goma, etj.) pėr shkak tė kapaciteteve tė vogla nxjerrėse dhe pėrpunuese.
- Konkurrenca ne rritje. Treg i lirė me konkurrencė ndėrkombetare pėr produktet e industrisė minerare, duke luftuar tendencat e monopolit ne kėtė fushė. Tendenca per bllokimin e vendburimeve tė mineraleve tė dobishme, pertej kohės sė parashikuar nga Ligji Minerar, pa aktivitet kėrkim-zbulimi dhe/ose shfrytėzimi duhet shmangur qysh nė shfaqjet e para tė saj.
- Konfliktet e pronesisė mbi tokėn. Pėrpjekjet pėr marrjen e lejeve pėr kėrkim dhe sidomos pėr shfrytėzimin minerar kanė ndeshur qysh hėret nė konfliktet ndėrmjet paleve tė interesuara, si pronaret e tokės, komuniteti vendor, grupet konservative pėr ruajtjen e trashegimisė natyrore (mjedisit), etj. 
- Pėrmirėsimi dhe plotėsimi i vazhdueshėm i kuadrit ligjor dhe fiskal duke e parė si njė proēes dinamik ,  evropiano-integrues, pėr t’ju pėrgjigjur kėrkesave tė kohės dhe objektivave specifike, afatmesme dhe afatgjata tė zhvillimit tė industrisė minerare dhe tė vendit.
- Sigurimi i parametrave normale sipas Ligjit per Ruajtjen dhe Rehabilitimin e Mjedisit. Kjo sfidė do tė pėrballohet nėpėrmjet hartimit dhe miratimit  tė akteve nėnligjore pėrkatėse, ndoshta specifike pėr industrinė minerare. Nėpėrmjet mbikqyrjes dhe monitorimit tė aktivitetve minerare.
- Pėrmirėsimi i punės studjuese, vlerėsuese, projektuese, monitoruese, konsultuese, drejtimit teknik profesional dhe supervizionit tė veprimtarisė minerare.
- Shmangia e rreziqeve minerare  dhe pėrdorimi i sigurtė i tokės., Miratim i kuadrit ligjor qė lidhet me monitorimin e minierave tė mbyllura dhe atyre nė aktivitet rehabilitimi i tė cilave siguron evitimin e rreziqeve minerare dhe pėrfitimin e zonave industriale per ndėrtime me efektivitet te lartė ekonomik.
- Pergatitja e burimeve njerėzore tė afta pėr menaxhimin e industrisė minerare. Rėndėsi duhet t’i kushtohėt pėrgatitjes sė specialistit inxhinjer-ekonomist-menaxher tė ardhshėm pėr tė ndėrmarrė analiza teknike, ekonomike, vleresimin e ndikimit mjedisor, etj.
- Rruajtja, mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit. Legjislacioni, rregulloret, mbikqyrja, monitorimi i lejeve minerare, respektimi i kontratave konēesionare,  duhet tė bėhen faktorėt komandues tė binomit veprimtari minerare-turizėm nė tė ardhmen.
- Sigurimi teknik dhe trajtimi i puntoreve. Faktori njerezor si pjesa me e rėndėsishme e aktivitetit minerar duhet te jete i mbrojtur dhe trajtuar gjatė punės sė tij sipas standardeve bashkėkohore, parandalimi i aksidenteve, kulifikimi pėr sigurinė nė punė, kushtet e jetesės dhe tė punės dhe niveli ekonomik i kėtij faktori do tė jenė pėrcaktues nė suksesin e aktivitetit minerar.

4.2. Objektivat e sektorit minerar
Objektivi i pėrgjithshem i zhvillimit tė industrisė minerare nė Shqipėri ėshtė pėrgatitja e politikave tė zhvillimit dhe integrimit tė aktivitetit minerar nė ekonominė nė shkalle vendi, pėr vlerėsimin e potencialit mineral-mbajtes i vendit tonė futjen nė qarkullim me efektivitet ekonomik tė grup-mineraleve tradicionale si edhe atyre tė rinj, dhe promovimi i tyre. Ai duhet parė nė programet e strategjitė e zhvillimit tė vendit si njė perballje me sfidat tė institucioneve administrative e teknike te saj, dhenjes se drejtimeve e masave tė programuara ne vlere e kohe tė shtetit pėr zhvillime tė qendrushme afatgjata dhe prania e suksesit tė politikave tė zhvillimit e tė punėsimit ne vend.
Kėtu del qartė roli i shtetit si pronar i patjetėrsushem i pasurive minerare, per t’i zhvilluar ato duke rritur panderprere gamen e mineraleve nė qarkullim nga njera anė dhe duke kėrkuar e kontrolluar shfrytėzimin e plotė e racional tė tyre, sepse janė pasuri tė papėrteritshme.
Objektiva tė strategjisė pėr aktivitetin minerar:
Objektivi      1
Perafrim i legjislacionit ne pergjigje te integrimit ne BE dhe  zhvillimit tė aktivitetit minerar.
Objektivi      2
Forcimi institucional dhe rritja profesionale e burimeve njerezore per tju pergjigjur nevojave tė shtruara nga industria e ristrukturuar minerare per njė zhvillim tė qėndrueshėm.
Objektivi      3
Formulimi dhe aplikimi i politikave te pėrgjithshme pėr promovimin, pėrdorimin racional tė burimeve natyrore dhe rritjes se rezervave te pasurive minerare.
Objektivi      4
Realizimi i njė kontrolli e mbikqyrje efektive tė shfrytėzimit tė pasurive minerare nė njesite nxjerrėse dhe pėrpunuese tė mineraleve.
Objektivi      5
Monitorim i vazhdueshem i aktivitetit post minerar. Tė sigurojė njė aktivitet minerar respektues ndaj ambientit dhe vendit ku jetojmė. Shiko aneksi IV.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #17 : 28/01/08, 16:04 »
0

IV.   NXITJA E EKSPORTEVE

5.1   Pamje e pergjithshme

5.1.1.   Ecuria e eksporteve

Eksportet konsiderohen si nje nga prioritetet e programit te qeverise ne kuader te
zhvillimit ekonomik dhe  ne perballje me proceset e liberalizimit tregtar dhe integrues te Shqiperise ne tregun nderkombetar.
Gjate 15-viteve te fundit ekonomia shqiptare ka pesuar ndryshime rrenjesore si ne drejtim te bazes se funksionimit te saj ashtu edhe ne drejtim te struktures se perberjes dhe zhvillimit te saj. Ecuria e ekonomise ne keto vite eshte karakterizuar nga luhatje mjaft te medha ne drejtim te stabilitetit, ristrukturimit, ritmeve te rritjes etj, duke pesuar shume transformime. Kjo ecuri ka shoqeruar edhe ate pjese te ekonomise se orientuar drejt eksportit duke e kthyer ekonomine dhe tregun e brendshem ne nje ekonomi dhe treg te mbeshtetur kryesisht tek importi.

Me hyrjen ne fuqi me 1-Dhjetor 2006, te Marreveshjes se Ndermjetme Interim, pritet nje ndikim i ndjeshem ne strukturen ekonomike te vendit. Kjo do te sjelle hapjen graduale  te tarifave doganore per  importet nga vendet e Bashkimit Europian, tarifa te cilat priten te behen zero deri ne fund te vitit 2010. Pritet qe efektet te jene te shumta mbasi me vendet e BE-se ne kryejme rreth 60% te importeve dhe 80% te eksporteve.
Per eksportet, Marreveshja Interim me BE-ne eshte asimetrike, ēka nenkupton se tarifat doganore per eksportet do te ulen me shpejt se ato per importet. Ky eshte nje shans i mire per ta shfrytezuar kete mundesi. Vendi yne ka pasur dhe me pare kuota koncensionare ne disa produkte, per eksporte pa dogana per ne vendet e BE-se, por qe asnjehere nuk ka arritur t’i shfrytezoje ato ne shifrat e percaktuar. Por problemet mendohet se jane me te thella se barrierat doganore, ato jane te lidhura ngushte me strukturen e brendeshme ekonomike te vendit dhe mungesen e strategjive zhvilluese.
Gjate vitit 2005, tregetia e jashteme u karakterizua kryesisht nga nje renie e ritmit te rritjes se eksporteve. Si rrjedhoje rritja e importeve rezultonte me e madhe se ajo e eksporteve edhe ne terma relative krahasuar me vitin 2004. Gjate vitit 2005, eksportet arriten ne 659 milione $ duke u rritur me 9.4 % krahasuar me vitin 2004, nderkohe qe importet kapen shifren 2,623 milione $, duke regjistruar nje norme rritje pret 12.6%. Deficiti tregetar per vitin 2005 arriti ne 1,964-milione $, me nje rritje pret 13.7% krahasuar me vitin 2004. Si rezultat, mbulimi i importeve nga eksportet ra nga niveli prej 25.9% ne vitin 2004, ne 25.1% ne vitin 2005. (Shih Tabelen nr.1, Anex. V)
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, vlereson se  eksportet nga prodhimi i brendshem perbehen nga: artikujt prej gize-ēeliku, mbetjet e bakrit, aluminit, plumbit ne masen 37 %, bimet medicinale 9 %, pijet e ndryshme 3.5%, duhani 3%, minerale (kromi), bitum, qymyre, kripera, materiale  ndertimi 17.5%, lekura e artikujt prej lekure 5.2%, druri e artikujt e tij 4% etj. (Shih Tabelen nr.2, Anex. V)
Eksporti me fason (material porositesi) ka zene 70,4% te totalit dhe eshte i perbere nga tekstil-konfeksione (30.5%), veshjet e kembes (28%), konservat e peshkut me (2,5%), etj. I gjithe prodhimi me fason realizohet me partnere europiane dhe ka si destinacion  kryesisht vendet e BE-sePare zerin kryesor te eksporteve me fason, tekstil-konfeksion, verehet nje renie, qe ka shume arsye, nder te cilat me ndikueset jane: paqendrueshmeria ne furnizimin me energji elektrike dhe konkurenca per kete sektor qe vjen nga Kina dhe India. (Shih Tabelen nr.3, Anex. V)
Sipas dy grupimeve te medha: bujqesore dhe atyre industriale (jo-ushqimore) eksportet perbehen nga:
- Produktet bujqesore te industrise ushqimore 8,2% (nje peshe e qendrueshme ne keto vite) me nje rritje ndaj ’04 prej 9% dhe qe konsiderohen prodhim i brendshem me shume potencial per eksport.
 – Produktet industriale (jo-ushqimore) me 91,8%, te cilet jane dominuar ne mbi 60% nga fasoni, ndersa pjesa tjeter eshte e perbere nga: metale dhe artikujt e tyre dhe pajisje informatike 19% kryesisht nga prodhimi i vendit dhe nje pjese e montimeve te pajisjeve informatike, me nje rritje ndaj ’04 me 17%.!!!!!!!!
- Produkte minerale 5,2% (produkte te brendshme, mineral kromi, bitum, qymyr, etj.) dhe nje rritje prej 38%, - lekura e artikujt e saj 2% (prodhim vendi), me nje renie prej 4%,
 - druri e artikujt e tij me 1,6% (prodhim vendi), me nje rritje 9 % etj. (Shih Tabelen nr.4, Anex V)
Sipas destinacionit, eksportet ne pjesen me te madhe shkojne drejt vendeve te BE-se me 88,6% (dominuar nga Italia, Greqia dhe Gjermania), ku me keto vende punohet kryesisht me materiale porositesi. Me vendet qe kemi MTL (rajon) realizohet 7,5% e eksportit (dominuar nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi). Pjesa tjeter realizohet kryesisht me Turqine (1.7%, kryesisht lekure te ndryshme), SHBA-ne (1%,kryesisht sherebele), etj.(Shih Tabelen nr.5, Anex V)
Pėr pjesėn e parė tė vitit 2006, sipas tė dhėnave paraprake tė bilancit tregtar, deficiti i bilancit tė tregtisė sė mallrave ka arritur nė rreth 830 milionė euro apo rreth 22 pėr qind mė shumė se gjatė tė njėjtės periudhė njė vit mė parė.
Rezulton se shumica e aktivitetit tregetar zhvillohet me Italine e Greqine dhe ne nje shkalle me te ulet me vendet e tjera te BE-25. Pesha e vendeve te caktuara ne vellimin tregetar me BE jane rritur (Italia, Gjermania, Austria).. 
Shumica e malllrave te eksportuara drejt BE-15 rezultojne nga industria e veshjeve/kepuceve, me nje peshe pret 65.6% te eksporteve totale drejt BE-15 dhe me norma rritje pozitive ne krahasim me mitin 2004.
Vendi vazhdon te mbeshtetet tek eksportet “e importeve” te tekstileve e kepuceve, te cilat perbejne rreth 60% te totalit te eksporteve dhe ēfare eshte me e keqja rreth 70% e ketyre eksporteve me material porositesi shkojne drejt Italise. 
Eksportet e ushqimeve dhe pijeve, ku Shqiperia mendohet se ka potenciale eksportuese perbejne vetem 8% te totalit te eksporteve, me nje rritje vetem 3% te peshes, ne krahasim me vitin 2001.
 Burimi: METE 2006
5.1.2   Karakteristikat me te pergjithshme te eksporteve deri ne vitin 2006

Krahasuar me  vitin 1994, eksportet jane rritur rreth 5 here.
Ritmi mesatar vjetor i rritjes ka qene ne vlerat te kenaqshme 15-17%, bazuar ne treguesit ne $-amerikan.
Eksportet kane qene te dominuar mbi 70% nga produkte te  prodhuar me fason.
Llojshmeria e produkteve te eksportuar nga ekonomia e brendshme ne pergjithesi ka qene e qendrueshme, por me nje shkalle jo shume te larte perpunimi dhe vlere te shtuar.
Prodhimet e brendshme jane: bimet medicinale, mineral kromi, nikel, baker, mbetje alumini, gize-ēeliqe, ēimento, bitum nafte, prodhime druri, lekure kafshesh...etj.
Destinacioni i eksporteve ne 90% te tyre eshte drejt vendeve te BE-se.
Vitet e fundit shihet nje rritje e eksporteve drejt vendeve te rajonit, me te cilat zbatohen MTL-te.
Ne raport me PBB-ne pjesa e eksporteve eshte luhatur ne shifrat 7-8% te saj.(Shih Tabelen nr.1, Anex V)
Ne prodhimin per eksport eshte e punesuar me shume se 30% e fuqise punetore te afte per pune.
 
5.1.3   Problemet me kryesore qe ndesh prodhimi per eksport
Ndersa sektori i ndermarjeve private ne Shqiperi ka pesuar nje eksperience zhvillimi te rendesishme ne Shqiperi, shume nga operatoret jane akoma te pamundur te perballojne sfidat e konkurences ne rritje si ne nivel lokal dhe rajonal, si pasoje e kapaciteteve te pamjaftueshme te prodhimit, cilesise se ulet te produktit dhe sherbimit, perpjekjeve te pamjaftueshme ne marketing, mungeses se kapaciteteve dhe aftesive manaxheriale per te pozicionuar produktin e tyre ne tregjet nacionale apo rajonale.
Disa nga problemet, ne menyre te permbledhur jane:
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #18 : 28/01/08, 16:04 »
0

Probleme te pergjithshme
Gjate 5 viteve te fundit keto probleme jane evidentuar si pengesa dhe kerkojne nje nderhyrje energjike per zgjidhjen e tyre si :
i) Faktore qe lidhen me ecurine e reformave strukturore dhe klimen e biznesit ( si paqartesia e te drejtave pronesore, copezimi i tokes bujqesore, pengesat administrative dhe subjektivizmi i administrates, cilesia e ulet e sherbimeve publike, problemet e kreditimit etj;
ii) Faktore qe lidhen me trashegimine izolacioniste, prapambetjen teknologjike, infrastrukturen e dobet etj;
iii) Faktore qe lidhen me kulturen e pamjaftueshme te sipermarrjes dhe te menaxhimit etj.
Probleme me specifike te eksportit te mallrave

i) faktore qe lidhen me aftesine konkurruese te ekonomise, firmave dhe produkteve shqipetare;
ii) faktore qe lidhen me krijimin dhe konsolidimin e organizmave per certifikimin dhe standardet e cilesise se mallrave dhe sherbimeve;
iii) faktore qe lidhen me marketingun e produkteve per eksport  etj.

Te gjithe faktoret e cituar me lart dhe situata tregtare me jashte, shtrojnė per prodhimin ne pergjithesi dhe ate per eksport ne veēanti, nje ndryshim te thelle dhe shume dimensional, per te ndertuar politika zhvillimi sa me gjithperfshirese dhe me nje bashkerendim me te mire ndermjet institucioneve pergjegjese.

5.1.4   Potencialet e produkteve per eksport
Nje vezhgim mbi eksportet i realizuar gjate vitit 2006, ne kuadrin e projektit “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards Project No 2004 / 084-899,
eshte synuar tė identifikohen qartė potencialet e eksporteve, tregjet aktuale dhe ato te synuar, shėrbimet per kompanite eksportuese qe ata  kane vėrtetė nevojė dhe qe do t’i ndihmojnė tė zbatojne planet konkrete tė marketingut nė mėnyrė mė tė suksesshme. Albinvest ne bashkepunim me kete projekt synon tė mbėshtesė eksportuesit, duke u ofruar kompanive njė pakete shėrbimesh dhe programesh tė dobishėm.
Keshtu, disa sektore te industrise si ajo e lekur kepuceve, tekstileve, agro-bisnesi, turizmi si dhe e produkteve te konsumit ne pergjithesi permbajne disa premisa te rendesishme per zhvillimin e avantazheve konkuruese te produkteve Shqiptare ne tregjet nderkombetare.
Prodhimet bujqesore-blegtorale dhe agro-perpunuese jane nje potencial i konsiderueshen per te rritur shifrat e eksportit, ne veēanti mbeshtetja per te rritur prodhimin e produkteve bio. Ne kete sektor shume produkte te fresketa  dhe te  perpunuar rezultojne me shije mjaft specifike dhe shume te preferueshme nga konsumatoret jo vetem vendas, por dhe te huaj.
Mineralet ne Shqiperi perbejne nje potencial tjeter, gjithashtu mjaft te konsiderueshem dhe qe garanton jo vetem permiresimin dhe zbutjen e deficitit tregtar por edhe nje sektor me nje rritje te qendrueshme ne pergjithesi. Gjithashtu me potencial ne rritje mbeten edhe lendet e ndertimit, tashme te testuar ne eksport, si ēimento, gelqere, gure te ndryshem dekorativ, etj. Mos shfrytezimi i deritanishem lidhet me shume faktore, nder te cilat mungesa e investimeve dhe teknologjive te reja ne nxjerrje dhe pasurim, njohja dhe lidhja me tregjet e huaja, kuadri ligjor ne privatizim, shfrytezim etj, jo i plote dhe i paqarte.
Rezervat ujore gjithashtu jane nje potencial i konsiderueshem qe ka Shqiperia, sidomos ne kushtet e kerkesave dhe nevojave gjithnje ne rritje qe kane vendet e tjera per kete produkt. Vendi yne ka rezerva te konsiderueshme te ujit te pijshem, per shfrytezimin e te cilave, megjkithese jane bere disa investime, mbetet akoma shume larg shfrytezimit te leverdiseshmem  te tyre.  
Mundesi tjeter per te ndikuar ndjeshem ne treguesit e tregtise se jashtme te Shqiperise eshte edhe prodhimi me fason ne disa sektore specifike, si ai i veshjeve te kembes-kepuceve, konfeksioneve, mobilerive, peshkut, acugeve, paisjeve dhe montimeve informatike. Pavarsisht nga konkurenca mjaft e larte boterore qe egziston ne keto sektore, vendi yne akoma i ka shanset per te ruajtur avantazhin konkurues nisur nga disa faktore si; afersia gjeografike me tregjet e medha (BE), kostoja e ulet e fuqise puntore dhe eksperienca e akumuluar, popullsia me moshe te re dhe me shpirt sipermarres.

5.2       Politikat  dhe drejtimet strategjike per nxitjen e eksporteve
- Lufta e tregjeve eshte mjaft e veshtire dhe vecanerisht per produktet tona te eksportit. Ne kete kontekst, orientimi i eksportuesve shqiptare per te shkuar drejt specializimit, te produktit dhe sherbimit merr nje rendesi primare. Promovimi i markes shqiptare te produkteve “Made in Albania” eshte objektivi strategjik i nxitjes se eksporteve.

-  Si rezultat i heqjes se tarifave doganore,  do te ndjehet impakti tek firmat vendase dhe flukset e importit do te dominojne ato te eksporteve shqiptare. Kjo do beje qe konkurenca nga vendet e BE-se pritet te rrite presionet per investime ne teknologji apo strategji me agresive te biznesit vendas, qe ne nje periudhe afatgjate do te sjelle nje rritje te konkurrueshmerise te industrive shqiptare.
- Permiresimi i klimes se bisnesit ne pergjithesi, ulja e barres tatimore, permiresimet ne infrastrukture jane faktore te rendesishem per mbeshtetjen e ketyre avantazheve dhe kjo e kombinuar me rritjen e cilesise se manaxhimit dhe aftesive njerzore per nje performance me efikase te bisnesit e kryesisht atij eksportues, synon te sjelle rezultate pozitive. Natyrisht qe njohja e situates (ky vezhgim i ri i eksportit i sherben me se miri ēeshtjes) dhe treguesit aktuale sherbejne si nje instrument monitorues dhe krahasues per te matur efektshmerine e veprimeve dhe masave konkrete te politikave dhe nderhyrjeve te synuara ne vijim.
-Shkembimet tregetare te Shqiperise me vendet e rajonit jane te kufizuara. Eksportet e pergjitheshme drejt rajonit jane dominuar nga maredheniet me nje numur te kufizuar vendesh, kryesisht me rajonin e Europes Juglindore, duke rritur nivelet e tregetise dypaleshe gjate vitit 2005, por nevoja per tregje te reja mbetet nje imperativ per eksportet  shqiptare per te eskploruar.

- Rezultatet e vrojtimit ne kuadrin e projektit CARDS “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards Project No 2004 / 084-899,  kane diktuar nevojen per nje pakete sherbimesh ne mbeshtetje te kompanive eksportuese.
Keshtu kater sherbimet me te kerkuara nga kompanite eksportuese sipas vleresimit paraqiten si me poshte:

(i)   Informacion Tregu, kerkuar nga 48%  e kompanive te intervistruara
(ii)   Pjesėmarrje nė aktivitete tregtare ( panaire dhe ekspozita) tė sponsorizuara,
kerkuar nga 45% e kompanive te intervistuara
iii)       Skema Granti pėr ndarje kostosh  kerkuar nga 41% e kompanive te intervistuara.
iv)        Misione pėr shitje jashtė vendit, kerkuar nga 41% e kompanive te intervistuara.

Keto rezultate te perftuara nga vrojtimi orientojne ndermarrjen e politikave te nevojshme ne drejtim te marketingut te produkteve per eksport.
- Politika e nxitjes se eksporteve, ne menyre qe te perballet me trendet e reja te heqjes se barrierave tregtare dhe konkurences globale,  synon qe te perceptoje objektivisht procesin e internacionalizmit te ndermarjeve dhe si te pergatitet per ndermarjen e sfidave te nje ekonomie te hapur ndaj konkurences globale.
Kur theksi vihet tek eksportet, duhet te kemi parasysh se ky aktivitet eshte pjese perberese e te tere ketij procesi internacionalizimi.
-Internacionalizimi i ndermarjeve eshte nje nga zgjedhjet me te veshtira, sepse implikon nje sere risqesh per keto ndermarje, te cilat do te duhet te operojne ne ekonomi te hapur, ku forcat konkuruese dhe faktoret jane krejt ndryshe nga ato te tregut nacional.

-Qellimi per  programin strategjik ne nxitjen e prodhimit per eksport eshte rrritja e produktivitetit te kompanive Shqiptare duke shfrytezuar avantazhet konkuruese te saj dhe berjen e ekonomise shqiptare kompetitive ne rajon, te krahasueshme me vendet e BE-se dhe me gjere.
Per te arritur ne kete nivel, ekonomia shqiptare, krahas shume objektivave te pergjithshme duhet te arrije nder te tjerat edhe disa nga objektivat me specifike, qe lidhen me ngushte me sektorin e eksporteve, te cilat jane:
1.   Rritja e treguesve te eksportit te mallrave, nepermjet rritjes se kapaciteteve te prodhimit te sektoreve aktuale qe punojne per eksport, si dhe shtimi i games se sektoreve dhe artikujve te rinj per te dale ne eksport, sidomos ne drejtim te mineraleve te reja, artikujve bujqesore dhe agro-perpunimit etj.
2.   Trefishimi, brenda vitit 2009, i investimeve ne sektoret qe do te destinohen kryesisht per eksport, bazuar ne politikat liberale dhe lehtesuese, te nismes se Qeverise  “Shqiperia  nje euro” dhe te pontencialeve reale qe ofron vendi.
3.   Sigurimi i masave lehtesuese per bizneset qe prodhojne per eksport, ne veēanti nxitja e vendosjes se prodhimit me fason drejt zonave dhe rajoneve qe kane papunesi te larte dhe mundesi zhvillimi te kufizuar.
4.   Arritja e vleres se eksporteve ne vitin 2008, ne 770 Mln/ € ose nje rritje mbi 45% me e madhe se vlera e vititi 2005 dhe ne vitin 2013 ne 1500 Mln/€ ose mbi 185% (2.8 here me e madhe) se vlera e vitit 2005.
5.   Ne vitet e para deri ne vitin 2009 do te ruhet ritmi i rritjes prej 13-15%, ndersa ne vitet qe vijne vleresohet ritmi mbi 15% ne vit, si pasoje e rezultateve te investimeve qe do te realizohen, si ato private dhe publike, deri ne vitin 2009.
6.   Ruajtja e ritmit te rritjes se eksportit te mallrave mbi 13-15% ne vitet e para dhe rritja kontributit te sektorit te eksporteve ne rritjen e PBB-se duke arritur ne 14% e PBB-se ne vitin 2013.
7.   Permiresimi i bilancit tregtar, permes rritjes se eksporteve dhe zevendesimit te  importit, te shume produkteve nga prodhimi i ekonomise shqiptare duke arritur ne vitin 2013 ne raportet, 1-njesi eksport, me 2 njesi import.
8.   Arritja ne vitin 2013, ne masen mbi 40% te punesuarve, vetem ne sektorin e eksporteve.
9.   Rritja e aftesise konkurruese dhe menaxhuese, si dhe sigurimi i nje zhvillimi te qendrueshem te kompanive eksportuese ne rrjetin e tregut nderkombetar.
10.   Ruajtja dhe rritja me rime me te larta te eksporteve nga prodhimi vendas ne raport me prodhimin me fason duke arritur ne vitin 2013 ne raportet  60% nga prodhimi vendas dhe 30% nga fasoni.

Ne tabelen e meposhteme jane paraqitur me shifra disa nga objektivat dhe lidhja e tyre me treguesit e tjere makroekonomik.
Eksportet jane paraqitur ne lidhje te ngushte me importet, bilancin tregtar dhe me prodhimin e brendshem bruto. Rritja e prodhimit te brendshem ne vitet e para deri ne vitin 2010 vleresohet te mbahet ne shifra nominale te rritjes prej 9.4% dhe pas vitit 2010 eshte vleresuar me nje renie duke pranuar nje rritja nominale prej 5 %.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #19 : 28/01/08, 16:04 »
0

Dinamika e parashikimeve te eksportit te mallrave dhe treguesve te tregtise se jashtme per periudhen 2007-2013
                                                                                                                                                                                                  Vlera ne Milion €
Pershkrimi    Mln/€   2005
Fakt   2006
Fakt   2007   2008   2009   2010   2011   2012   2013
a. Eksport mall  prodhim  vendas   
Mln/€   158   184
(12)   210
(15)   242
(15)   290
(20)   349
(20)   455
(30)   590
(30)   800
(35)
b.Eksporti me fason (material porositesi)   Mln/€   370   434
(12)   463
(12)   520
(12)   570
(10)   640
(9,5)   684
(6,8)   700
(3)   709
(1,3)
1. Eksporti mallrave gjithsej (X)   Mln/€   528   618   674   762   860   989   1139   1300   1509
2. Importi i mallrave (M)   Mln/€   2108   2415
(11)   2645
(12)   3015
(14)   3166
(5)   3261
(3)   3294
(1)   3294
(0)   3228
(-2)
3. Bilanci tregtar (X-M)   Mln/€   -1580   -1797   -1971   -2254   -2306   -2272   -2155   -1994   -1720
4. Prodhimi BB(GDP)   Mln/€   6619   7310   7994   8755   9577   10525   11051   11604   12180
5. Raporti (X/GDP)   ne%   8.0   8.4   8.4   8.7   9.0   9.4   10.3   11.2   12.5

Burimi :  METE 2007
Shenim: 1) Shifrat ne kllapa, qe ndodhen ne brendesi te tabeles shprehin perqindjen e ndryshimit me periudhen paraardhese.
                  2) Kursi i kembimit te Euros ndaj Lekut eshte  mbajtur konstant ne vlerat  1-€=122,8 lekė.

5.2.1   Masat per arritjen e objektivave ne eksport
Realizimi i objektivave ne eksport kerkon ndermarrjen e nje sere masash, me karakter te pergjithshem apo specifik,qe me poshte jane paraqitur te grupuara sipas natyres se ndikimit.
 Masa legjislative:
1.   Harmonizimi dhe sistemimi i tere legjislacionit qe ka te beje me prodhimin per eksport, financimin dhe levizjen e mallrave, bazuar ne direktivat dhe legjislacionin e BE-se, OECD-se dhe OBT-se, te cilat  per eksportin dhe levizjen e mallrave kane percaktuar rregullat dhe normat perkatese te prodhimeve qe destinohen per eksport.
2.   Harmonizimi i legjislacionit ne prodhim, sherbim dhe shitje te te gjitha produkteve qe prodhohen ne vend ne perputhje me BE-ne, FAO, etj, si; prodhimet bujqesore dhe agro-perpunuese, perdorimin e pesticideve, trajtimin e kafsheve, prodhimet jo-ushqimore, prodhimet e paisjeve te ndryshme  shtepiake dhe ato me shkalle rrezikshmerie, ne shfrytezimin e mineraleve, ne shfrytezimin e pasurive dhe te mbrojtjes se ambjentit etj.
3.   Pergatitja dhe implementimi i  bazes ligjore qe mundeson ndertimin e institucioneve ne sherbim dhe kontroll te biznesit dhe produkteve te ndryshme (institucione financiare, kontrolli, ēertifikimi, etj)
Masa Institucionale:
1.   Krijimi i Fondit Shqiptar te Konkurueshmerise, ne mbeshtetje te ndermarrjeve prodhuese per eksport.
2.   Mbeshtetje per ALBINVEST per te luajtur nje rol te rendesishem ne ndertimin e sherbimit te konsulences, trainimeve, informacionit te nje cilesie te larte per te bere te mundur rritjen e shanseve dhe shfrytezimin me te mire te mundesive per te dale ne eksport.
3.  Ndertimi i sherbimit te inovacionit dhe transferimit teknollogjik per te bere te
     mundur modernizimin e bazes prodhuese per eksport.
4.  Zhvillimi dhe garantimi i nje sherbimi cilesor te konsulences dhe trainimeve per
     rritjen e kapaciteteve manaxheriale dhe teknike te kompanive ne rritje dhe ne
     internacionalizim.
5.  Krijimin e skemave te partneritetit te ndermarjeve lokale me ato nderkombetare
6.  Zhvillimin e projekteve promocionale, kontakteve te bisnesit, futjes se ICT dhe
    e-business model
7. Konsolidimi dhe ndertimi i institucioneve shteterore dhe private qe merren me vleresimin dhe ēertifikimin e cilesise se produkteve dhe sherbimeve, duke filluar qe nga lendet e para, kushtet e prodhimit, manipulimit deri ne kushtet e ruajtjes dhe konsumit te tyre. Ne keto institucione futen ato te; Metrologjise-Kalibrimit, Standartet, Konformitetit, Akreditimit, Analizave Laboratorike e Mikrobiologjike, Kodifikimin, etj. Te gjitha keto institucione qe bjene pjese ne infrastrukturen e cilesise, vleresohen shume te domosdoshme per te mundesuar dhe rritur sigurine dhe shanset e prodhimeve shqiptare, jo vetem per te dale ne eksport, por edhe per tregun e brendshem.
8. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve dhe inspektoriateve qe te mundesojne rregjistrimin, certifikimin e subjekteve prodhues dhe bizneseve te ndryshme ne Shqiperi. Keto institucione do te merren: me rregjistrimin e gjese se gjalle, pemtarise, kadastrimi i tokes dhe perberjes se saj, regjistrimi dhe certifikimi i stabilimenteve te kafsheve, fermave, perpunimit te produkteve ushqimore, te konservimit te perimeve, peshkut, mishit, stabilimentet e shfrytezimit te mineraleve, prodhimeve produkteve industriale dhe respektimit te normave te mjedisit, etj. Keto institucione dhe informacione te tyre rrisin sigurine, lehtesojne  dhe mundesojne futjen e ketyre produkteve ne tregjet e BE-se.
Masa me karakter organizativ, informativ dhe  infrastrukturor.

1.   Organizimi i seminareve dhe programeve per krijimin e nje sistemi te marketingut efektiv dhe menaxhimit te cilesise se produktit, sjellja e produktit ne standartet dhe normat qe kerkon tregu i jashtem, krijimi i bazes se te dhenave dhe shkembimit te informacionit me tregjet e huaja, stimulimi i krijimit te studiove, agjensive dhe konsulenteve profesioniste per biznesin, duke dhene asistence si ne organizim, menaxhim, marketing, etj. Krahas rolit qe ka METE nje detyre funksionale i mbetet institucioneve  me te specializuara dhe te lidhura ngushte ne kete fushe si; Albinvest, Agjensite rajonale te zhvillimit te biznesit, drejtorite e zhvillimit te bujqesise dhe ushqimit ne prefektura, studiot dhe konsulentet private te biznesit, projekte te ndryshme asistence, etj.
2.   Ngritja e Qendrave te Grumbullimit per manipulim, perpunim, standardizim, amballazhim, si dhe furnizim-shperndarje ne tregun me pakice dhe eksportim te produkteve bujqesore e blektorale.
3.   Ndertimi i thertoreve dhe trajtimi i mishit te kafsheve dhe shpendeve ne te gjithe territorin e vendit kryesisht ne fshatra me baze zone. Masat 2 dhe 3, konsiderohen si qendra katalizatore te prodhimit agro-industrial, te cilat mendohen te ngrihen brenda 2008.
Impaktet e ketyre qendrave vleresohen ne drejtim te; ritjes se vleres se tregut te prodhimeve te fermereve. Qendra te tilla stimulojne rritjen e prodhimit, specializimin e tij. Nga ana tjeter krijohen mundesite reale per bashkimin dhe grupimin e fermereve bazuar ne kulturat dhe produktet qe ata do te prodhojne, deri ne krijimin e shoqatave te ndryshme prodhimi. Nje forme organizimi e tille, rrit gjithashtu mundesite per kreditim dhe financim te fermereve, mundesite per tu informuar mbi  teknologjine e prodhimit, varitete me te mira, trajtimin me te kualifikuar te kulturave, marketingun dhe rrjetin e shperndarjes etj.
4.   Ndertimi i nje qendre eksporti te trajtimit te produkteve per eksport ne afersi te Portit te Durresit. Ne kete qender jo vetem do te  perpunohen produktet dhe nje sere sherbimesh shtese si standardizimi, ambalazhimi etj, duke i dhene produktit nje vlere te shtuar kundrejt standardeve nderkombetare. Brenda vitit 2010.
(Shiko: Tabela nr.6. Anex V)
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #20 : 28/01/08, 16:04 »
0

V.   INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (IHD)

6.1.   Pamje e pergjithshme

6.1.1   Ecuria e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi

Megjithese flukset e investimeve te huaja ne Shqiperi kane qene ne rritje te vazhdueshme, ato mbeten ne nivele shume te ulta nese i krahasojme me Rajonin. Kjo si pasoje e nje trashegimie negative te demtimit te rende te klimes se biznesit, per shkak te pengesave te konsiderueshme administrative, korrupsionit te perhapur, dobesive regullatore si dhe riskut te perceptuar ekonomik dhe politik te vendit.

 
         Burimi: Banka e Shqiperise
Investimet e huaja direkte, gjate viteve te fundit, siē mund te vihet re dhe ne grafikun e mesiperm, kane pesuar nje rritje te konsiderueshme. Gjate vitit 2004, per shkak edhe te privatizimit te Bankes se Kursimeve, fluksi i FDI-ve per kete vit, arriti vleren prej 341 milion USD. Per vitin 2005, investimet e huaja direkte per efekt edhe te mungeses se privatizimeve, zbriten ne 255 milion USD.

Fluksi i investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri ėshtė mė i ulėt krahasuar edhe me vendet e tjera tė rajonit, tė cilat me pėrjashtim tė Bullgarisė dhė Rumanisė nuk shquhen pėr tėrheqje tė IHD-ve, pėrveē nė fushėn e privatizimeve. Siē mund tė shihet nė Figurėn 1, nė tė shkuarėn Shqipėria nuk ėshtė paraqitur mirė nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit.  Po tė krahasosh pjesėn e tregut, Shqipėria ėshtė pėrfituesi mė i vogėl i IHD-ve krahasuar me vendet e tjera.

Figura 1: Peformanca e IHD-ve nė  rajonin  e Europes Juglindore

Burimi: UNCTAD WIR 2005
Burimi: UNCTAD WIR 2005

Burimi: UNCTAD WIR 2005


Nga pikėpamja e origjinės, Italia dhe Greqia ruajne nje pozicion mbizoterues ne investimet e huaja direkte ne Shqiperi: 51 per qind e ndermarrjeve te investimit direkt jane me pjesemarrje te kapitalit te huaj italian dhe 24 per qind me kapital te huaj grek. Ndjekesit me te afert jane kapitali turk (4 per qind) dhe ai amerikan (3 per qind). Nderkohe, verehet nje hapje drejt lindjes se mesme, shoqeruar edhe me rritjen e flukseve te kapitalit nga keto vende. 
            
Ne kendveshtrimin e stokut te kapitalit te huaj, ne fund te vitit 2004, jo me pak se 82 per qind e ketij stoku ishte per llogari te vendeve te Bashkimit Evropian, me investitore kryesore Greqine (me 48 per qind te stokut te kapitalit te huaj ne fund te vitit 2004) dhe Italine (me 30 per qind). Greqia dhe Italia kane rritur ndjeshem pranine e tyre ne stokun e kapitalit te huaj ne vend. Afersia gjeografike e Shqiperise me keto dy vende si dhe nje bashkepunim i fuqishem ekonomik me BE, jane nder arsyet kryesore per dominimin e investitoreve te huaj nga keto vende.


Rritja e stokut te kapitalit te huaj ne vite, verehet te kete qene me e ndjeshme persa i perket kapitalit grek. Ky i fundit, ne fund te vitit 2004 vleresohet ne rreth 18 miliarde leke nga 7 miliarde leke vleresuar ne fund te vitit 2001. Kapitali grek eshte i perqendruar kryesisht ne sektorin e komunikacionit (68 per qind) ardhur si rezultat i perfshirjes ne privatizime gjate viteve 2000-2001 dhe tregtise me shumice (13 per qind).

Burimi: Banka Shqiperise
Pergjate viteve te fundit eshte zbehur disi prania e tij ne industrine e veshjeve. Kapitali italian per periudhen e vrojtuar (2001-2004), ka ruajtur rreth intervaleve 60-65 per qind perfaqesimin e tij me investime ne industrine perpunuese. Ne fund te vitit 2004, stoku i kapitalit italian vleresohet ne rreth 11.3 miliarde leke nga 3.8 miliarde leke ne vitin 2001 (burimi: Banka e Shqiperise).
Persa i perket shperndarjes gjeografike te IHD ne Shqiperi, vihet re nje perqendrim i tyre ne Tirane (52%) dhe ne pjesen perendimore te vendit.
Shperndarja sektoriale e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi tregon nje shkalle te larte perqendrimi te tyre ne industrine perpunuese dhe ne tregti.

6.1.2   Problematika  qe has sektori

Zonat ku jane perqendruar IHD jane zona me te ardhura me te larta dhe infrastrukture me te zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit, jane nder zonat me pak te preferuara nga investitoret e huaj. Perveē infrastruktures se pazhvilluar te ketyre zonave dhe marketingut te munguar, nje rol te rendesishem mendohet te kete luajtur migrimi i brendshem dhe i jashtem, i cili veshtireson gjetjen e fuqise punetore te kualifikuar ne to. Megjithate, nje perqindje te konsiderueshme te IHD kemi ne rrethe kufitare me Greqine, si Korēa dhe Gjirokastra.
Investimet ne industri kane synuar sektoret me perqendrim te larte te fuqise punetore dhe jo ato me perqendrim te kapitalit ose te teknologjise duke i lene pak hapesire rolit te investimeve te huaja ne transferimin e teknologjise dhe rritjen e kapacitetit teknologjik te prodhimit ne vend, duke minimizuar efektet pozitive anesore te ketyre investimeve ne sektoret e tjere te prodhimit.

 Shkaqet e Nivelit te ulet te FDI-ve ne Shqiperi vijne si rezultat: 
•   Problemi i imazhit eshte nje drejtim ku do te  perqendrohet puna ne te ardhmen per te siguruar nje ndryshim te shpejte te imazhit per Shqiperine ne vendet e huaja.
•   Problemet dhe konfliktet lidhur me pronesine mbi token , procedurat burokratike per rregjistrimin e te drejtave te pronesise, per aprovimin dhe dhenien e lejeve te ndertimit kane krijuar gjithmone nje barriere per investimet e huaja.
•   Niveli i informalitetit te ekonomise eshte gjithashtu nje drejtim qe do te synohet te permiresohet ne te ardhmen, per te sigurua nje konkurence te ndershme ne treg
•   Procesit te ngadalshem te privatizimeve, ndermarrjeve te mesme dhe te medha te shtetit ne sektoret industriale me intensitet te larte kapitali, dhe sektoreve strategjike si energjia, telekomunikacioni.
•   Perceptimi ende i nje risku politik dhe ekonomik te vendit nga investitoret potenciale te huaj.
•   Funksionimi i dobet i institucioneve publike, korrupsioni, trafiqet dhe zbatimi i dobet i ligjit.
•   Mungesa e efikasitetit dhe kostoja e larte e infrastruktures ( transport, energji, uje) si dhe mungesa e parqeve industriale per FDI-te orientuara nga eksporti dhe turizmi. Ndonese ekziston nje ligj qe lejon krijimin e zonave te lira dhe parqeve industriale deri tani ne Shqiperi nuk eshte krijuar ndonje zone e lire apo park industrial.
•   Pamjaftueshmeri e sherbimeve financiare, bankare dhe jobankare (nivel i ulet i kreditimit, cilesi e ulet e sherbimeve financiare per tregeti nderkombetare, shkalla e larte e interesit, kerkesat e larta per kolateral, sherbimet e kompanive te sigurimit etj.)
Analiza SWOT
Mundesite
•   Integrimi Europian
•   Integrimi ekonomik rajonal (Cefta)
•   Diaspore e gjere
•   Reforma e Sistemit te Arsimit
•   Rindertimi i Infrastruktures   Pikat e Forta
•   Afersi gjeografike me pjesen me te madhe te rajoneve dhe tregjeve ne Europe
•   Fuqi punetore e kualifikuar me nje kosto relativisht te ulet
•   Kulture pune
•   Burimet minierare
•   Atraksionet natyrale dhe turistike
•   Nje ambjent ligjor i pranueshem per investim
Pikat e dobta
•   Tregjet e vogla vendase
•   Te ardhura te ulta per fryme
•   Infrastrukture e dobet
•   Teknologji industriale e vjeteruar
•   Sektor i dobet financiar   Risqet
•   Konkurrenca e vendeve fqinje
•   Rritje ne paga dhe humbja e avantazhit konkurues te kostos se ulet te punes

6.1.3   Mundesite per investime ne sektore te veēante

6.1.3.a   Industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve

Sektori i lekure-kepuceve eshte nje nga sektoret me te rendesishem si nga pikepamja ekonomike ashtu dhe nga ajo sociale dhe perben 10% te prodhimit industrial si dhe perfaqeson rreth 14% te punesimit. Sektori ka pasur nje rritje te konsiderueshme edhe persa i perket eksporteve; ato u rriten me 9% ne vit per vitet 1999-2002 ndersa ne vitin 2003 me 32% dhe ne 2004 me 23%. Kjo industri perfaqeson gjithashtu 30% te eksporteve totale te Shqiperise. Bazuar ne nje studim te kryer nga Acit ne nentor 2004 investitoret ne kete sektor jane perqendruar ne prodhim kepucesh (23%), faqosje kepucesh (32%), perpunim lekuresh (25%).
Shqiperia ka gjithashtu nje industri veshjesh ne zhvillim e siper, e cila ka terhequr investime te huaja kryesisht nga Italia, Gjermani dhe Greqia. Aktualisht ne sektor operojne rreth 50 firma te huaja dhe 17 shqiptare te cilat punesojne rreth 10000 punonjes.

Mundesite per investime te reja ne keto sektore percaktohen kryesisht nga keto faktore konkurrues qe Shqiperia disponon:
•   Nje treg me i gjere i hapur ne saje te nenshkrimit te Marreveshjeve se Tregtise se Lire per Europen Qendrore CEFTA
•   kosto e ulet e punes (mesatarisht 150-200 dollare ne muaj),
•   disponibilietet i krahut te punes se kualifikuar si pasoje e nje eksperience te maturuar tashme ne kete sektor,
•   logjistika; mundesi per prodhim ‘just in time’ dhe me cilesi te larte fale pozicionit strategjik prane tregjeve kryesore si Italia dhe Greqia dhe standardeve te aplikuara nga ndermarrjet shqiptare

Tregjet kryesore ne keto sektore ku duhet te perqendrohen edhe aktivitet promovuoese jane Italia, Greqia dhe Gjermania. Interesi mund te jete si per investime te reja ne vend, por edhe per nenkontraktore me firmat ekzistuese vendase.

6.1.3.b    Sherbimet ndaj biznesit

Me qellim permiresimin e efiēences dhe produktivitetit, kompanite multinacionale perfitojne avantazhe te medha duke konsoliduar aktivitetet si sherbimet ne nje vend te caktuar dhe duke i standarizuar ato ne te gjithe boten. Kjo po krijon mundesi te reja per investime te huaja direkte per vendet ne zhvillim e siper te cilat kane avantazhe kostoje mjaft me te medha sesa vendet e zhvilluara. Metoda e preferuar per kete konsolidim nga kompanite eshte ajo e te besuarit te ketyre aktiviteteve/sherbimeve kompanive te tjera (outsourcing).
Ne kete aspekt Shqiperia paraqet mundesi te medha per te thithur kater llojesh investimesh te huaja te orientuara nga eksporti: qendra te kujdesit ndaj klientit (customer support centers), qendra sherbimi te perbashketa (dataprocessing), sherbime te teknologjise se informacionit (IT) si dhe Seli rajonale per bizneset (Regional headquarters). Nga studimet e kryera rezulton qe ne afat shkurter mundesite me te mira per te thithur investime i kane dy sektoret e pare (qendra te kujdesit ndaj klientit dhe perpunimi i te dhenave). Kjo fale disa avantazheve konkurruese si: Force punetore e kualifikuar, me zoterim te gjuheve te huaja dhe me kosto  mesatare sa nje e pesta e vendeve europiane; ambjente, zyra te mjaftueshme ne treg, rrjet i telekomunikacionit ne zhvillim etj.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #21 : 28/01/08, 16:04 »
0

.1.3.c     Bujqesia dhe Agrobiznesi

Shqiperia ka mundesi te konsiderueshme ne zhvillimin e bujqesise  ne saje te klimes se saj te favorshme dhe krahut te lire te punes ne zonat rurale. Per shkak te metodave akoma tradicionale te prodhimit te frutave, perimeve, mishit dhe produkteve te qumeshtit duke perdorur me pak shtesa artificiale, pesticide dhe kimikate, Shqiperia eshte bere e mirenjohur si nje prodhues i nivelit boteror dhe eksportues i ushqimeve organike ne  rajonet me te medha, tregjet Evropiane dhe Amerikano-Veriore.
Masa mesatare e nje ferme eshte afersisht 1 ha, qe renditet ndermjet 1,3 ha ne fushe dhe rajonet kodrinore dhe 0,8 ha ne male. Trojet e fragmentarizuar jane dukshem nje pengese per metodat eficente te prodhimit dhe e masave ekonomike.
Sidoqofte potenciali bujqesor shqiptar eshte i konsiderueshem; klima e bute mesdhetare ( dimer i bute dhe vere e thate) dhe shira te bollshem (ne masen 1400 mm, ne zonat bregdetare, 1.800 dhe 3.000 ne zonat kodrinore dhe malore) jane vecanerisht te pershtateshme per kultivimin e frutave te hershme dhe te vonshme, ullinjve dhe bimeve mjekesore, si dhe prodhimin e veres.

Agroindustria eshte gjithashtu nje pjese e rendesishme e ekonomise shqiptare. Bujqesia dhe agroindustria kontribojne ne GDP me 25% dhe ne punesim me 60%. Agroindustria eshte nje sektor ne rritje te vazhdueshme por niveli i pergjithshem i prodhimit nuk mbulon nevojat e konsumit.
Mundesite per investime ekzistojne ne disa nensektorė te kesaj indutrie, por me interesant paraqiten ato segmente ne te cilet ekziston eksporti siē jane bimet mjeksore, perimet e sezonit dhe jo te sezonit, produktet e konservuara si ullinjte apo vaji i ullirit, peshku i fresket dhe ai transformuar etj. Qeveria me qellim per te nxitur zhvillimin e vreshtarise, pemetarise dhe ullirit, ka miratuar krijimin e nje fondi ndihme per fermeret ne vlere prej  400 milion Leke.

6.1.3.d    Minierat

Shqiperia ka burime minerale te konsiderueshme pershire kromin, baker, nikel dhe qymyr. Cilesia dhe sasia e kromit eshte vecanerisht e larte. Para 1990 Shqiperia zinte vendin e trete ne bote per prodhimin e ketij minerali per asye te reservave te konsiderueshme te tij. Mineralet e nxjerra perpunohen pjeserisht dhe me pas eksportohen ne menyre direkte. Mund te ekzistojne mundesi per perpunim te plote.

Shqiperia ka gjithashtu reserva te pashfrytezura te shkembinjve te fosfatit dhe boksiteve. Sipas eksperteve e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes keto rezerva kane permbajtje te ulet te lendes se dobishme. Nje miniere boksiti po operon per te siguruar lenden e nevojitur nga industria kombetare e cimentos nderkohe qe nuk punohet ne minierat e fosforitit.

Industrite nxjerrese jane ne duart e sektorit privat dhe si rezultat ekzistojne mundesi per investime te reja (greenfield) ne kete sektor. Mundesi te reja investimi mund te paraqiten gjithashtu edhe nga terheqja ose mbarimi i kontratave me konēesionaret ekzistues.

6.1.3.e     Nafta dhe Gazi

Ne bilancin energjitik te vendit tone burimet me baze hidrokarbure zene rreth 62%. Nevojat e vendit plotesohen me rreth 40-45% (prodhim i shoqerise publike ARMO Sh.a.)me prodhimin e vendit dhe pjesa tjeter sigurohet nga importi i cila realizohet nepermjet shoqerive te tregetimit me shumice. Sot jane te licensuar rreth 107 shoqeri anonime per tregetimin e karburanteve.
Industria e Naftes dhe Gazit ne fillim te tranzicionit trashegoi vendburime te zbuluara me resurse te konsoliduara nafte nentoke si dhe nje pervoje te plote ne kerkim, prodhim, rafinerim, sherbime dhe tregetime te naftes gazit dhe nenprodukteve te tyre. Me kalimin ne ekonomine e tregut u vune re mosperputhje ndermjet nevojave per investime dhe mundesive te saj e cila shkaktoj nje renie te prodhimit te naftes 2.5 here dhe te gazit 24 here. Vendburimet e naftes ne kete kohe gjendeshin ne nje stad shfrytezimi te vonshem dhe me nje teknologji te amortizuar fizikisht dhe moralisht.
Ne periudhen ne vazhdim industria e naftes dhe gazit do te vazhdoje te jete nje sektor i rendesishem i ekonomise se vendit, si ne pikpamje te peshes qe do te zere ne bilancin energjitik, ashtu dhe ne zhvillimin e prones, per te finalizuar trasformimin e plote te prones shteterore ne prone private.
Rezervat fillestare te naftes vleresohen: a) gjeologjike 430 milion ton dhe b) te nxjershme rreth 80 milion tone. Rezervat e nxjershme te mbetura me 01.01.2005 jane rreth 30 milion tone nafte bruto nga te cilat rreth 10 milion ton ne formacione gelqerore dhe 20 milion ne formacione ranore.
Rezervat fillestare te gazit ne vendburimet e gazit jane rreth 500 milion Nm3 te nxjershme dhe ne vendburimet e naftes, ne formen e kapeles gazore dhe te gazit shoqeruese jane 8.8 miliard Nm3.Rezervat e nxjershme te mbetura me 01.01.2005 jane rreth 3.6 milion.
Si rezultat i ristrukturimit te shoqerive te naftes, i zbatimit te marreveshjes hidrokarbure ne zonen e Patos Marinzes dhe i perdorimit te teknologjive te reja te shfrytezimit ne periudhen pas vitit 1998, u realizua nje rritje e prodhimit te naftes dhe gazit me rreth 10% ne vit dhe parashikohet nje rritje me e madhe ne vitin 2006,duke arrite nė rreth 560 mije ton nga 448 mije ton qe u prodhuan ne vitin 2005. Per me tej programohet te rritet prodhimi i naftes dhe i gazit me te ritme me te larta pasi do te jap nje impakt zbatimi i MH me Patos-Marinze .
Kerkimet dhe prodhimet e naftes dhe te gazit ne teritorin Shqiptar behen vetem sipas Marrėveshjeve Hidrokarbure, te cilat jane mareveshje e formes koncesoniare,  (tė pėrpiluara sipas modeleve ndėrkombėtare), nenshkruhet nga Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes (ministria pergjegjese per hidrokarburet), sipas propozimit te bere nga grupi negociues ne perberje te AKBN dhe me pas miratohet me Vendim te Keshillit te Ministrave . Zbatimi i ligjit mundesohet nga njė paketė fiskale e posaēme e parashikuar me ligjin nr. 7811, tė datės 12.04.1994 “Pėr aprovimin e dekretit nr. 782, datė 22.02.1994 “Pėr sistemin fiskal ne sektorin e hidrokarbureve (Kerkim – Prodhim)
Gjate periudhes 16 vjecare jane konkretizuar me nenshkrimin e 17 Marreveshjeve per hidrokarbure. Deri tani jane investuar per kerkimin e naftes nga shoqerite e huaja rreth 500 milion USD.
Ne sektori hidrokarbur kryejne aktivitete shoqeri private te vendit dhe te huaja ne te gjitha sferat e aktivitetit nga kerkim prodhimi deri ne tregetim marketingun e nenprodukteve te naftes dhe gazit.
Projektet dhe investimet prioritare per nje periudhe afatmesme ne sektorin hidrokarbur parashikohet te realizohen ne drejtimet e meposhteme:
-  lidhja e Shqiperise me rrjetin naftes dhe gazsjelles te Europes Juglindore;
-  aplikimi i teknologjive te avancuara per nxjerjen e naftes nga vendburimet e njohura;
-  rikonstruksioni  dhe ndertimi i rafinerive te naftes;
-  kerkimi i naftes dhe gazit nga shoqerite e huaja ne kuadrin e MH;
-  rehabilitimi i mjedisit dhe ruajtja e tij; 
-  ndertimi i depozitave bregdetare;
-  sherbimet mbeshtetese etj.
Procesi i privatizimit te sektorit hidrokarbur, eshte nje mundesi tjeter e cila do te siguroje nje eficience me te madhe si ne drejtim te prodhimit, rafinimit dhe tregetimit te hidrokarbureve.

6.1.3.f     Turizmi

Shqiperia ka pasuri te mjaftueshme natyrore dhe nga pikpamja turistike. Bregdeti shqiptare zgjatet ne nje gjatesi prej 450 km dhe permban disa nga zonat bregdetare me te pastra dhe me te bukura ne te gjithe Mesdheun Verior, qe mund te konkurojne bregdetet e Italise dhe te Kroacise. Jugu i Shqiperise eshte vetem pak larg nga nje destinacion tjeter te madh turistik- Ishulli Grek i Korfuzit.
Qeveria po pėrgatit njė projekt ligj tė ri mbi turizmin, i cili do te percaktoje planet e tij per zhvillimin e ketij sektori dhe pritet te hyje ne fuqi brenda vitit 2007.
Prespektivat per IHD ne sektorin e turizmit jane te kufizuara per shkak  te infrastruktures se pazhvilluar ne Shqiperi, mungesa e lehtesirave turistike dhe me e rendesishmja problemet me pronat dhe regjistrimet  qe veprojne si barriera ne investimet turistike. Te gjithe keto faktore ndihmojne ne krijimin e imazhit te Shqiperise si destinacion turistik i mundshem por jo ekzistues. Per kete arsye fillimisht IHD ne turizmin shqiptar do te vijne nga ndertuesit e fshatrave turistike dhe marinave.

Problemet e lindura me zhvillimin e planit Club Med prane Sarandes, tregojne se akoma  ekzistojne probleme me pronat  dhe se ka vend per permiresimin e kuadrit ligjor perpara se Shqiperia te shfrytezoje  potencialin e saj turistik.

6.1.3.g    Elektro-Energjia

Te dhena baze per sistemin elektroenergjetik shqiptare
Ekonomia shqiptare aktualisht ka nevoje per rreth 6.5 deri 7 miliard kilovatore energji elektrike ne vit.
Prodhimi mesatar vjetor eshte rreth 4 deri 4.4 miliard kilovatore.
Duhet te importoje rreth 2.5 miliard kilovatore ne vit.
Fuqia e instaluar eshte rreth 1450 MW.
Ka nje deficit ne fuqine e instaluar prej rreth 800-900 MW.
Rreth 98% e energjise elektrike prodhohet nga hidrocentralet.
Cmimi mesatar i shitjes se energjise elektrike per vitin 2006 parashikohet te jete rreth 7,4 leke/kWh.

Mundesite e investimit ne ndertimin e burimeve te reja gjeneruese
Ne burimet gjeneruese mundesite per investime jane shume te medha, sepse siē treguam me siper nevojat per energji nga burimet e vendit plotesohen ne masen 60-70%, ne vartesi te kushteve hidrologjike.

Edhe pse 98% e prodhimit te energjise elektrike sigurohet nga energjia hidrike, perseri mundesite per te investuar ne ndertimin e hidrocentraleve jane shume te medha, sepse deri tani jane shfrytezuar rreth 30-35% e potencialeve ujore qe ekzistojne ne Shqiperi per prodhimin e energjise elektrike.

Mundesite per ndertimin e hidrocentraleve jane te medha, duke filluar nga ndertimi i atyre te vegjel, me fuqi te instaluar deri ne 2 MW, te atyre te mesem me fuqi te instaluar.

Per ndertimin e hidrocentraleve ekzistojne studime te vjetra dhe te reja, ku jane percaktuar akset e mundeshme per ndertimin e rreth 40 hidrocentrale te vegjel, ne perrenj apo degezime lumenjsh, me nje shtrirje ne te gjithe Shqiperine.

Gjithashtu ka studime prefizibiliteti per shfrytezimin e potencialit te te gjithe lumenjve te medhenj te vendit dhe akse ku mund te ndertohen hidrocentrale te fuqive nga 60 ne 350 MW te instaluar.
Lumenjte kryesore ku mund te ndertohen hidrocentrale jane ai i Vjoses ne Shqiperine e Jugut, i Devollit ne Shqiperine Qendrore dhe i Drinit ne ate veriore.
Si objekte me te medha hidrike qe parshikohet te ndertohen jane HEC-et ; Bratile, Bushat; Tepelene; Skavice; Banje, etj;

Per te patur nje ballancim te prodhimit hidrik me ate termik dhe per te permiresuar parametrat e rrejtit elektrik, kemi studime dhe per mundesite e ndertimit te termocentraleve ne disa pika te sistemit.
Si objekte te rendesishme termike mund te permendim:
-   TEC-in e Vlores, me financim te B.Boterore, BEI-t dhe BERZH-it, me fuqi rreth 100 MW, qe do te filloje ndertimin gjate vitit 2007.
-   TEC-e te tjere me financime te investitoreve potenciale.

Mundesite e investimeve ne rrjetin e transmetimit.

Sistemi Elektroenergjetik Shqiptar, me perjashtim te investimeve te medha te bera vitet e fundit ne disa nyje, qe perbenin emergjence, ka nje rrjet relativisht te vjeter, te amortizuar, me teknollogji ruse, kineze, ēeke, italiane dhe jashte kerkesave te kohes.
Rrjeti i transmetimit dhe nyjet tranformuese ne shumicen e tyre nuk perballojne ngarkesat e nevojeshme dhe nuk jane te pershtateshme per implementimin e teknollogjive moderne ne drejtimin dhe shfrytezimin e sistemit energjetik dhe pjesemarrjen ne tregun rajonal te energjise.
Per kete arsye jane kryer studime dhe jane identifikuar objektet me rendesi kombetare dhe rajonale per te realizuar ndertimin e nje rrjeti bashkekohor si nga pajisjet dhe parametrat.
Si objekte me te rendesishme konsiderohen ndertimi i:
-   Qendres se re dispecer, me financim te qeverise italiane;
-   Linjes 400kV Elbasan –Tirane, nenstacionit 400/220 kV ne Tirane, linjes Tirane – Vau i Dejes dhe me tej Vau i Dejes-Podgorice, me financim te KfW dhe te Qeverise Italiane, si dhe Vau i Dejes- Kosove.
-   Nenstacionit te Babices ne Vlore me financim te qeverise Koreano Jugore dhe linja 220 kV Fier –Vlore.
-   Fuqizimi dhe rehabilitimi i te gjithe nenstacioneve 220 kV me financim prej 27 milion USD, 20 milion EURO te BERZH-it dhe 5 milion EURO te sh.a. KESH, ne kuader te projektit APL2.
-   Linja 400 kV Zemblak - Bitola

Mundesite e investimeve ne shperndarje.

Investime te rendesishme do te kryhen edhe ne rrjetin shperndares. Shumica e investimeve ne kete sektor jane te gershetuara me ndertimin apo fuqizimin e nenstacioneve te financuar nga donatoret:
-   Nenstacionit te Uznoves ne Berat me financim te B.Boterore;
-   Nenstacionit te Elbasanit me financim te B.Boterore;
-   Nenstacionit te Gjirit te Lalezit me financim te B.Boterore;
-   Fuqizim i sistemit te nenstacioneve dhe linjave te tensionit te larte ne zonen e Vaut te Dejes;
-   7 nenstacione me financim te Bankes Japoneze per Investime me Jashte;
-   Nenstacione me financim te BEI-t ne Vlore, Elbasan dhe Kavaje, etj:
Pevec sa me siper projektet  do te perqendrohen:
-   Ndertimi i linjes 110 kV Babice (Vlore) – Sarande dhe i dy nenstacioneve 110/20
            kV ne Dukat dhe Himare dhe i rrjetit te tyre shperndares;
-   Ndertimi i linjes 110 kV Zemblak (Korce) - Erseke  - Permet – Gjirokaster
-   Ndertimi i nenstacionit te ri 110/20 ne Gjirokaster dhe i rrjetit shperndares

Strategjia Kombetare e Energjise ka parashikuar nje vlere prej rreth 1,2 miliard dollare per invesime ne sektorin elektroenergjetik, per periudhen deri ne vitin 2015, ose rreth 100 milion dollare ne vit.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #22 : 28/01/08, 16:04 »
0

6.2  Politikat dhe  drejtimet Strategjike ne fushen e IHD-ve

Investimet e huaja te deri tanshme jane orientuar ne ato sektore te cilet per vete karakteristikat e tregut, dhe te tranzicionit ne Shqiperi mund te ofronin mundesi me te medha ne rikthimin e investimeve dhe kontrollin e risqeve te ketij tregu. Shqiperia eshte tashme ne nje gare me vendet e rajonit persa i perket thithjes se ketyre investimeve.
Ne keto kushte, pervec synimeve te promovimit dhe nxitjes se investitorve te huaj per te investuar ne Shqiperi,
- synohet te kombinohen gjithnje e me shume perpjekjet per te nxitur krijimin e industrive te reja ne vendin tone nga investimet e brendshme, te cilat do te japin efekt te mevonshem ne terheqjen e kapitalit te huaj.
- Industrite e reja ne kushtet e nje konkurence gjithnje e me te hapur do te lindin nga inovacionet teknollogjike, nga lindja e nevojave te reja te konsumatoreve ose nga ndryshime te tjera ekonomike dhe strategjike qe ngrene nje produkt te ri ose nje sherbim te ri ne nivelin e nje mundesie biznesi potencialisht te ndjeshem.
- ne procesin e transferimit te teknollogjise duhe te kemi paraysh gjithnje e me shume se kjo qendron midis tendences se nevojave te tregjeve konkuruese dhe ate te nje realitetit tjeter, ate te investimeve nderkombetare dhe transfertave teknllogjike te percaktuara nga vendimet e kompanive multinacionale te marra ne konteksin e nje ekuilibri oligopolistik ne te cilin  keto kompani mbeshtesin dominancen e tyre strategjike. Por mund te ndodhe , sic theksuam edhe me siper, drejtimi i teknologjise dhe know-how mund te varet edhe nga karakteristikat e ekonomive pritese si dhe nga ekzistenca e nje ambjenti konkurues apo teknologjive lokale.
- Persa i perket ceshtjeve te kostos, si nje drejtim per ofrimin e avantazheve konkuruese, ne Shqiperi, praktikat e deritanishme  shpesh i jane referuar cveshtjeve te kostove te prodhimit,  duke harruar ato te marketingut, sherbimit , infrastruktures etj. Gjithashtu edhe barrierat e hyrjes  strukturore dhe reagimi i pritshem i firmave te tregut rajonal dhe atyre global perbejne koston dhe cmimin qe duhet te paguajme per te arritur objektivat e thithjes se kapitali boteror.
- Politikat mbeshtetese ne fushen e investimeve, do te vazhdojne te thellohen ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit, infrastruktures fizike, sherbimet utilitare si dhe permiresimi i vazhdueshem i kuadrit regullator qe ndikon direkt ne reduktimin e kostos se investimit ne shqiperi.
- Terheqja e investimeve te huaja, permiresimi i imazhit te vendit do te permiresohet akoma me shume, duke stimuluar krijimin e parqeve dhe zonave industriale.
-  Nxitja dhe zhvillimi i projekteve te investimit ne partnership me sektorin privat, aplikimi i skemave koncesionare, do te ndikojne dukshem ne ritjen e nivelit te investimeve, si vendase dhe ato te huaja.
- Nje skeme qe do ti pershtatej nevojave te zhvillimit te investimeve ne keto kushte, do te ishte nje infusion i skemave publike te perfaqesuara nga bordet e zhvillimit te bisnesit me panele ekspertesh nga kompani te medha shqiptare, te specializuar me planifikime strategjike, investime dhe financime, ndermarje te perbashketa, partnership, blerje dhe transferta teknollogjike etj.
- Nje nga drejtimet e rendesishme ku do te punohet eshte edhe zhvillimi i teknologjise se informacionit qe do te perfshije qendrat urbane  e me pas gradualisht ato lokale dhe rurale ne te gjithe vendin dhe shperndarjen e sherbimeve te telekomunikacionit dhe internetit ne thellesi te rajoneve dhe qendrave me pak te zhvilluara.

6.3   Objektivat

-   Rritja e fluksit te FDI-ve me ane te pershpejtimit te procesit te privatizimeve dhe konēesioneve; Proēesi i privatizimeve dhe sidomos ai i sektoreve strategjike te ekonomise do te jete nje burim kryesor i rritjes se IHD-ve ne periudhen afatshkurter dhe afat-mesem. Ne periudhen 2007-2008 do te perfundojne privatizimet dhe konēesionet ne sektorin elektroenergjitik, ne sektorin e nafte-gazit, ne sektorin e transportit dhe te SME-ve.
-    Rritja e fluksit te FDI-ve ne sektore te veēante si ne industrine e kepuces dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve, dhe te materialeve te ndertimit. Duke ju referuar studimeve sektoriale te kryera me asistencen e  programit “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards/UNDP  Project No 2004 / 084-899, rezulton qe Shqiperia ka nje avantazh konkurues ne keto sektore te cilet kane nevoje te menjehershme per aktivitete promovuese. Rritja e fluksit te investimeve edhe ne sektoret potenciale si ne ate te minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit kane qene gjithashtu objekt i disa vrojtimeve nga eskpertet e ketij projekti, por aktivitetet promovuese ne keto sektore duhen kryer vetem pasi te jene kryer studime sektoriale te mirefillta mbi mundesite e investimeve.

-   Forcimi i kapaciteve te strukturave promovuese dhe implementuese te strategjive dhe politikave qeveritare ne fushen e nxitjes se biznesit dhe investimeve; Me ligjin nr. 9497 date 20.3.2006 u krijua Agjencia Shqiptare per Biznesin dhe Investimet dhe deri tani eshte kryer ristrukturimi i saj si pasoje e shkrirjes te tre agjencive(agjencia per nxitjen e investimeve te huaja, per ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ajo per nxitjen e eksporteve). Me qellim zbatimin e politikave dhe strategjive ne menyre sa me efikase, eshte e domosdoshme fuqizimi i kesaj agjencie me burime njerezore (rekrutim dhe formim i stafit) si dhe me burime financiare.

- Krijimi i parqeve industriale me infrastrukturen dhe sherbimet e nevojshme ul koston e investimit ne menyre te ndjeshme ne nje vend si Shqiperia ku problemet e pronesise dhe te infrastruktures mbeten akoma nje pengese per thithjen e investitoreve te huaj.

- Ne periudhen 2007-2013 gjysma e nevojave per investime te ekonomise shqiptare parashikohet te perballohen nga FDI-te.  Ky objektiv mbėshtetet, para se gjithash, ne masat e parashikuara per permiresimin e klimes se investimeve, si fuqizimi i kapacitetit regullator mbi tregun; vendosja e konkurences dhe eleminimi i informalitetit ne ekonomi; garantimi i te drejtave pronesore e zgjidhja e konflikteve te trasheguara; liberalizimi i procedurave per hyrjen ne treg; integrimi me i shpejte me tregjet rajonale e te BE, etj.

- Permiresimi i imazhit te Shqiperise; Cdo aktivitet promovues kundrejt investitoreve potenciale do mund te deshtonte nese nuk dihet paraprakisht perceptimi i imazhit te vendit tek keto te fundit. Ndonese nuk ka pasur nje studim te mirefillte per te percaktuar imazhin e Shqiperise ne bote, eshte mese e qarte qe ne kete drejtim ka shume pune per te bere sidomos ne vendet fqinje europiane si Italia, Greqia por edhe Austria, Gjermania dhe vendet e rajonit me te cilat maredheniet e biznesit jane me intensive dhe me interes reciprok.

6.4.   Masat qe do te realizohen

- Permiresimi i klimes se biznesit: vendosja e nje raporti te drejt midis politikave regullative dhe liberalizuese te tregut dhe nderhyrjes se shtetit ne treg, thjeshtimi i procedurave per regjistrimin e biznesit, thjeshtimi i procedurave te licensimit, lehtesimi i procedurave doganore dhe tatimore, zgjidhja e problemeve te tokes dhe te ndertimit, permiresimi i procedurave te ankimimit administrativ, reduktimi i ekonomise informale do te kene efekt pozitiv ne rritjen e investimeve ne vend.
- Pergatitja dhe miratimi i Ligjit te ri dhe akteve nenligjore per konēesionet dhe implementimi i tyre (brenda vitit 2007); Qeveria Shqiptare po pergatit paketen e plote nenligjore ne zbatim te ligjit te ri te koncesioneve, i cili do te beje te mundur  rritjen e  transparencės, efikasitetit dhe barazisė nė lidhjen e kontratave nga autoritetet publike si dhe   pėrcaktimin e procedurave tė veēanta, pėr dhėnien e projekteve koncesionare. Hyrja ne fuqi e ketij ligji do te beje e mundur nxitjen e kapitalizimit te shume sektoreve te bisnesit si ne sektoret e energjise, miniera, turizmi,  transportit, telekomunikacionit etj. Ne kushte te vecanta ky ligj parashikon edhe dhenien e incentivave koncesionare me cmime minimale si ajo 1 Euro per sektore dhe rajone prioritare. Zbatimi i ketij projekti e gjen mbeshtetjen kryesore ne ofrimin e prones shteterore,  (asete, burime natyrore, aktivitete ekonomike) me 1 Euro. Qeveria ka disa alternativa per te cilat ky projekt mund te gjeje zbatim. Keshtu, per kete projekt synohet te ofrohen me 1 Euro:
Asete te shoqerive publike ekzistuese,troje/toka  publike, tarifa apo sherbime te caktuara te lidhura me keto aktivitete ekonomike. Qeveria mund te perdore disa instrumenta per kete projekt: te jape me qera pronen shteterore me 1 Euro; te shese pronen shteterore, me 1 Euro; te jape me konēension pronen shteterore, me tarife royalty 1 Euro per 10-20 vjet;
Per seicilen prej tyre do te kete specifika ne kushtet per tu plotesuar, kriteret e vleresimit si dhe sanksionet e vena.
-  Kryerja e nje studimi me qellim identifikimin  e grupeve dhe vendeve lidhur me permiresimin e imazhit te Shqiperise si dhe percaktimi i aktiviteteve perkatese (brenda vitit 2007)
-  Aktivitete promovuese per permiresimin e imazhit te Shqiperise (2008-2013)
-  Trainime te stafit te AlbInvest me qellim zhvillimin e kapaciteteve ne funksion te arritjes se objektivave te nxitjese dhe sherbimit ndaj investitoreve dhe aktivitete te tjera qe sherbejne per fuqizimin e kapaciteteve te kesaj agjencie (brenda vitit 2007)
- Pershpejtimi i procesit te privatizimeve si nje burim kryesor i rritjes se IHD-ve ne periudhen afatshkurter (brenda vitit 2009);
- Aktivitete promovuese ne vende si Italia, Gjermania, Austria per promovimin  e industrise se kepuce dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve (business services), dhe te materialeve te ndertimit sipas nje programi te percaktuar a-priori.
- Zhvillimi i nje programi te koordinuar per promovimin e Shqiperise dhe mundesive te saj per investime edhe ne fusha dhe industri te reja. ( periudha 2007-2013)
- Identifikimi i tregjeve dhe i mundesive te investimeve ne sektore potenciale si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit. (2007-2008)
- Aktivitete promovuese ne sektore si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit (2009-2013)
- Krijimi i parqeve industriale;  Eshte i domosdoshem identifikimi i zonave strategjike te pershtatshme, rreth 30-50 ha ose me shume dhe me pas me ane te partneritetit publik/privat ose me ane te krijimit te nje fondi zhvillimi me mbeshtetjen e sektorit bankar dhe ne bashkepunim me autoritetet vendore dhe privatet te krijohet parku i pare industrial; Ne periudhen 2007-  2011 do te mbeshtetet projekti i Shoqates se Investitoreve Italiane qe operojne ne Shqiperi per krijimin e Parkut te pare industrial ne zonen e Koplikut.
- Sherbimi ndaj investitoreve ekzistues si burim per gjenerimin e investimeve te reja (aftercare service)
- Monitorimi i impaktit te investimeve te huaja me qellim orientimin drejt politikave me efikase, fleksibile ne funksion te shfrytezimit me te mire te ketyre investimeve.
- Ndermarrjen e nje projekti per te ritur komunikimin dhe bashkepunimin me diasporen tone jashte vendit. ( 2008-2010)
- Ndermarrjen e nje projekti per te trainuar personelin e ambasadave tone jashte vendit per ceshtjet ekonomike dhe te investimeve ne Shqiperi. ( 2008-2010)
- Studim mbi mundesine e hapjes se dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi (brenda vitit 2008).
- Hapja e dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi. ( 2009-2013). Plani veprimeve ANEKS VI.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #23 : 28/01/08, 16:04 »
0

VII.  KOSTOT ORIENTUESE QE IMPLIKOJNE ZBATIMIN E STRATEGJISE

Per vleresimin e perafert te kostove te nevojshme per implementimin e strategjise se biznesit dhe investimeve jane  pasur parasysh: programi i buxhetit afatmesem i METEs per periudhen 2007-2009, projektet e ndryshme me financim te huaj qe veprojne dhe qe mendohet te fillojne ne fusha te vecanta, si dhe llogaritjet per projekte dhe aktivitete te tjera qe do te kryhen ne partneritet me biznesin. Gjate viteve te ardhshme parashikohen te financohen programet e zhvillimit te SME-ve, Eksporteve,  IHD, si dhe te reformes rregullatore, ne te cilat perfshihen edhe financime per zhvillimin e industrise jo ushqimore te cilat zhvillohen mbi bazen e sipermarrjes se lire. Nje pjese e kostove, ne varesi te masave, pervec METE-s, dhe institucioneve te tjera, kryesisht ato   do te mund te perballohen nga financimet e huaja gjithashtu nga sektori privat.

Ne perllogaritjen e kostove kemi marre parasysh gjithashtu dhe koston per ngritjen e parqeve apo zonave industriale, ku per cdo hektar ndertim i nje parku vleresohet me nje kosto rreth 1 Milion Euro.
 
Kostot e peraferta per projekte te vecanta, per ngritjen e institucioneve etj, jane nxjerre nga studime te ndryshme apo eksperiencat e vendeve te tjera. Ne kete kontekst mund te veēojme :
-    Per perimresimin e klimes se biznesit vleresohet se nevojiten afersisht 22 milion Euro, nje pjese e te cilave do te mbulohet nga donatoret si USA projekti MCA, GTZ, BERIS. Ne kete pjese jane parashikuar masa per reduktimin e barrierave hyrese ne treg, per lehtesimin e  procedurave te regjistrimit te bizneseve te reja nepermjet krijimit te one stop shop per regjistrimin e bizneseve, ngritja e sistemit te vleresimit te impaktit te kuadrit ligjor ne fushen e SME-ve (RIA).
-  Per zhvillimin e bizneseve ne rritje me kapacitet internacionalizimi vleresohet se nevojitet nje vlere rreth 69 milion Euro, ku parashikohen projekte per rritjen e konkurueshemrise se SME-ve, per nxitjen e inovacionit dhe transferimin e teknologjive. Mendohet se do te kete nje mbeshtetje nga BE.
 -   Projekti i parkut industrial ne zonen e Koplikut ne vlere reth 70 Milion Euro, qe do te ndertohet me nismen e shoqates se investitoreve Italiane.
-   Per financimit te SME-ve parashikohet qe nevojitet nje vlere prej 126 milion Euro ku perfshihen kredi dhe mikrokredi te ndryshme per SME-te, krijime fondesh te garantimit te kredive, nxitja e instrumentave te tjere per financimin e SME-ve. Nje vend te rendesishem ze edhe projekti italian 3 vjecar per mbeshtetjen e SME-ve me linje kredie dhe asistence financiare per krijimin e fondit shqiptar te garantimit ne nje vlere prej 30 milion Euro.
-  Nxitja e kultures se sipermarrjes vleresohet se kerkon nje buxhet prej 8 milion Euro. Keto masa do te ndermeren ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Arsimit dhe Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Parashikohet qe nje mbeshteje financiare te jape BE.
- Per institucionet e tjera te cilesise, certifikimit, rregjistrimit, ... etj, per pjesen qe mund ti takoje buxhetit te shtetit vleresohen ne €15 Mln.
 Institucionet qe kane nje ndikim te ndjeshem dhe te domosdoshem ne rritjen e aftesive eksportuese dhe konkuruese te kompanive shqiptare jane ato qe kane te bejne me Sistemin e Metrologjise, Standartizimit, Akreditimit dhe Analizes se Cilesise se produkteve te mallrave dhe sherbimeve qe ofrohen nga ekonomia shqiptare. Per te perforcuar dhe kompletuar kete infrastrukture institucionale jane konkluduar disa projekte mbeshtetese dhe bashkepunimi me disa Institucione financiare  Nderkombetare si Banka Botrore, IBRD etj, me projektin BERIS.
Nje nga objektivat e projektit BERIS (Business Environment Reform and Institucional Strengthening)  ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me forcimin e kapaciteteve sektoriale dhe te ndermarrjeve me qellim rritjen eksporteve ne tregun rajonal dhe ne vendet e BE-se. Sigurisht qe kjo gje do te mund te arrihet nepermjet forcimit te Sistemit te metrologjise, standartizimit, akreditimit dhe analizes se cilesise (MSTQ). Cilesia e mallrave dhe sherbimeve eshte nje nga faktoret kryesor qe ka nje ndikim thelbesor ne rritjen e eksporteve.
Fokusi kryesore i kesaj mbeshtetje ne institucionet e cilesise dhe standartizimit do te jete ne; ne rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale te stafit te institucioneve ne fjale, ndertimin e laboratorit per metrologjine dhe kalibrimin, laboratorit per ushqimet dhe veterinarine, perputhshmerine dhe perkthimin e normave teknike te BE-se, per produktet dhe sherbimet, njohjen dhe forcimin e kapaiciteteve te Drejtorise se Akreditimit me ato te BE-se dhe ato nderkombetare etj.
- Kostot per ndertimin e infrastruktures se trajtimit dhe manipulimit te produkteve si per konsum te brendshem dhe eksport  vleresohen ne mbi € 30-Mln. Infrastruktura qe parashikohet te ndertohet konsiston ne ngritjen e Qendrave te Grumbullim Manipulimit (vleresohen rrethe 50 pika ne te gjithe vendin) per produktet bujqesore e blegtorale dhe te disa Thertoreve dhe Trajtimit te Mishit (rrethe 40-Thertore...) ne te gjithe territorin e vendit. Investimi mendohet te jete kontribut i qeverise apo i donatoreve te ndryshem, ndersa pjesa me e madhe e kesaj infrastrukture do te realizohet nga biznesi privat, mbasi ngritja dhe berja funksionale e ketyre qendrave eshte konceptuar me angazhimin e sektorit privat. Ndihma apo kontributi i qeverise per kete infrastrukture nuk bie ndesh me kufizimet e organizmave ekonomik dhe juridik nderkombetare ne financimin e prodhimit dhe eksporteve, mbasi kjo eshte thjeshte nje infrastrukture dhe se nuk ka lidhje direkte me suport financiare  te bizneseve te ndryshme vendas. Nderkohe per sektorin e prodhimit bujqesore e blegtoral ka me shume hapesira ligjore dhe mundesi per te mbeshtetur kete sektor.
-  Ndertimi i nje qendre eksporti te trajtimit te produkteve per eksport ne afersi te Portit te Durresit  (eshte parapelqyer ne Xhaf-Zotaj). Ne kete qender jo vetem do te  perpunohen produktet dhe nje sere sherbimesh shtese si standardizimi, ambalazhimi etj, duke i dhene produktit nje vlere te shtuar kundrejt standardeve nderkombetare, por edhe thithjen e kontigjenteve sa do te vogla. €1 Mln.
-  Kostot e sherbimeve dhe te konsulences ne dobi te biznesit ne pergjithesi dhe atij per eksport vleresohen ne € 5 Mln. Ne kete vlere perfshihet dhe fondi per rritjen e konkurueshmerise se kompanive eksportuese e cila do te mbulohet nga buxheti i shtetit dhe per vitin 2007 parashikohet nje vlere prej 250 mije euro.

Kostot totale orientuese per zbatimin te Strategjise:

Per te arritur rezultatet e synuara ne zhvillimin e biznesit dhe te investimeve, per periudhen 2007-2013, vleresohet se nevojitet nje buxhet prej rreth 368 milion Euro nga te cilat jane te premtuara se do te financohen nga donatoret nje vlere prej 54 milion Euro dhe fond i planifikuar te mbulohet nga buxheti i shtetit 0,75 milion Euro. Gjithashtu buxheti i shtetit do te mbuloje kostot ne burime njerezore, kerkim dhe zhvillim, trainime, etj.
Tabele e kostove orientuese sipas sektoreve
 Milion Euro
 Sektoret    2006   2007   2008   2009   2010   2011   2012   2013   Shuma
Nxitja e SME   0.5   12.4   26.7   39.3   28.5   35   44   42   228.4
Nxitja eksporteve   0   3.1   7   11   7.9   8   7   7   51
Nxitja e IHD   0   2.01   6.475   7   12.16   17.4   17.25   21.35   83.645
Minierat   0.37   0.756   0.756   0.732   0.626   0.455   0.463   0.472   4.63
TOTALI I kostove   0.9   18.3   40.9   58.0   49.2   60.9   68.7   70.8   367.7


Disa nga fondet  e angazhuara nga donatoret ne dy vitet e ardhshme:

Per vitin 2007

- 30 milion Euro eshte programi italian 3 vjecar i mbeshtetjes  se SME-ve, i cili pritet te filloje gjate vitit 2007.
-  2,6 milion Euro nga projekti i SHBA per MCA (reforma rregullatore)
-  3,2 milion Euro projekti i BB, BERIS (reforma rregullatore)
-  0,8 milion Euro BB projekti per reduktimin e procedurave te licensimit per pushtetin lokal.
-  3,25 milion Euro GTZ, qeveria gjermane
-  2,6 milion Euro  KfW, qeveria gjermane
-  250 mije EURO per krijimin e Fondit te Konkurueshmerise

Per vitin 2008-2009

- 2,4 milion Euro programi per nxitjen e sipermarrjes dhe rritjen e konkurueshmerise se SMEve shqiptare aplikuar ne IPA

Per vitet ne vazhdim 2010-2013 do te kerkohen financime nga institucionet financiare nderkombetare, agjencite e huaja te zhvillimit, donatore te tjere.
Kostot e perllogaritura per implementimin e strategjise se biznesit dhe investimeve paraqiten  ne menyre me te detajuar ne aneksin VII.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #24 : 28/01/08, 16:04 »
0

Jasht teme

Kujdes fjalorin!
« Ndryshimi I Fundit: 29/01/08, 23:11 nga Sweetness Multivitamine e dallavereve » Identifikuar
Faqe: [1] 2
  Printo  
 
Shko te: