STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

<< < (4/7) > >>

Gladiatori:
3.5   Objektivi  kryesor  i strategjise se zhvillimit te sektorit industrial eshte:

Te zhvilloje nje seri politikash dhe projektesh per te orientuar dhe stimuluar investimet me teknologji te larte, rritjen e konkurrueshmerise, per modernizimin, diversifikimin dhe specializimin ne tregjet e hapura.
Vleresimi dhe monitorimi i performances  se tij mbetet nje detyre e rendesishme , per nje zhvillim  sa me eficient dhe te qendrueshem te ketyre politikave, si dhe ofrimin te nje  asistence sa me te kualifikuar te nevojshme per komunitetin e biznesit.

Objektiva specifike:

•   Analizimi, vleresimi per kushtet dhe cmimet e tregut lokal dhe nderkombetar; Zhvillimi i analizave dhe studimeve specifike per tregjet, teknollogjite dhe mundesite e investimeve
•   Percaktimi i politikave sektoriale perkatese te ketyre industrive, me qellim nxitjen e investimeve, thithjen e kapitalit privat dhe transferimin e teknologjive te reja; Zhvillimi i sherbimit te kerkim & zhvillimit, innovacionit dhe transfertes teknollogjike. Pergatitjen e programeve promocionale per partneritet me kapitalin e huaj
•   Pershtatja e programeve te investimeve me ato te kualifikimeve, punesimit dhe edukimit universitar ; Zhvillimi i programeve specifike te kualifikimit dhe trainimeve ne funksion te ritjes se cilesise se burimeve njerezore
•   Sigurimi i informacionit te nevojshem per shfrytezimin e burimeve te lendeve te para dhe zhvillimit te tyre per qellime industriale; Zhvillimi i sherbimit te informacionit
•   Zhvillimi i sektorit Energjitik, ICT dhe infrastruktures ne pergjithesi
•   Propozimi i incentivave qe nxisin zhvillimin e sektoreve industriale; (Fondi i Garancise, krijimi i nje fondi zhvillimi per teknollogjite e avancuara etj).
•   Krijimi,  zhvillimi dhe zgjerimi i ndermarrjeve industriale nepermjet krijimit te parqeve industriale;
•   Perdorimi i ligjit te koncensioneve me qellim rritjen teknollogjike te aseteve ne perdorim.
•   Zhvillimi i programeve per internacionalizimin e ndermarjeve prodhuese.
•   Nxitja e cdo iniciative te zhvillimit industrial ne funksion te zhvillimeve ekonomike lokale.

3.5.1 Opsione Strategjike.

Sektori privat ka shanse te rrise peshen specifike te industrise jo-ushqimore nepermjet zgjedhjes se disa skenareve te mundshem.

Opsioni 1:

Zgjedhja ne fokus te politikes se zhvillimit te atyre ndermarjeve qe punojne me fason. Ne kete kuader METE dhe ALBINVEST parashikojne te ndertojne nje program qe synon rritjen graduale dhe te kujdessheme te operacioneve prodhuese ne keto ndermarrje me qellim kthimin e tyre ne ndermarrje autonome me cikel te plote te prodhimit te produktit. Kjo kerkon nje nderhyrje te koordinuar te mbeshtetjes financiare qe mundeson kompletimin e teknollogjise si dhe nje sere sherbimesh cilesore ne fushen e marketingut nderkombetar per penetrim ne tregje te caktuara Rajonale dhe Europiane. Avantazhi i ketij opsioni eshte se ne keto ndermarrje duhet te kete nje kulture manaxheriale prodhuese.

Opsioni 2:

Industrite qe duhen pare me kujdes jane dhe ato qe mund te ndertohen mbi bazen e zhvillimit te tregtise Europe – Kine. Shqiperia eshte e pozicionur mjaft mire prane tregjeve Europiane dhe mund te sherbeje si nje vend per montazhin perfundimtar te produkteve te lindjes se largme. Sipas studimeve paraprake kostoja e perfituar nga diferenca ne cmimet e transportit nga lindja e largme ne Europe, per gjysem produkte ne raport me  produktet e gatshme, e justifikon kete projekt si mjaft fisibel per te ardhmen.
Opsion 3:
Nje opsion alternative eshte edhe prodhimi masiv per produkte te tipit “konsum i gjere”. E kombinuar me inpute me kosto te ulet,  ky lloj prodhimi mund te arrije strategjite e konkurueshmerise ne cmime te ulta ne tregjet Europiane. Nese arrihet ne krijimin e  ndermarje te perbashketa me kapial te huaj per keto lloj industrish, Shqiperia mund te specializohet ne keto lloj produktesh.
Opsioni 4:

Mbeshtetje per ato fabrika qe mund te ofrojne produkte me karakteristika te dallueshme te etniciteti. Ndofta industria e artizanatit, qeramikes dhe drurit duhet te orientohet ne krijimin e produkteve te reja per te cilat konsumatori europian eshte sensitiv.

Opsioni 5:

Mbeshtetje per ato ndermarrje qe kane shanse bisnesi te integrohen ne zinxhirin e vleres se  fabrikave me kapital te juaj. Per kete eshte teper e rendesishme ndertimi i projekteve per rritjen e aftesive dhe mjeshterive specifike ne perputhje me interesat e ndermarrjeve te huaja. Zakonisht industrite e sofistikuara si ajo e automobilave dhe elektronike nenkontraktojne nje sere ndermarjesh te vogla dhe te mesme ne prodhimin e disa agregateve te produktit te tyre.
Ky opsion duket teper i veshtire per kushtet e Shqiperise, per faktin se ka mungese kapacitetesh te specializuara. Megjithate mbetet i mundshem nese programohet si nje projekt afat-gjate duke filluar me mbeshtetjen e ndermarjeve qe mund te prodhojne per nevojat e  kompanive te medha vendase si dhe ato nderkombetare.

Gladiatori:
III.   ZHVILLIMI I INDUSTRISE MINERARE

4. 1.  Reformimi i industrise minerare ne vite dhe gjendja aktuale e saj

Procesi i reformimit te industrise minerare ne vite ka synuar:

•   Realizimin sa mė parė tė proēesit tė privatizimit; (1993-vazhdim)
•   Ristrukturimi dhe komercializimi i ndėrmarrjeve shtetėrore nė sektorėt krom e bakėr; (1994-1998)
•   Krijimin e njė baze ligjore e administrative tė bazuar nė parimet e ekonomisė sė tregut;(1994)
•   Liberalizimin e liēensimit tė shfrytėzimit tė pasurive minerare; (1994)
•   Konēesionimin mbi asetet e industrisė minerare; (1995)
•   Pėrjashtimin e minierave  si prioritet nga sektorėt  e  ekonomisė; (1998)
•   Mbylljen e minierave jo efektive, konservimi i minierave potenciale; (1993-vazhdim)       

Aktualisht nė industrinė minerare punojnė shoqėri private nė rreth 470 objekte minerare; jane 17 ndermarrje shteterore, prej te cilave Sherbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore jane institucione buxhetore ne aktivitet te plote, ndersa Sh.a Albkrom dhe Sha. Albbaker kane statusin e ndermarrjeve ne mbyllje-konservim dhe ndermarrjet e tjera shteterore jane ne likujdim e siper.

Pėr vitin 2004-2005, subjektet private qe shfrytezojne mineralet e dobishme, kane realizuar njė eksport ne rreth 100 milion USD, ndersa per 6-mujorin e pare te vitit 2006 eksportet kapin shifren prej 15,935.03 Euro. Investimi Total  nė Industrine Minerare nga sektori privat vetėm pėr 2004 llogaritet nė mbi 20,78 Mil. USD, ndersa per vitin 2005 verehet nje zbritje e vleres se investimit ne 11.49 Mil. USD.

Numri i punonjėsve tė punėsuar nė industrinė minerare ėshtė rreth 6 000 punonjės.

Nevoja aktuale per reforminin e metejshem te industrise minerare, lind nga nje sere elementesh te identifikuar, renditur si me poshte:

- Perafrimi i kuadrit ligjor te industrisė minerare nė Shqipėri me direktivat dhe standartet BE-se. Nisur nga prioritetet kryesore tė ekonomisė shqiptare dhe programi i qeverisė edhe nė kuadrin e proēeseve evropiano-integruese, zhvillimi i industrisė minerare nė Shqipėri dhe zhvillimi i turizmit duhet te vendosen ne nje ekuiliber te diktuar nga masat qe duhen marre per rehabilitimin e ambientit pas shfrytezimit minerar. Keto masa shtrenguese do te rrisin koston e shfrytezimit dhe mund te ndikojne ne uljen e interesit te investitoreve per sektorin minerar ne vend. Mėnyra e vetme per tė nxitur investimet do tė ishte lehtėsimi i paketės fiskale aktuale. Ky parim (nėse do ta quajmė tė tillė), ėshtė njė nga standardet kryesore tė BE. “Rregulla tė forta pėr mbrojtjen dhe reabilitimin e mjedisit (dhe si kompesim pėr kėtė), lehtesim tė paketės fiskale (detyrimeve ndaj shtetit) pėr administruesit e pasurisė minerare. Kjo bėhet mė e domosdoshme duke patur parasysh se mbi administruesit e industrisė minerare rėndon dhe trajtimi i fuqisė punėtore nė pėrputhje me standardet e BE, siē janė siguria nė punė, asistenca sociale, pensionet, etj. Me pak fjalė, tė nxitėsh zhvillimin e industrisė minerare nė vend, nė kushtet e ruajtjes dhe reabilitimit maksimal tė ambientit dhe komunitetin tė punėsuar pėrreth, do tė thotė lehtėsim tė detyrimeve ndaj shtetit, por me njė fitim tėrheqės pėr administruesit dhe njė fitim tė pranueshėm pėr shtetin.

- Kėrkesa gjithnjė nė rritje pėr lėndė tė para minerale. Nė vendin tonė pėrballimi i kėrkesave tė tregut tė brendshėm dhe kryesisht atij tė jashtėm ka filluar dhe duhet tė vazhdojė duke studjuar potencialin me efektiv te mineraleve tona, mundesitė e hapjes ndaj tregut rajonal dhe sidomos atij evropian. Kėtyre nismave duhet t’i paraprijė programimi afatmesėm dhe afatgjate i zhvillimit tė punimeve tė kėrkimit gjeologjik pėr mineralet tradicionale tė vendit tonė dhe punimet e zbulimit nė vendburimet e njohur e aktualisht nė shfrytezim duke krijuar hartėn e zonave minerare.
- Studimi i kėrkesave tė tregut vendas veēanerisht pėr materiale ndertimi (tulle, tjegulla, ēimento, gelqere etj.) dhe ballafaqimi i tyre me potencialet vendase mbetet  ēėshtje e rėndėsishme pėr zhvillimin e minierave.
-  Konjuktura e paqendrueshme dhe shpesh nė renie e ēmimeve. Njė nga objektivat e rėndėsishėm pėr pėrballimin e lėkundjeve periodike tė ēmimeve nė tregun ndėrkombėtar ėshtė rritja e shkallės sė pėrpunimit tė mineraleve nė shkallė vendi dhe nė kooperim me rajonin.
-  Rritja e kostos se prodhimit duhet pėrballuar  me rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe pėrpunuese,  aplikimit te teknollogjive tė pėrparuara (mekanizimi, automatizimi, komandimi nė distancė, futja e mjeteve me goma, etj.) pėr shkak tė kapaciteteve tė vogla nxjerrėse dhe pėrpunuese.
- Konkurrenca ne rritje. Treg i lirė me konkurrencė ndėrkombetare pėr produktet e industrisė minerare, duke luftuar tendencat e monopolit ne kėtė fushė. Tendenca per bllokimin e vendburimeve tė mineraleve tė dobishme, pertej kohės sė parashikuar nga Ligji Minerar, pa aktivitet kėrkim-zbulimi dhe/ose shfrytėzimi duhet shmangur qysh nė shfaqjet e para tė saj.
- Konfliktet e pronesisė mbi tokėn. Pėrpjekjet pėr marrjen e lejeve pėr kėrkim dhe sidomos pėr shfrytėzimin minerar kanė ndeshur qysh hėret nė konfliktet ndėrmjet paleve tė interesuara, si pronaret e tokės, komuniteti vendor, grupet konservative pėr ruajtjen e trashegimisė natyrore (mjedisit), etj. 
- Pėrmirėsimi dhe plotėsimi i vazhdueshėm i kuadrit ligjor dhe fiskal duke e parė si njė proēes dinamik ,  evropiano-integrues, pėr t’ju pėrgjigjur kėrkesave tė kohės dhe objektivave specifike, afatmesme dhe afatgjata tė zhvillimit tė industrisė minerare dhe tė vendit.
- Sigurimi i parametrave normale sipas Ligjit per Ruajtjen dhe Rehabilitimin e Mjedisit. Kjo sfidė do tė pėrballohet nėpėrmjet hartimit dhe miratimit  tė akteve nėnligjore pėrkatėse, ndoshta specifike pėr industrinė minerare. Nėpėrmjet mbikqyrjes dhe monitorimit tė aktivitetve minerare.
- Pėrmirėsimi i punės studjuese, vlerėsuese, projektuese, monitoruese, konsultuese, drejtimit teknik profesional dhe supervizionit tė veprimtarisė minerare.
- Shmangia e rreziqeve minerare  dhe pėrdorimi i sigurtė i tokės., Miratim i kuadrit ligjor qė lidhet me monitorimin e minierave tė mbyllura dhe atyre nė aktivitet rehabilitimi i tė cilave siguron evitimin e rreziqeve minerare dhe pėrfitimin e zonave industriale per ndėrtime me efektivitet te lartė ekonomik.
- Pergatitja e burimeve njerėzore tė afta pėr menaxhimin e industrisė minerare. Rėndėsi duhet t’i kushtohėt pėrgatitjes sė specialistit inxhinjer-ekonomist-menaxher tė ardhshėm pėr tė ndėrmarrė analiza teknike, ekonomike, vleresimin e ndikimit mjedisor, etj.
- Rruajtja, mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit. Legjislacioni, rregulloret, mbikqyrja, monitorimi i lejeve minerare, respektimi i kontratave konēesionare,  duhet tė bėhen faktorėt komandues tė binomit veprimtari minerare-turizėm nė tė ardhmen.
- Sigurimi teknik dhe trajtimi i puntoreve. Faktori njerezor si pjesa me e rėndėsishme e aktivitetit minerar duhet te jete i mbrojtur dhe trajtuar gjatė punės sė tij sipas standardeve bashkėkohore, parandalimi i aksidenteve, kulifikimi pėr sigurinė nė punė, kushtet e jetesės dhe tė punės dhe niveli ekonomik i kėtij faktori do tė jenė pėrcaktues nė suksesin e aktivitetit minerar.

4.2. Objektivat e sektorit minerar
Objektivi i pėrgjithshem i zhvillimit tė industrisė minerare nė Shqipėri ėshtė pėrgatitja e politikave tė zhvillimit dhe integrimit tė aktivitetit minerar nė ekonominė nė shkalle vendi, pėr vlerėsimin e potencialit mineral-mbajtes i vendit tonė futjen nė qarkullim me efektivitet ekonomik tė grup-mineraleve tradicionale si edhe atyre tė rinj, dhe promovimi i tyre. Ai duhet parė nė programet e strategjitė e zhvillimit tė vendit si njė perballje me sfidat tė institucioneve administrative e teknike te saj, dhenjes se drejtimeve e masave tė programuara ne vlere e kohe tė shtetit pėr zhvillime tė qendrushme afatgjata dhe prania e suksesit tė politikave tė zhvillimit e tė punėsimit ne vend.
Kėtu del qartė roli i shtetit si pronar i patjetėrsushem i pasurive minerare, per t’i zhvilluar ato duke rritur panderprere gamen e mineraleve nė qarkullim nga njera anė dhe duke kėrkuar e kontrolluar shfrytėzimin e plotė e racional tė tyre, sepse janė pasuri tė papėrteritshme.
Objektiva tė strategjisė pėr aktivitetin minerar:
Objektivi      1
Perafrim i legjislacionit ne pergjigje te integrimit ne BE dhe  zhvillimit tė aktivitetit minerar.
Objektivi      2
Forcimi institucional dhe rritja profesionale e burimeve njerezore per tju pergjigjur nevojave tė shtruara nga industria e ristrukturuar minerare per njė zhvillim tė qėndrueshėm.
Objektivi      3
Formulimi dhe aplikimi i politikave te pėrgjithshme pėr promovimin, pėrdorimin racional tė burimeve natyrore dhe rritjes se rezervave te pasurive minerare.
Objektivi      4
Realizimi i njė kontrolli e mbikqyrje efektive tė shfrytėzimit tė pasurive minerare nė njesite nxjerrėse dhe pėrpunuese tė mineraleve.
Objektivi      5
Monitorim i vazhdueshem i aktivitetit post minerar. Tė sigurojė njė aktivitet minerar respektues ndaj ambientit dhe vendit ku jetojmė. Shiko aneksi IV.

Gladiatori:
IV.   NXITJA E EKSPORTEVE

5.1   Pamje e pergjithshme

5.1.1.   Ecuria e eksporteve

Eksportet konsiderohen si nje nga prioritetet e programit te qeverise ne kuader te
zhvillimit ekonomik dhe  ne perballje me proceset e liberalizimit tregtar dhe integrues te Shqiperise ne tregun nderkombetar.
Gjate 15-viteve te fundit ekonomia shqiptare ka pesuar ndryshime rrenjesore si ne drejtim te bazes se funksionimit te saj ashtu edhe ne drejtim te struktures se perberjes dhe zhvillimit te saj. Ecuria e ekonomise ne keto vite eshte karakterizuar nga luhatje mjaft te medha ne drejtim te stabilitetit, ristrukturimit, ritmeve te rritjes etj, duke pesuar shume transformime. Kjo ecuri ka shoqeruar edhe ate pjese te ekonomise se orientuar drejt eksportit duke e kthyer ekonomine dhe tregun e brendshem ne nje ekonomi dhe treg te mbeshtetur kryesisht tek importi.

Me hyrjen ne fuqi me 1-Dhjetor 2006, te Marreveshjes se Ndermjetme Interim, pritet nje ndikim i ndjeshem ne strukturen ekonomike te vendit. Kjo do te sjelle hapjen graduale  te tarifave doganore per  importet nga vendet e Bashkimit Europian, tarifa te cilat priten te behen zero deri ne fund te vitit 2010. Pritet qe efektet te jene te shumta mbasi me vendet e BE-se ne kryejme rreth 60% te importeve dhe 80% te eksporteve.
Per eksportet, Marreveshja Interim me BE-ne eshte asimetrike, ēka nenkupton se tarifat doganore per eksportet do te ulen me shpejt se ato per importet. Ky eshte nje shans i mire per ta shfrytezuar kete mundesi. Vendi yne ka pasur dhe me pare kuota koncensionare ne disa produkte, per eksporte pa dogana per ne vendet e BE-se, por qe asnjehere nuk ka arritur t’i shfrytezoje ato ne shifrat e percaktuar. Por problemet mendohet se jane me te thella se barrierat doganore, ato jane te lidhura ngushte me strukturen e brendeshme ekonomike te vendit dhe mungesen e strategjive zhvilluese.
Gjate vitit 2005, tregetia e jashteme u karakterizua kryesisht nga nje renie e ritmit te rritjes se eksporteve. Si rrjedhoje rritja e importeve rezultonte me e madhe se ajo e eksporteve edhe ne terma relative krahasuar me vitin 2004. Gjate vitit 2005, eksportet arriten ne 659 milione $ duke u rritur me 9.4 % krahasuar me vitin 2004, nderkohe qe importet kapen shifren 2,623 milione $, duke regjistruar nje norme rritje pret 12.6%. Deficiti tregetar per vitin 2005 arriti ne 1,964-milione $, me nje rritje pret 13.7% krahasuar me vitin 2004. Si rezultat, mbulimi i importeve nga eksportet ra nga niveli prej 25.9% ne vitin 2004, ne 25.1% ne vitin 2005. (Shih Tabelen nr.1, Anex. V)
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, vlereson se  eksportet nga prodhimi i brendshem perbehen nga: artikujt prej gize-ēeliku, mbetjet e bakrit, aluminit, plumbit ne masen 37 %, bimet medicinale 9 %, pijet e ndryshme 3.5%, duhani 3%, minerale (kromi), bitum, qymyre, kripera, materiale  ndertimi 17.5%, lekura e artikujt prej lekure 5.2%, druri e artikujt e tij 4% etj. (Shih Tabelen nr.2, Anex. V)
Eksporti me fason (material porositesi) ka zene 70,4% te totalit dhe eshte i perbere nga tekstil-konfeksione (30.5%), veshjet e kembes (28%), konservat e peshkut me (2,5%), etj. I gjithe prodhimi me fason realizohet me partnere europiane dhe ka si destinacion  kryesisht vendet e BE-sePare zerin kryesor te eksporteve me fason, tekstil-konfeksion, verehet nje renie, qe ka shume arsye, nder te cilat me ndikueset jane: paqendrueshmeria ne furnizimin me energji elektrike dhe konkurenca per kete sektor qe vjen nga Kina dhe India. (Shih Tabelen nr.3, Anex. V)
Sipas dy grupimeve te medha: bujqesore dhe atyre industriale (jo-ushqimore) eksportet perbehen nga:
- Produktet bujqesore te industrise ushqimore 8,2% (nje peshe e qendrueshme ne keto vite) me nje rritje ndaj ’04 prej 9% dhe qe konsiderohen prodhim i brendshem me shume potencial per eksport.
 – Produktet industriale (jo-ushqimore) me 91,8%, te cilet jane dominuar ne mbi 60% nga fasoni, ndersa pjesa tjeter eshte e perbere nga: metale dhe artikujt e tyre dhe pajisje informatike 19% kryesisht nga prodhimi i vendit dhe nje pjese e montimeve te pajisjeve informatike, me nje rritje ndaj ’04 me 17%.!!!!!!!!
- Produkte minerale 5,2% (produkte te brendshme, mineral kromi, bitum, qymyr, etj.) dhe nje rritje prej 38%, - lekura e artikujt e saj 2% (prodhim vendi), me nje renie prej 4%,
 - druri e artikujt e tij me 1,6% (prodhim vendi), me nje rritje 9 % etj. (Shih Tabelen nr.4, Anex V)
Sipas destinacionit, eksportet ne pjesen me te madhe shkojne drejt vendeve te BE-se me 88,6% (dominuar nga Italia, Greqia dhe Gjermania), ku me keto vende punohet kryesisht me materiale porositesi. Me vendet qe kemi MTL (rajon) realizohet 7,5% e eksportit (dominuar nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi). Pjesa tjeter realizohet kryesisht me Turqine (1.7%, kryesisht lekure te ndryshme), SHBA-ne (1%,kryesisht sherebele), etj.(Shih Tabelen nr.5, Anex V)
Pėr pjesėn e parė tė vitit 2006, sipas tė dhėnave paraprake tė bilancit tregtar, deficiti i bilancit tė tregtisė sė mallrave ka arritur nė rreth 830 milionė euro apo rreth 22 pėr qind mė shumė se gjatė tė njėjtės periudhė njė vit mė parė.
Rezulton se shumica e aktivitetit tregetar zhvillohet me Italine e Greqine dhe ne nje shkalle me te ulet me vendet e tjera te BE-25. Pesha e vendeve te caktuara ne vellimin tregetar me BE jane rritur (Italia, Gjermania, Austria).. 
Shumica e malllrave te eksportuara drejt BE-15 rezultojne nga industria e veshjeve/kepuceve, me nje peshe pret 65.6% te eksporteve totale drejt BE-15 dhe me norma rritje pozitive ne krahasim me mitin 2004.
Vendi vazhdon te mbeshtetet tek eksportet “e importeve” te tekstileve e kepuceve, te cilat perbejne rreth 60% te totalit te eksporteve dhe ēfare eshte me e keqja rreth 70% e ketyre eksporteve me material porositesi shkojne drejt Italise. 
Eksportet e ushqimeve dhe pijeve, ku Shqiperia mendohet se ka potenciale eksportuese perbejne vetem 8% te totalit te eksporteve, me nje rritje vetem 3% te peshes, ne krahasim me vitin 2001.
 Burimi: METE 2006
5.1.2   Karakteristikat me te pergjithshme te eksporteve deri ne vitin 2006

Krahasuar me  vitin 1994, eksportet jane rritur rreth 5 here.
Ritmi mesatar vjetor i rritjes ka qene ne vlerat te kenaqshme 15-17%, bazuar ne treguesit ne $-amerikan.
Eksportet kane qene te dominuar mbi 70% nga produkte te  prodhuar me fason.
Llojshmeria e produkteve te eksportuar nga ekonomia e brendshme ne pergjithesi ka qene e qendrueshme, por me nje shkalle jo shume te larte perpunimi dhe vlere te shtuar.
Prodhimet e brendshme jane: bimet medicinale, mineral kromi, nikel, baker, mbetje alumini, gize-ēeliqe, ēimento, bitum nafte, prodhime druri, lekure kafshesh...etj.
Destinacioni i eksporteve ne 90% te tyre eshte drejt vendeve te BE-se.
Vitet e fundit shihet nje rritje e eksporteve drejt vendeve te rajonit, me te cilat zbatohen MTL-te.
Ne raport me PBB-ne pjesa e eksporteve eshte luhatur ne shifrat 7-8% te saj.(Shih Tabelen nr.1, Anex V)
Ne prodhimin per eksport eshte e punesuar me shume se 30% e fuqise punetore te afte per pune.
 
5.1.3   Problemet me kryesore qe ndesh prodhimi per eksport
Ndersa sektori i ndermarjeve private ne Shqiperi ka pesuar nje eksperience zhvillimi te rendesishme ne Shqiperi, shume nga operatoret jane akoma te pamundur te perballojne sfidat e konkurences ne rritje si ne nivel lokal dhe rajonal, si pasoje e kapaciteteve te pamjaftueshme te prodhimit, cilesise se ulet te produktit dhe sherbimit, perpjekjeve te pamjaftueshme ne marketing, mungeses se kapaciteteve dhe aftesive manaxheriale per te pozicionuar produktin e tyre ne tregjet nacionale apo rajonale.
Disa nga problemet, ne menyre te permbledhur jane:

Gladiatori:
Probleme te pergjithshme
Gjate 5 viteve te fundit keto probleme jane evidentuar si pengesa dhe kerkojne nje nderhyrje energjike per zgjidhjen e tyre si :
i) Faktore qe lidhen me ecurine e reformave strukturore dhe klimen e biznesit ( si paqartesia e te drejtave pronesore, copezimi i tokes bujqesore, pengesat administrative dhe subjektivizmi i administrates, cilesia e ulet e sherbimeve publike, problemet e kreditimit etj;
ii) Faktore qe lidhen me trashegimine izolacioniste, prapambetjen teknologjike, infrastrukturen e dobet etj;
iii) Faktore qe lidhen me kulturen e pamjaftueshme te sipermarrjes dhe te menaxhimit etj.
Probleme me specifike te eksportit te mallrave

i) faktore qe lidhen me aftesine konkurruese te ekonomise, firmave dhe produkteve shqipetare;
ii) faktore qe lidhen me krijimin dhe konsolidimin e organizmave per certifikimin dhe standardet e cilesise se mallrave dhe sherbimeve;
iii) faktore qe lidhen me marketingun e produkteve per eksport  etj.

Te gjithe faktoret e cituar me lart dhe situata tregtare me jashte, shtrojnė per prodhimin ne pergjithesi dhe ate per eksport ne veēanti, nje ndryshim te thelle dhe shume dimensional, per te ndertuar politika zhvillimi sa me gjithperfshirese dhe me nje bashkerendim me te mire ndermjet institucioneve pergjegjese.

5.1.4   Potencialet e produkteve per eksport
Nje vezhgim mbi eksportet i realizuar gjate vitit 2006, ne kuadrin e projektit “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards Project No 2004 / 084-899,
eshte synuar tė identifikohen qartė potencialet e eksporteve, tregjet aktuale dhe ato te synuar, shėrbimet per kompanite eksportuese qe ata  kane vėrtetė nevojė dhe qe do t’i ndihmojnė tė zbatojne planet konkrete tė marketingut nė mėnyrė mė tė suksesshme. Albinvest ne bashkepunim me kete projekt synon tė mbėshtesė eksportuesit, duke u ofruar kompanive njė pakete shėrbimesh dhe programesh tė dobishėm.
Keshtu, disa sektore te industrise si ajo e lekur kepuceve, tekstileve, agro-bisnesi, turizmi si dhe e produkteve te konsumit ne pergjithesi permbajne disa premisa te rendesishme per zhvillimin e avantazheve konkuruese te produkteve Shqiptare ne tregjet nderkombetare.
Prodhimet bujqesore-blegtorale dhe agro-perpunuese jane nje potencial i konsiderueshen per te rritur shifrat e eksportit, ne veēanti mbeshtetja per te rritur prodhimin e produkteve bio. Ne kete sektor shume produkte te fresketa  dhe te  perpunuar rezultojne me shije mjaft specifike dhe shume te preferueshme nga konsumatoret jo vetem vendas, por dhe te huaj.
Mineralet ne Shqiperi perbejne nje potencial tjeter, gjithashtu mjaft te konsiderueshem dhe qe garanton jo vetem permiresimin dhe zbutjen e deficitit tregtar por edhe nje sektor me nje rritje te qendrueshme ne pergjithesi. Gjithashtu me potencial ne rritje mbeten edhe lendet e ndertimit, tashme te testuar ne eksport, si ēimento, gelqere, gure te ndryshem dekorativ, etj. Mos shfrytezimi i deritanishem lidhet me shume faktore, nder te cilat mungesa e investimeve dhe teknologjive te reja ne nxjerrje dhe pasurim, njohja dhe lidhja me tregjet e huaja, kuadri ligjor ne privatizim, shfrytezim etj, jo i plote dhe i paqarte.
Rezervat ujore gjithashtu jane nje potencial i konsiderueshem qe ka Shqiperia, sidomos ne kushtet e kerkesave dhe nevojave gjithnje ne rritje qe kane vendet e tjera per kete produkt. Vendi yne ka rezerva te konsiderueshme te ujit te pijshem, per shfrytezimin e te cilave, megjkithese jane bere disa investime, mbetet akoma shume larg shfrytezimit te leverdiseshmem  te tyre.  
Mundesi tjeter per te ndikuar ndjeshem ne treguesit e tregtise se jashtme te Shqiperise eshte edhe prodhimi me fason ne disa sektore specifike, si ai i veshjeve te kembes-kepuceve, konfeksioneve, mobilerive, peshkut, acugeve, paisjeve dhe montimeve informatike. Pavarsisht nga konkurenca mjaft e larte boterore qe egziston ne keto sektore, vendi yne akoma i ka shanset per te ruajtur avantazhin konkurues nisur nga disa faktore si; afersia gjeografike me tregjet e medha (BE), kostoja e ulet e fuqise puntore dhe eksperienca e akumuluar, popullsia me moshe te re dhe me shpirt sipermarres.

5.2       Politikat  dhe drejtimet strategjike per nxitjen e eksporteve
- Lufta e tregjeve eshte mjaft e veshtire dhe vecanerisht per produktet tona te eksportit. Ne kete kontekst, orientimi i eksportuesve shqiptare per te shkuar drejt specializimit, te produktit dhe sherbimit merr nje rendesi primare. Promovimi i markes shqiptare te produkteve “Made in Albania” eshte objektivi strategjik i nxitjes se eksporteve.

-  Si rezultat i heqjes se tarifave doganore,  do te ndjehet impakti tek firmat vendase dhe flukset e importit do te dominojne ato te eksporteve shqiptare. Kjo do beje qe konkurenca nga vendet e BE-se pritet te rrite presionet per investime ne teknologji apo strategji me agresive te biznesit vendas, qe ne nje periudhe afatgjate do te sjelle nje rritje te konkurrueshmerise te industrive shqiptare.
- Permiresimi i klimes se bisnesit ne pergjithesi, ulja e barres tatimore, permiresimet ne infrastrukture jane faktore te rendesishem per mbeshtetjen e ketyre avantazheve dhe kjo e kombinuar me rritjen e cilesise se manaxhimit dhe aftesive njerzore per nje performance me efikase te bisnesit e kryesisht atij eksportues, synon te sjelle rezultate pozitive. Natyrisht qe njohja e situates (ky vezhgim i ri i eksportit i sherben me se miri ēeshtjes) dhe treguesit aktuale sherbejne si nje instrument monitorues dhe krahasues per te matur efektshmerine e veprimeve dhe masave konkrete te politikave dhe nderhyrjeve te synuara ne vijim.
-Shkembimet tregetare te Shqiperise me vendet e rajonit jane te kufizuara. Eksportet e pergjitheshme drejt rajonit jane dominuar nga maredheniet me nje numur te kufizuar vendesh, kryesisht me rajonin e Europes Juglindore, duke rritur nivelet e tregetise dypaleshe gjate vitit 2005, por nevoja per tregje te reja mbetet nje imperativ per eksportet  shqiptare per te eskploruar.

- Rezultatet e vrojtimit ne kuadrin e projektit CARDS “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards Project No 2004 / 084-899,  kane diktuar nevojen per nje pakete sherbimesh ne mbeshtetje te kompanive eksportuese.
Keshtu kater sherbimet me te kerkuara nga kompanite eksportuese sipas vleresimit paraqiten si me poshte:

(i)   Informacion Tregu, kerkuar nga 48%  e kompanive te intervistruara
(ii)   Pjesėmarrje nė aktivitete tregtare ( panaire dhe ekspozita) tė sponsorizuara,
kerkuar nga 45% e kompanive te intervistuara
iii)       Skema Granti pėr ndarje kostosh  kerkuar nga 41% e kompanive te intervistuara.
iv)        Misione pėr shitje jashtė vendit, kerkuar nga 41% e kompanive te intervistuara.

Keto rezultate te perftuara nga vrojtimi orientojne ndermarrjen e politikave te nevojshme ne drejtim te marketingut te produkteve per eksport.
- Politika e nxitjes se eksporteve, ne menyre qe te perballet me trendet e reja te heqjes se barrierave tregtare dhe konkurences globale,  synon qe te perceptoje objektivisht procesin e internacionalizmit te ndermarjeve dhe si te pergatitet per ndermarjen e sfidave te nje ekonomie te hapur ndaj konkurences globale.
Kur theksi vihet tek eksportet, duhet te kemi parasysh se ky aktivitet eshte pjese perberese e te tere ketij procesi internacionalizimi.
-Internacionalizimi i ndermarjeve eshte nje nga zgjedhjet me te veshtira, sepse implikon nje sere risqesh per keto ndermarje, te cilat do te duhet te operojne ne ekonomi te hapur, ku forcat konkuruese dhe faktoret jane krejt ndryshe nga ato te tregut nacional.

-Qellimi per  programin strategjik ne nxitjen e prodhimit per eksport eshte rrritja e produktivitetit te kompanive Shqiptare duke shfrytezuar avantazhet konkuruese te saj dhe berjen e ekonomise shqiptare kompetitive ne rajon, te krahasueshme me vendet e BE-se dhe me gjere.
Per te arritur ne kete nivel, ekonomia shqiptare, krahas shume objektivave te pergjithshme duhet te arrije nder te tjerat edhe disa nga objektivat me specifike, qe lidhen me ngushte me sektorin e eksporteve, te cilat jane:
1.   Rritja e treguesve te eksportit te mallrave, nepermjet rritjes se kapaciteteve te prodhimit te sektoreve aktuale qe punojne per eksport, si dhe shtimi i games se sektoreve dhe artikujve te rinj per te dale ne eksport, sidomos ne drejtim te mineraleve te reja, artikujve bujqesore dhe agro-perpunimit etj.
2.   Trefishimi, brenda vitit 2009, i investimeve ne sektoret qe do te destinohen kryesisht per eksport, bazuar ne politikat liberale dhe lehtesuese, te nismes se Qeverise  “Shqiperia  nje euro” dhe te pontencialeve reale qe ofron vendi.
3.   Sigurimi i masave lehtesuese per bizneset qe prodhojne per eksport, ne veēanti nxitja e vendosjes se prodhimit me fason drejt zonave dhe rajoneve qe kane papunesi te larte dhe mundesi zhvillimi te kufizuar.
4.   Arritja e vleres se eksporteve ne vitin 2008, ne 770 Mln/ € ose nje rritje mbi 45% me e madhe se vlera e vititi 2005 dhe ne vitin 2013 ne 1500 Mln/€ ose mbi 185% (2.8 here me e madhe) se vlera e vitit 2005.
5.   Ne vitet e para deri ne vitin 2009 do te ruhet ritmi i rritjes prej 13-15%, ndersa ne vitet qe vijne vleresohet ritmi mbi 15% ne vit, si pasoje e rezultateve te investimeve qe do te realizohen, si ato private dhe publike, deri ne vitin 2009.
6.   Ruajtja e ritmit te rritjes se eksportit te mallrave mbi 13-15% ne vitet e para dhe rritja kontributit te sektorit te eksporteve ne rritjen e PBB-se duke arritur ne 14% e PBB-se ne vitin 2013.
7.   Permiresimi i bilancit tregtar, permes rritjes se eksporteve dhe zevendesimit te  importit, te shume produkteve nga prodhimi i ekonomise shqiptare duke arritur ne vitin 2013 ne raportet, 1-njesi eksport, me 2 njesi import.
8.   Arritja ne vitin 2013, ne masen mbi 40% te punesuarve, vetem ne sektorin e eksporteve.
9.   Rritja e aftesise konkurruese dhe menaxhuese, si dhe sigurimi i nje zhvillimi te qendrueshem te kompanive eksportuese ne rrjetin e tregut nderkombetar.
10.   Ruajtja dhe rritja me rime me te larta te eksporteve nga prodhimi vendas ne raport me prodhimin me fason duke arritur ne vitin 2013 ne raportet  60% nga prodhimi vendas dhe 30% nga fasoni.

Ne tabelen e meposhteme jane paraqitur me shifra disa nga objektivat dhe lidhja e tyre me treguesit e tjere makroekonomik.
Eksportet jane paraqitur ne lidhje te ngushte me importet, bilancin tregtar dhe me prodhimin e brendshem bruto. Rritja e prodhimit te brendshem ne vitet e para deri ne vitin 2010 vleresohet te mbahet ne shifra nominale te rritjes prej 9.4% dhe pas vitit 2010 eshte vleresuar me nje renie duke pranuar nje rritja nominale prej 5 %.

Gladiatori:
Dinamika e parashikimeve te eksportit te mallrave dhe treguesve te tregtise se jashtme per periudhen 2007-2013
                                                                                                                                                                                                  Vlera ne Milion €
Pershkrimi    Mln/€   2005
Fakt   2006
Fakt   2007   2008   2009   2010   2011   2012   2013
a. Eksport mall  prodhim  vendas   
Mln/€   158   184
(12)   210
(15)   242
(15)   290
(20)   349
(20)   455
(30)   590
(30)   800
(35)
b.Eksporti me fason (material porositesi)   Mln/€   370   434
(12)   463
(12)   520
(12)   570
(10)   640
(9,5)   684
(6,8)   700
(3)   709
(1,3)
1. Eksporti mallrave gjithsej (X)   Mln/€   528   618   674   762   860   989   1139   1300   1509
2. Importi i mallrave (M)   Mln/€   2108   2415
(11)   2645
(12)   3015
(14)   3166
(5)   3261
(3)   3294
(1)   3294
(0)   3228
(-2)
3. Bilanci tregtar (X-M)   Mln/€   -1580   -1797   -1971   -2254   -2306   -2272   -2155   -1994   -1720
4. Prodhimi BB(GDP)   Mln/€   6619   7310   7994   8755   9577   10525   11051   11604   12180
5. Raporti (X/GDP)   ne%   8.0   8.4   8.4   8.7   9.0   9.4   10.3   11.2   12.5

Burimi :  METE 2007
Shenim: 1) Shifrat ne kllapa, qe ndodhen ne brendesi te tabeles shprehin perqindjen e ndryshimit me periudhen paraardhese.
                  2) Kursi i kembimit te Euros ndaj Lekut eshte  mbajtur konstant ne vlerat  1-€=122,8 lekė.

5.2.1   Masat per arritjen e objektivave ne eksport
Realizimi i objektivave ne eksport kerkon ndermarrjen e nje sere masash, me karakter te pergjithshem apo specifik,qe me poshte jane paraqitur te grupuara sipas natyres se ndikimit.
 Masa legjislative:
1.   Harmonizimi dhe sistemimi i tere legjislacionit qe ka te beje me prodhimin per eksport, financimin dhe levizjen e mallrave, bazuar ne direktivat dhe legjislacionin e BE-se, OECD-se dhe OBT-se, te cilat  per eksportin dhe levizjen e mallrave kane percaktuar rregullat dhe normat perkatese te prodhimeve qe destinohen per eksport.
2.   Harmonizimi i legjislacionit ne prodhim, sherbim dhe shitje te te gjitha produkteve qe prodhohen ne vend ne perputhje me BE-ne, FAO, etj, si; prodhimet bujqesore dhe agro-perpunuese, perdorimin e pesticideve, trajtimin e kafsheve, prodhimet jo-ushqimore, prodhimet e paisjeve te ndryshme  shtepiake dhe ato me shkalle rrezikshmerie, ne shfrytezimin e mineraleve, ne shfrytezimin e pasurive dhe te mbrojtjes se ambjentit etj.
3.   Pergatitja dhe implementimi i  bazes ligjore qe mundeson ndertimin e institucioneve ne sherbim dhe kontroll te biznesit dhe produkteve te ndryshme (institucione financiare, kontrolli, ēertifikimi, etj)
Masa Institucionale:
1.   Krijimi i Fondit Shqiptar te Konkurueshmerise, ne mbeshtetje te ndermarrjeve prodhuese per eksport.
2.   Mbeshtetje per ALBINVEST per te luajtur nje rol te rendesishem ne ndertimin e sherbimit te konsulences, trainimeve, informacionit te nje cilesie te larte per te bere te mundur rritjen e shanseve dhe shfrytezimin me te mire te mundesive per te dale ne eksport.
3.  Ndertimi i sherbimit te inovacionit dhe transferimit teknollogjik per te bere te
     mundur modernizimin e bazes prodhuese per eksport.
4.  Zhvillimi dhe garantimi i nje sherbimi cilesor te konsulences dhe trainimeve per
     rritjen e kapaciteteve manaxheriale dhe teknike te kompanive ne rritje dhe ne
     internacionalizim.
5.  Krijimin e skemave te partneritetit te ndermarjeve lokale me ato nderkombetare
6.  Zhvillimin e projekteve promocionale, kontakteve te bisnesit, futjes se ICT dhe
    e-business model
7. Konsolidimi dhe ndertimi i institucioneve shteterore dhe private qe merren me vleresimin dhe ēertifikimin e cilesise se produkteve dhe sherbimeve, duke filluar qe nga lendet e para, kushtet e prodhimit, manipulimit deri ne kushtet e ruajtjes dhe konsumit te tyre. Ne keto institucione futen ato te; Metrologjise-Kalibrimit, Standartet, Konformitetit, Akreditimit, Analizave Laboratorike e Mikrobiologjike, Kodifikimin, etj. Te gjitha keto institucione qe bjene pjese ne infrastrukturen e cilesise, vleresohen shume te domosdoshme per te mundesuar dhe rritur sigurine dhe shanset e prodhimeve shqiptare, jo vetem per te dale ne eksport, por edhe per tregun e brendshem.
8. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve dhe inspektoriateve qe te mundesojne rregjistrimin, certifikimin e subjekteve prodhues dhe bizneseve te ndryshme ne Shqiperi. Keto institucione do te merren: me rregjistrimin e gjese se gjalle, pemtarise, kadastrimi i tokes dhe perberjes se saj, regjistrimi dhe certifikimi i stabilimenteve te kafsheve, fermave, perpunimit te produkteve ushqimore, te konservimit te perimeve, peshkut, mishit, stabilimentet e shfrytezimit te mineraleve, prodhimeve produkteve industriale dhe respektimit te normave te mjedisit, etj. Keto institucione dhe informacione te tyre rrisin sigurine, lehtesojne  dhe mundesojne futjen e ketyre produkteve ne tregjet e BE-se.
Masa me karakter organizativ, informativ dhe  infrastrukturor.

1.   Organizimi i seminareve dhe programeve per krijimin e nje sistemi te marketingut efektiv dhe menaxhimit te cilesise se produktit, sjellja e produktit ne standartet dhe normat qe kerkon tregu i jashtem, krijimi i bazes se te dhenave dhe shkembimit te informacionit me tregjet e huaja, stimulimi i krijimit te studiove, agjensive dhe konsulenteve profesioniste per biznesin, duke dhene asistence si ne organizim, menaxhim, marketing, etj. Krahas rolit qe ka METE nje detyre funksionale i mbetet institucioneve  me te specializuara dhe te lidhura ngushte ne kete fushe si; Albinvest, Agjensite rajonale te zhvillimit te biznesit, drejtorite e zhvillimit te bujqesise dhe ushqimit ne prefektura, studiot dhe konsulentet private te biznesit, projekte te ndryshme asistence, etj.
2.   Ngritja e Qendrave te Grumbullimit per manipulim, perpunim, standardizim, amballazhim, si dhe furnizim-shperndarje ne tregun me pakice dhe eksportim te produkteve bujqesore e blektorale.
3.   Ndertimi i thertoreve dhe trajtimi i mishit te kafsheve dhe shpendeve ne te gjithe territorin e vendit kryesisht ne fshatra me baze zone. Masat 2 dhe 3, konsiderohen si qendra katalizatore te prodhimit agro-industrial, te cilat mendohen te ngrihen brenda 2008.
Impaktet e ketyre qendrave vleresohen ne drejtim te; ritjes se vleres se tregut te prodhimeve te fermereve. Qendra te tilla stimulojne rritjen e prodhimit, specializimin e tij. Nga ana tjeter krijohen mundesite reale per bashkimin dhe grupimin e fermereve bazuar ne kulturat dhe produktet qe ata do te prodhojne, deri ne krijimin e shoqatave te ndryshme prodhimi. Nje forme organizimi e tille, rrit gjithashtu mundesite per kreditim dhe financim te fermereve, mundesite per tu informuar mbi  teknologjine e prodhimit, varitete me te mira, trajtimin me te kualifikuar te kulturave, marketingun dhe rrjetin e shperndarjes etj.
4.   Ndertimi i nje qendre eksporti te trajtimit te produkteve per eksport ne afersi te Portit te Durresit. Ne kete qender jo vetem do te  perpunohen produktet dhe nje sere sherbimesh shtese si standardizimi, ambalazhimi etj, duke i dhene produktit nje vlere te shtuar kundrejt standardeve nderkombetare. Brenda vitit 2010.
(Shiko: Tabela nr.6. Anex V)

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page