Mbi Psikologjine
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Mbi Psikologjine  (Lexuar 10445 here)
arupushe
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3056

My self

Respekt: +20

Profili
« : 28/05/07, 09:09 »
0

 Ēfare ėshtė psikologjia?


Psikologjia ėshtė njė shkencė magjepėse qė prek ēdo aspekt tė jetės sonė.

Definicioni i vjetėr qė psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin ėshtė i pamjaftueshėm. Sepse ai nė fakt vetėm shpjegon prejardhjėn e fjalės „psikologji“. Pra sipas domethėnies sė fjalėve tė pėrngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencė“. Por psikologjia ėshtė mė shumė se vetėm njė shkencė mbi shpirtin, mbi jetėn e brendshme tė njeriut. Jeta shpirtėrore e njeriut ka edhe anėn e jashtme.


Nga pikėmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencė, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetėdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.


Psikokologjia ėshtė shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja pėrgjithėsisht pėrkufizohet si gjithėēka qė ne bėjmė, sidomos nėse kjo mund tė vėzhgohet prej tė tjerėve. Kognicioni, pėrfshin proceset mendore, si p.sh. tė menduarit, tė perceptuarit, tė ėndėrruarit, kujtesėn etj. Kėto procese njohėse zakonisht nuk mund tė vėzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen pėrmes eksperimenteve (vetėraportimeve, pyetėsorėve etj).


Psikologjia mund tė definohet, apo pėrshkruhet edhe pėrmes katėr qėllimeve tė saja. Katėr qėllimet, apo katėr fushat themelore tė psikologjisė janė: pėrshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes sė ēfarė ėshtė psikologjia, sot mundesh ti pėrgjigjėsh edhe pėrmes pėrshkrimit tė disa prej degėve tė saj. Ato ilustrojnė mė sė miri ndryshueshmėrine qė ekziston sot nė psikolgji. Katėr nėndeget kryesore te psikologjisė janė: Psikologjia sociale; Psikologjia e pėrgjithėshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet tė theksohet se psikologjia si shkencė apo si lėndė dita mė ditė ėshtė duku u ndarė nė degė tė reja. Dega e psikologjisė ka momentalisht rreth 50 seksione, nėndegė tė ndryshme tė cilat hulumtojnė aspekte tė jetės sonė.

Dallimi Psikiatėr – Psikolog
Shpeshherė ndodh qė tė ngatėrrohen profesioni i psikologut me atė tė psikiatrit. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė tė bėhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit. Psikiatri nuk mund tė krahasohet mė psikologun. Ai ėshtė krejt ndryshe. Psikiatrėt janė mjekė tė specializuar tė trajtimin e sjelljeve anormale dhe si tė tillė ata mund tė rekomandojnė medikamente, gjė qė smund ta bėjnė psikologėt. Psikiatrėt ndjekin shkollėn mjeksore dhe janė nė fillim doktor nė mjeksi. Ata pastaj specializohen nė trajtimin e sjelles anormale, sėmundjet psikike. Psikiatrėt shohin te problemet e sjelljės sė pacientit shkaqe mjeksore dhe nė kėtė mėnyrė pėrdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisė psikologjike. Psikiatria ėshtė degė e mjeksisė, jo e psikologjisė.

Psikologu klinik diplomon nė psikologji dhe mė pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetėsh i jepet grada e zakonshme pėr psikologėt Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisė). Pas kėsaj, ai duhet tė praktikoj njė kohė tė gjatė nė njė instuticion nėn kujdesjėn e psikologėve tė tjerė ose psikiatėrve, para se tė fillojė tė trajtojė, diagnostifikojė njerėzit nė menyrė tė pavarur.




Identifikuar

Lux mentis , Lux orbis
arupushe
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3056

My self

Respekt: +20

Profili
« Pergjigju #1 : 28/05/07, 09:09 »
0

Depresioni

Grupet pėr vetė-ndihmė

Grupet pėr vetė-ndihmė punojnė nė principe qė ėshtė e dobishme pėr tu takuar me njerėz tė tjerė tė cilėt e pėrjetojnė depresionin. Ju ndihmon me qė t’i thyeni ndjenjat e izolimit dhe nė tė njėjtėn kohė ju tregon se si njerėzit tjerė bėjnė ballė. Ta pėrkrahni dikėnd mund tė ju ndihmojė edhe juve. Kėto grupe shpesh udhėhiqen nga njerėzit tė cilėt e kanė kaluar vetė depresionin. Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.


Medikamentet

ImageIlaēi kundėr depresionit (antidepresivat) ėshtė tretmani mjekėsor mė i rėndomtė pėr depresion. Ato punojnė nė kemikalet nė tru qė ta pėrmisojė gjendjen shpirtėrore. Ato nuk e shėrojnė depresionin, por i lehtėsojnė simptomat tė cilat mund tė bėjnė tė merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Medikamentet kundėr depresionit nuk i ndihmojnė ēdokujt dhe shpesh shkaktojnė efekte tė papėlqyera anėsore. Disa medikamente kundėr depresionit janė tė rrezikshme kur pėrdoren me medikamente tė tjera dhe ju mund tė pėrjetoni simptome tė papėlqyera kur i ndaloni ato. Trajtimi me ilaēe pėrshpejton shėrimin nga depresioni. Ilaēet qė pėrdoren pėr depresion janė pa rrezik dhe nuk shkaktojnė varėsi. Efekti i ilaēeve ndaj gjendjes sė pėrgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javėsh qė prej fillimit tė kurimit. Trajtimi me ilaēe duhet vazhduar edhe pas shėrimit sepse simptomat shfaqen sėrish me lehtėsi pas ndėrprerjes sė ilaēeve. Trajtimi me ilaēe zgjat zakonisht gjysmė deri nė njė vit dhe gjatė kėsaj kohe ilaēet duhen pėrdorur rregullisht ēdo ditė. Pėr pėrfundimin e medikamenteve duhet tė kėshillohet me mjekun.Nė fillim tė pėrdorimit tė medikamenteve antidepresive mund tė shfaqen edhe efekte anėsore. Zakonisht efektet anėsore mund tė jenė ndjenja e tė vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Efektet anėsore janė tė lehta dhe kalojnė brenda disa ditėve kur organizmi mėsohet me ilaēet. Pėr efektet anėsore tė ndryshme duhet tė kėshilloheni me mjekun kurues. Pėrveē ilaēeve tė depresionit ndonjėherė mund tė jetė e nevojshme tė pėrdoren dhe ilaēe gjumi ose ilaēe qė ulin angėshtinė.


Terapia elektro-konvulsive (tronditėse)

ImageKy tretman zakonisht jepet pėr njerėzit qė janė nė depresion tė ashpėr dhe tė cilėt nuk kanė reaguar nga ilaēet. Ky tretman ndodh duke ju japur anestezion tė pėrgjithshėm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nėpėr trurin tuaj dhe shkakton tronditje sikurse njė sulm epileptik. Ėshtė tretman kundėrshtues dhe mund tė ketė efekte shumė tė papėlqyera sikurse humbjen e kujtesės.


Terapitė plotėsuese dhe alternative

Ka lloje tė ndryshme tė terapive plotėsuese dhe alternative, tė cilat mund tė jenė tė dobishme pėr ta shėruar depresionin. Ilaēet bimore kundėr depresionit siē ėshtė Hipericum mund tė ju ndihmojė pėr gjendjen shpirtėrore. Ky lloj medikamenti ėshtė bėrė shumė i popullarizuar. Megjithatė duhet cekur se nėse jeni duke marrur ilaēe tjera ėshtė rrezik tė pėrdoreni shumė lloj medikamente njėkohėsisht. Terapi te tjera si akupunktura dhe homopathia poashtu pėrdoren si tretmane tė depresionit. Shumica e kėtyre terapive nuk e shohin mendjen dhe trupin si tė ndara. Ata ju shohin si person tė tėrė dhe nuk janė tė koncentruar tė i trajtojnė vetėm simptomet tuaja.


Qėndrimi nė spital

Nėse jeni nė depresion tė ashpėr juve ndoshta ju duhet mbrojtje dhe siguri qė ofrohet nga reparti psikiatrik nė spital. Spitali mund tė ju jap ambient tė sigurt dhe pėrkrahės nėse jeni nė gjendje shqetėsimi dhe ndoshta tė ndjeheni tė rrehatshėm tė keni njerėz tė tjerė rreth jush dhe ta dini qė dikush kujdeset pėr ju. Megjithėatė mund tė jetė shqetėsuese tė jeni nė repart ku nuk mund tė jeni vetėm, ku duhet tė i mbani rregullat qė ndoshta nuk ju pėrshtaten dhe ku mund tė ndjeheni tė shqetėsuar nga sjelljet e pacientėve tjerė. Nė pėrgjthėsi mjekėt dėshirojnė mos tė i mbajnė pacientėt nė spital, por disa pacientė janė tė detyrueshėm tė mbahen nė spital sepse mendohet qė ėshtė e nevojshme pėr shėndetin, sigurinė e tyre dhe sigurinė e tė tjerėve.


Unė dhe shoqėria ime
Ēfare mund tė bėj unė, si mund t’i ndihmoj vetėvetės?

Karaktristikė e rėndsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetėvetiu, kėshtu qė ju duhet tė jeni tė vetėdijshėm kurrė mendoni se ēka mund tė bėni ta mbijetoni ate. Me fjalė tjera ju jeni nė depresion dhe atėherė bjeni mė shumė nė depresion pse jeni nė depresion. Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen. Tė jeni nė gjendje depresioni ajo vetė mund tė jetė mė shumė problem sesa vėshtėrsitė qė shkaktohen nė vend tė parė. Njė gjė me rėndsi qė nuk duhet tė harroni ėshtė qė nuk ka zgjidhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjedhen duhet kohė, durim, punė dhe energji. Kur jeni nė depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumė energjetik dhe tė motivuar pėr punė. Por nėse keni mundėsi tė merrni pjesė aktiv nė tretmanet tuaja pėr shembull nė tretmanet qė marrin formė tė bisedės, kjo mund ta ndihmojė gjendjen tuaj. Ėshtė e nevojshme tė mundoheni ta thyeni fuqinė qė depresioni ka nė ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative (mendimet automatike). Kur kjo ndodhė mundohuni ta njihni dhe ta zėvendėsoni me aktivitete mė konstruktive. Mundohuni tė bėni gjėra qė ju heqin mendjen nga kėto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetėveten tė merrni pjesė nė aktivitete fizike ėshtė shumė terapeutike. Duke marrė pjesė nė sporte, vrapim, vallėzim, ngarje tė biēikletės e edhe ecja me shpejtėsi mund tė i stimulojė kemikalet nė tru qė quhen endofrine tė cilat mund tė ndihmojė tė ndjeheni mė mirė. Ju duhet tė bėni gjėra qė t’i pėrmisoni mėnyrat se si ndjeheni pėr vetėveten. Mundohuni qė ta trajtoni vetėn me butėsi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - tė ushqeheni mirė, tė ushtroni fizikisht dhe mos ta shpėrdoroni trupin tuaj duke pirė cigare, alkohol ose duke pėrdorur droga tė tjera. Kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe i japni vetėvetes dhurata.


Si mund tė ju ndihmojnė familja dhe shoqėria?

Njerėzit qė janė nė depresion shpesh tėrheqen nga shoqėria dhe familja rreth tyre, nė vend se t’i pyesin ata pėr ndihmė dhe pėrkrahje. Megjithatė kjo poashtu ėshtė koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe pėrkrahja juaj. Gjėja mė me rėndėsi ėshtė qė familja dhe shoqėria mund tė bėjnė ėshtė qė ta inkurajojnė personin nė depresion tė kėrkojnė tretmane pėrkatėse. Natyra e depresionit ėshtė qė ju bėnė tė ndjeheni tė gjorė, pa shpresė dhe pa vlerė, kjo e ndalon personin qė ėshtė nė depresion tė kėrkojė ndihmė. Ta pėrkrahni njė shok, njė shoqe ose tė afėrm i cili ėshtė nė depresion, ky mund tė jetė rast qė tė ndėrtoni marrėdhėnie mė tė afėrt dhe mė tė kėnaqshme. Megjithatė kjo mund tė jetė punė e vėshtirė. Ndonjėherė mund tė jeni tė zhgėnjyer dhe pėrveē nėse kujdeseni pėr vetvetėn mund tė bini nė depresion. Njerėzve qė janė nė depresion nganjėherė mė sė shumti ju duhet dikush qė kujdeset pėr ata. Ju mund tė ju tregoni atyre qė ju kujdeseni pėr ata duke i dėgjuar ata me simpati, duke qenė tė dashur, duke e ēmuar personin apo thjeshtė duke kaluar kohė me ata. Ju mund tė ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata tė flasin pėr ndjenjat e tyre dhe duke u munduar tė gjeni mėnyra se ēka mund tė bėjnė ata, ose ēka mund tė ndryshojnė qė tė mund ta pėrballojnė depresionin. Nėse personi qė ju e pėrkrahni ėshtė shumė nė depresion ju ndoshta duhet tė merrni vendime tė vėshtira dhe sesa duhet ju tė bėni nė vend tė tyre. Nėse ata pėr shembull nuk kujdesen pėr nevojat e tyre fizike, ju duhet tė i ndihmoni atyre duke ju blerė gjėrat qė ju duhen, pregaditni ushqim dhe tė pastroni pėr ata, nėse keni mundėsi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata tė bėjnė kėto punė. Nuk ka pėrgjigje tė lehta pėr kėtė situatė. Do tė ju ndihmojė nėse e gjeni dikend me tė cilėt ju mund tė i diskutoni kėto dhe problemet tjera. Kur e pėrkrahni ndonjė shok/qe ose tė afėrm ju duhet tė mundoheni tė mos i fajsoni ata pėr ndjenjat e depresionit ose tė ju thuani atyre tė ’kontrollojeni veten’. Ata me siguri e fajsojnė vetėveten kėshtu qė kritikat mund t’i bėjė ata tė ndjehen mė shumė nė depresion. Lavdatat janė mė efektive se kritikat. Ju duhet tė i pėrkujtoni ata qė ėshtė e mundshme qė situata e tyre tė pėrmisohet, por kjo duhet tė bėhet nė mėnyrė tė kujdeshme dhe tė dashur pėr tė bėrė punė. Ėshtė me rėndėsi qė ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nėse ėshtė e mundshme mundohuni qė ti ndani pėrgjegjėsitė pėr pėrkrahje tė ndonjė shok, shoqe ose tė afėrm me sa mė shumė njerėz qė ėshtė e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me tė cilėt ju mund ta shprehni zhgėnjimin tuaj. Mund tė ketė ndonjė grup lokal pėr njerėzit nė situatėn tuaj.


Bashkėjetesa me pacientėt depresivė

*
Pacientėt depresivė janė njerėz tė sėmurė, tė cilėt nuk janė as dembelė, as histerikė e as hipokondrikė.
*
Pasi qė tek depresionet bėhet fjalė pėr sėmundje, tė cilat janė tė trajtueshme dhe tė shėrueshme, ėshtė e rėndėsishme qė depresivėt mundėsisht shpejt tė trajtohen nga mjeku.
*
Pasi qė pacientėt depresivė kanė vėshtirėsitė mė tė mėdha pėr tė marrė vendime, gjatė sėmurjes ata nuk duhet tė detyrohen pėr marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit tė depresionit pėr kėto do tė pendoheshin prapė.
*
Nuk ka kurrfarė kuptimi qė depresivėt, e para sė gjithash depresivėt e rėndė gjatė sėmurjes tė dėrgohen nė kurim apo pushim, sepse ata atje edhe mė shumė do tė vetmoheshin, ashtu qė do tė kishin kohė qė tė gėrryejnė rreth fatkeqėsisė iluzore tė tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen pėr pacientėt pas sėmurjes sė tejkaluar
*
Depresivėt nuk kanė vullnet, prandaj ėshtė e pakuptim qė tė apelohet nė vullnetin e tyre. Pėrmes apeleve tė tilla gjendja mundet madje tė keqėsohet, sepse pacientėt atėherė bėhen tė vetėdijshėm, se nuk kanė vullnet, nga e cila vuajnė nė mėnyrė tė veēantė. Poashtu nuk ka kuptim nga kėta njerėz tė kėrkohet qė tė mbledhin veten ose tė nxiten pėr aktivitete tė veēanta. Ata kėtė e pėrjetojnė vetėm si mundim.
*
Pėr pacientėt ėshtė e rėndėsishme qė tė afėrmit e tyre t’i pėrforcojnė pėr t’i marrė rregullisht barnat dhe eventualisht duhet kėtė t’a mbikqyrin nė mėnyrė diskrete. Qė pacientėt tė kėshillohen qė tė mos marrin barnat e tyre, mund tė jetė e rrezikshme pėr jetė. Nė lidhje me kėtė ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet, se antidepresivėt nuk shpiejnė deri tek varėshmėria nga medikamentet.
*
Rreth rrezikimit nga suicidi duhet tė flitet hapur me depresivėt, sepse vetėm kėshtu mund tė krijohet njė pasqyrė rreth rrezikut tė vėrtetė. Megjithatė duhet tė mirret parasysh se tė rrezikuarit e rėndė nga suicidi tentojnė tė mbulojnė ose tė fshehin qėllimet e tyre, sepse kanė frikė se do tė pengohen nė zbatimin e tyre. Pacientėt e rrezikuar rėndė nga suicidi pėr kėtė arsye duhet tė trajtohen nė spital.
*
Ėshtė e rėndėsishme qė tė pranohet gjendja e depresivėve ashtu siē e pėrshkruajnė ata vetė. Nėse dėshirohet qė pacientėt depresivė tė binden, se janė mė mirė se sa qė ndjehen, kėshtu vetėm humbet besimi i tyre. Depresionet janė sėmurje tė rėnda ashtu qė pas kalimit tė depresionit ėshtė plotėsisht e drejtė qė ata tė dėrgohen nė kurime ose nė pushime. Por siē u tha, jo gjatė depresioneve, por pas depresioneve.


Depresioni shkurtimisht

*
Depresioni ėshtė njė sėmundje qė duhet tė mirret seriozisht. Depresioni shoqėrohet mes tjerash me disponim tė pikėlluar, gjendje frike, shqetėsim tė brendshėm, pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Ai karakterizohet pėrmes ērregullimit tė metabolizmit nė tru.
*
Pikėllimi (mėrzia) ose disponimi i pikėlluar, pėr shembull pas njė humbjeje tė rėndė, nuk ėshtė depresion, sipas kriterieve diagnostike· Depresivėt nuk mund tė gėzohen dhe kanė vėshtirėsi tė mėdha qė t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.
*
Depresionet shoqėrohen shpeshherė me dhimbje trupore.
*
Depresionet munden tė dallohen kryesisht me ndihmėn e pyetjeve tė qėlluara
*
Ndjenjat e paarsyeshme tė fajit bėjnė pjesė nė shėnjat kryesore tė njė depresioni
*
Tek disa njerėz, mė shpesh tek burrat, njė depresion mund tė tregohet edhe krejt ndryshe. Nė vend tė pikėllimit dhe mbylljes kėta persona reagojnė me agresivitet, zemėrim dhe/ose konsumim tė shtuar tė alkoolit. Nėn rrethana tė caktuara ata ushtrojnė sport nė mėnyrė shumė tė tepruar, ndihen tė stre-suar dhe tė djegur
*
Depresivėt, sikurse tė gjithė njerėzit e sėmurė rėndė, kanė nevojė pėr mirėkuptimin dhe pėrkrahjen nga rrethi i tyre.
*
Depresionet janė tė shėrueshme. Pėr trajtim qėndrojnė nė dispozicion medikamente qė ngrisin disponimin (antidepresivėt) dhe forma tė ndryshe tė terapisė pėrmes bisedave.
*
Antidepresivėt nuk ndikojnė menjėherė. Kryesisht kalojnė disa ditė e deri disa javė deri tek pėrmirėsimi i dhimbjeve.
*
Antidepresivėt trajtojnė shenjat (simptomet) e depresionit. Andaj ato duhet tė mirren pėr aq kohė sa zgjat sėmurja.
*
Depresionet qė shpeshherė riparaqiten mund tė trajtohen nė mėnyrė parandaluese.
*
Depresionet shpesh janė shkaqe tė veprimeve suicide (suicid = vetėvrasje). Rreziku suicid mund tė dallohet me kohė dhe tė rrezikuarit nga suicidi duhet sa mė shpejt qė mundet tė shkojnė nė trajtim mjekėsor.
*
Pėr tė rrezikuarit nga suicidi (vetėvrasja) krahas kėshillimit nga mjeku shtėpiak ose specialisti qėndrojnė nė dispozicion qendra tė intervenimit krizor, shėrbime psikosociale ose pėrkujdesja e pėrmes telefonit.
« Ndryshimi I Fundit: 28/05/07, 10:10 nga arupushe » Identifikuar

Lux mentis , Lux orbis
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 28/05/07, 09:09 »
0

Skleroza e Shumėfishtė

Qindra mijėra veta nė Shtetet e Bashkuara dhe nė mbarė botėn vuajnė nga
Skleroza e Shumėfishtė, sėmundje shpesh herė e rėndė, e pa mjekueshme,
por qė mund tė trajtohet me sukses pėr tė ngadalėsuar pėrparimin e saj.

Skleroza e Shumėfishtė ėshtė njė sėmundje sa e vėshtirė pėr t’u kuruar aq
edhe pėr t’u diagnostikuar. Njė nga shenjat kryesore tė saj ėshtė humbja e
aftėsisė

Sipas statistikave, mbi 1 milionė njerėz nė botė vuajnė nga skleroza e shumėfishtė.
Kjo cilėsohet si njė sėmundje e trurit dhe e shtyllės kurizore, pjesė tė trupit ku
kalojnė e ndėrthuren mė sė shumti fijet nervore tė organizmit. Shkaku i saj nuk
dihet. Multiple skleroza shkatrron veshjen e fijeve nervore. Kjo gjendje bllokon
pėrkohėsisht sinjalet qė kalojnė nėpėrmjet nervave tek muskujt dhe nė tru. 
Skleroza e shumėfishtė afekton veēanėrisht aftėsinė e tė parit, tė prekurit dhe 
pėrdorimin e gjymtyrėsve. Kėto probleme mund tė shfaqen e pastaj zhduken,   
ose tė pėrmirėsohen e keqėsohen dhe mjekėt ende nuk janė nė gjendje tė
shpjegojnė pėrse ndodh kjo.

Ekspertėt thonė se gratė preken nga skleroza e shumėfishtė dy herė mė shumė
sesa burrat dhe mosha mesatare e njerėzve qė preken prej saj ėshtė nga 20 deri 
nė 40 vjeē.

Pėr shumė vite, mjekėt mendonin se shkaku i sklerozės sė shumėfishtė ishte mjedisor.   
Ata besonin se sėmundja prekte mė shpesh njerėzit qė jetojnė nė Evropėn veriore e   
Amerikėn veriore. Por kohėt e fundit, kjo mendėsi ka ndryshuar. Studimet tregojnė 
se skleroza e shumėfishtė nuk shkatohet vetėm nga problemi i njė gjeni ose vetėm
nga mjedisi, por edhe nga njė problem brenda sistemit mbrojtės tė organizmit dhe
nga probleme tė disa gjeneve. Gjithashtu prekja nga viruse e baktere shton gjasat
pėr prekjen nga kjo sėmundje.

Mjekėt thonė se pėr diagnostikimin e sklerozės sė shumėfishtė nevojiten njė numėr
analizash dhe njė studim i hollėsishėm i historisė sė shėndetit tė pacientit. Njė nga
mėnyrat pėr pėrcaktimin apo diagnostikimin e sėmundjes ėshtė MRI ose Imazhi me 
Rezonancė Magnetike. Nėpėrmjet kėsaj metode, mjekėt studiojnė imazhet e fijeve
nervore tė pacientit pėr tė parė nėse ekzistojnė shenja tė sėmundjes.

Shkencėtarėt thonė se skleroza e shumėfishtė nuk duket se trashėgohet nga prindi
tek fėmija, por megjithatė ndonjėherė ajo prek pjestarė tė sė njėjtės familjes.

Sėmundja jo gjithmonė shkakton paaftėsi tė rėndė fizike e mendore dhe shumė njerėz
me sklerozė tė shumėfishtė bėjnė njė jetė normale. Pėr kėtė sėmundje nuk ekziston
ndonjė kurė, por kohėt e fundit kanė dalė mėnyra tė reja pėr trajtimin dhe ngadalėsimin
e pėrparimit tė saj. Disa ilaēe tė llojit Beta Interferon pėrdoren pėr tė luftuar infeksionet
 virale dhe pėr tė ndihmuar sistemin imunitar tė organizmit pėr tė luftuar sėmundjen.

Shkencėtarėt nė mbarė botėn janė duke punuar pėr zhvillimin e mėnyrave tė reja tė
 trajtimit tė sklerėzės sė shumėfishtė. Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara kanė nė 
duar mbi 12 studime tė ndryshme me shpresė pėr tė ndihmuar njerėzit qė vuajnė nga
skleroza e shumėfishtė.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
arupushe
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3056

My self

Respekt: +20

Profili
« Pergjigju #3 : 28/05/07, 10:10 »
0

Disa urdhėresa pėr tė mėnduar pozitivisht
Eshte optimizmi ai qė na sjell lumturinė.


Ta shohėsh botėn me gjithė ngjyrat e saj, nė tė kundėrt destinacioni do tė biesh nė depresion. Pėr kėtė qėllim nevojitet filozofia e buzqėqeshjesh, tė paktėn kėtė sugjeron psikologu. Sipas kėtij tė fundit ndjenja e tė qenit i plogėsht, na bėn qė tė jemi pesimistė, edhe atėherė kur adrenalina e situatės ku po jetojmė mund tė jetė nė maksimum. Braktisni kėtė situatė dhe ndiq me kujdes katėrmbėdhjetė urdhėresat qė ju bėjnė tė mendoni pozitivisht. Katėrmbėdhjetė urdhėresat e tė menduarti pozitivisht, lidhen me tė qenit i lumtur, edhe atėherė kur gjendja jonė shpirtėrore ėshtė poshtė. Sipas njė studimi tė kryer nga Erasmus University nė Rotterdam, shumė prej tė anketuarve edhe pse jetojnė nė njė shoqėri mjaft tė pėrparuar arrijnė qė tė preokupohen edhe pėr gjėrat mė tė vogla. Kjo gjė i bėn ata qė tė mos ndihen tė lumtur, duke u shqetėsuar jo vetėm pė problemet personale, por edhe rreziqet globale, tė cilat na heqin kėnaqėsinė e tė jetuarit brenda normave qė nuk na krijojnė stres.



1. Merru me diēka

2. Shoqėrohu me miq

3. Duhet tė jesh prodhimtar

4. Organizohu ndryshe

5. Mos u shqetėso

6. Ridimensiono frymėzimin

7. Mendo pozitivisht

8. Mendo pėr tė tashmen

9. Puno nė njė personalitet tė shėndoshė

10. Zhvillo njė personalitet tė shoqėrueshėm

11. Duhet tė jesh vetvetja

12. Elimino ndjenjat negative

13. Kultivo raportet intime

14. Konsideroje lumturinė si prioritetin numėr 1
Identifikuar

Lux mentis , Lux orbis
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #4 : 29/05/07, 14:02 »
0



1. Merru me diēka    -----------  po merrem qe me marrte dreqi Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

2. Shoqėrohu me miq--------    spo me del koha te rri vetem  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

3. Duhet tė jesh prodhimtar---- dy kalamoj ca te boj me teper  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

4. Organizohu ndryshe--------- une jam organizate me vete  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

5. Mos u shqetėso--------------- 12 me rri sahati aq rehat jam Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

6. Ridimensiono frymėzimin-------- ne dimensionin e 6 e kam  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

7. Mendo pozitivisht----------------- gjysma e gotes gjithmone plot me rri Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

8. Mendo pėr tė tashmen----------- sapo u be e shkuar Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

9. Puno nė njė personalitet tė shėndoshė------ kam shtuar dhe kilo ne personalitet Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

10. Zhvillo njė personalitet tė shoqėrueshėm-------- edhe qent tek lagja me ngjiten nga pas Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

11. Duhet tė jesh vetvetja--------------- ashtu me duket Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

12. Elimino ndjenjat negative--------- do tu ve flaken  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

13. Kultivo raportet intime----------------- i kultivoj dhe me duket do kem prodhime te mbara kete vit Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

14. Konsideroje lumturinė si prioritetin numėr 1---------- nje minute i lumtur vetem budallai eshte se ai ska probleme  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
[/quote]
Identifikuar
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 30/05/07, 09:09 »
0

Hahahahahahahahah perfundimisht je i modh!! Zgerdhihem
Ke dal jasht teme o dreq, ca me t`bo se t`mbaj nje
cik me hater se te tregoja une tyyyyyyyyy... :D Zgerdhihem
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #6 : 01/06/07, 09:09 »
0

Hahahahahahahahah perfundimisht je i modh!! Zgerdhihem
Ke dal jasht teme o dreq, ca me t`bo se t`mbaj nje
cik me hater se te tregoja une tyyyyyyyyy... :D Zgerdhihem


RROFSHIN MODERATORET  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar
KanGaro_Toure
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 67

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #7 : 20/06/07, 22:10 »
0

Hahahahahahahahah perfundimisht je i modh!! Zgerdhihem
Ke dal jasht teme o dreq, ca me t`bo se t`mbaj nje
cik me hater se te tregoja une tyyyyyyyyy... :D Zgerdhihem


RROFSHIN MODERATORET  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

hahhaha cfar citi i moderatorit hehehehhehehhe  8)
Identifikuar

zone4design.blogspot.com
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #8 : 05/07/07, 10:10 »
0


1.Psikologjia e kėshillimit. Psikologėt e kėshillimit ndihmojnė njerėzit qė tė pėrshtaten me probleme emocionale dhe personale,tė cilat mė pak serioze se ato qė trajtojnė psikologėt klinicistė.Ata mund tė ndihmojnė studentėve tė zgjedhin profesionin apo njė burrė dhe njė grua,tė diskutojnė pėr martesėn e tyre.Ashtu si psikologėt klinikė,psikologėt e kėshillimit vlerėsojnė dhe trajtojnė njerėzit me probleme nė sjellje....

2.Psikologjia shkollore. Disa psikologė ndihmojnė nxėnėsit.Kėta psikologė shkollorė pėrgjigjen pėr pėrshtatjen dhe interpretimin e testeve tė intelegjencėss ose tė shprehive mėsimore.Ata konsultohen me mėsuesit dhe nxėnėsit pėr problemet mėsimore dhe emocionale.

3.Psikologjia e edukimit.Disa psikologė edukimi,krahas mėsimdhėnies nė kolegje apo universitete,drejtojnė studime pėr tė mėsuarit dhe metodat e edukimit....

4.Psikologjia sociale. A keni vėnė re se mund t'i realizoni mė mirė disa detyra pėrpara njė grupi njerėzish qė ju ndėgjojnė se sa kur jeni vetėm apo me shokė tė ngushtė?Ky fenomen i quajtur lehtėsim social ėshtė njė nga ēėshtjet qė psikologėt socialė janė duke studiuar....

5.Psikologjia industriale.
Pėrmirėsimi i kushteve tė punės ėshtė njė shqetėsim i madh i psikologėve industrialė/organizativė.Ata pėrfshihen nė njė larmi detyrash si p.sh.,pėrimirėsimi i komunikimit mbrenda njė organizate,konsultimi me drejtuesit pėr tė kėnaqur nevojat e tė punėsuarve.....

6.Psikologjia e zhvillimit. Objekti i studimit tė psikologėve tė zhvillimit janė ndryshimet e sjelljes qė ndodhin te individi me kalimin e gjatė tė kohės.Pėrderisa ndryshimet mė tė mėsha nė qėniet njerezore ndodhin mė shpejt nė fėmijėri,shumė psikologė tė zhvillimit janė specializuar nė zhvillimin fėminorė....

7.Psikologjia eksperimentale.
Psikologėt eksperimental studiojnė shkaqet thelbėsore tė sjelljes.Ata merren me probleme tė tilla si:Pėrse shohin ėndėrra njerėzit?Cili ėshtė efekti i alkoolit mbi agresivitetin e qenve?Pėrse njerėzit kanė iluzione pamore?etj...

8.Psikologet kognitivė interesohen pėr ēėshtje tė tilla si perceptimi,kujtesa,tė menduarit,zgjidhja e problemeve,gjuha dhe intelegjenca.

9.Psikofiziologėt studiojnė proceset fiziologjike qė pėrfshihen nė sjelljen e kafshėve.Ata mund tė studiojnė cili ėshtė sistemi nervor dhe trurit nė procesin e motivacionit,tė tė mėsuarit,perceptimit ose nė sjelljen sociale te kafshėt.

10.Psikologėt krahasues janė psikobiologė qė studoijnė sjelljen e kafshėve nė njė larmi situatash.Ata mund tė jenė tė interesuar tė dinė se si ndikon trashėgimia nė sjelljen sociale apo si funksionon sjellja e llojeve tė ndryshme tė kafshėve me qėllim qė t'i ndihmojė tė mbijetojnė....
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #9 : 05/07/07, 10:10 »
0

Psikologjia Sociale

Psikologjia sociale eshte perkufizuar si investigimi "shkencor" se si mendime ndjenja dhe sjellje te individeve influencohen nga realiteti ose imagjinata e aplikuar e prezences te se tjereve.
Psikologet sociale studiojne sjelljen ne base se oportunitetit per ta matur ate dhe deget e saj ne forma psikologjike. Kjo dege e psikologjise eshte e nje rendesie te vecante duke patur parasysh influencimin qe rrethi social dhe ambjenti ku ne jetojme influencon jetet tona. Keshtuqe psikologet sociale jane me teper te perqendruar ne studimet grupore gje e cila lejon botekuptimin e metejshem te influencimit grupor ne individe.

Ne te gjithe jemi te vetedijshem se si te qenit pjese e nje grupi shoqeror, ne nje fare menyre reflekton nje pjese se personalitet vetjak, pasi grupi qe ne behemi pjese, duhet ne parim te kete disa perputhje me mendimet dhe principet karakterizuese te individidit ne fjale.
Perfaqesimi Social eshte nje concept i zhvilluar dhe i articuluar nga (Moscovici 1984). Ky koncept paraqet perfaqesimin social ku besime te perbashketa adoptohen nga grupe njerezish dhe perdoren qe te shpjegojne experiencen sociale.Nje nder contributet majore e te ashtuquajtures Psikologjia Europiane Sociale eshte sepse perfaqesimi social sherben si njohuri te brendshme midis veprimeve individuale dhe ideologjise. Studime te se ciles kane sjellur levizje sociale duke perfshire dhe ndryshime ne evolimin e besimeve mbi shendetin dhe ate dietor.

Konstruksionismi social eshte nje tjeter teori e cila mbart besimin e disa psikologeve te cilet shpjegojne se realiteti social eshte i konstruktuar ndermjet njerezeve me teper sesa vecse nje fenomen objektiv qe bazohet vetem ne nje shpjegim te vertete. Duke thene kete, eshte intersante studimi i grupeve, differencat e mbartuara midis tyre dhe influencimi qe kane ato qofte brenda nje vendi te caktuar ashtu si dhe ne shkalle me te gjere te ardhura keto si rezultat kulturor, tradicional, ideologjik ose pasoje rebelismi, kjo e fundit ne qender te vemendjes ne dekadat e fundit.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #10 : 05/07/07, 11:11 »
0

Asimetria tė bėn agresiv

Njerėzi me trup asimetrik kanė tendencė mė tė madhe ne agresione. Kėtė tė paktėn sjell njė rezulutat i njė hulumtimi amerikan.
Shkencėtarėt nė fillim hulumtuan supozimin e pohuar mė parė, qė njė pamje e jashtme asimetrike ka tė bėj me njė defekt nė sistemin nervor dhe me kontrollim tė pakėsuar tė agresionit.
Shkencėtarėt e Universitetit tė Ohio-s i matėn veshėt, duartė, krahet dhe kėmbėt e 100 personave vullnetarė dhe nga kjo pėrcaktuan simetrinė. Me pretekstin pėr t'ja u matur forcėn bindėse tė tyre, kėrkuan nga pjesėmarrėsit tė bėjnė dy telefonata, nė tė cilat ata bashkėbiseduesit e tyre duhej ti bindnin pėr tė dhuruar t'holla pėr njė qėllim bamirės.
Pjesėmarrėsit nuk e dinin se tė dy bashkėbiseduesit nė anėn tjetėr tė telefonit punėtorė tė Universitetit ishin. Njėri prej tyre refuzonte lutjėn e tyre nė mėnyrė miqėsore, ndėrsa i dyti reagonte ekstrem me njė vrazhdėsi. Agresivitetin e pjesėmarrėseve hulumtuesit e matėn se sa vrullshėm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi qė ata persona me trup asimetrik dėgjuesen shumė mė shpesh e pėrplasnin se sa tė tjerėt pjesėmarrės.
Udhėheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon kėtė lidhje me faktin, se asimetria formohet nė mitėr nė kushte tė pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetėm nė dukurinė e trupit, ēka edhe shifet, por gjithashtu edhe nė sistemin nervor. Defektet e tilla nė sistemin nervor, sipas vlerėsimit tė shkencėtarės, influencojnė aftėsitė e njerėzve pėr tė kontrolluar agresivitetin e tyre.
      [/color]
Identifikuar

...........xXx............
Ofelia
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 134


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #11 : 06/07/07, 20:08 »
0

Hahahahahahahahah perfundimisht je i modh!! Zgerdhihem
Ke dal jasht teme o dreq, ca me t`bo se t`mbaj nje
cik me hater se te tregoja une tyyyyyyyyy... :D Zgerdhihem


Heyyyyyyyy :)sincerisht "kadri fusha "  me shkrive se qeshuri  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem


    faleminderit !!!
Identifikuar

Tout ce qui n est pas donnee est perdue ...
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #12 : 29/07/07, 16:04 »
0

Psikologji & studime

Personat e ndrojtur pėrjetojnė njė frikė tė ekzagjeruar ndaj
situatave shoqėrore, duke iu pėrgjigjur atyre jo si duhet, ose nė
tė shumtėn e rasteve, duke shmangur kontaktet. Pėr sa u pėrket
fėmijėve, lajmi i mirė ėshtė se gjithēka mund tė ndreqet me njė
kujdes e vėmendje nga ana e prindėrve


Pėrse jemi tė ndrojtur?

Nėse njė fėmijė arrin tė futet nė
njė dhomė plot me njerėz, pa e
menduar dy herė, atėherė ka
shumė mundėsi qė ai tė jetė
hebre. Nėse njė i mitur ngėrthehet nga njė
frikė paralizuese kur i propozohet vajtja nė
njė mbrėmje, ose nė njė ceremoni, nė kėtė
rast gjasat janė qė vogėlushi tė jetė ose nga
Japonia, ose nga Tajvani. Fėmijėt hebrenj
konsiderohen si qeniet mė me vetėbesim
nė botė, ndėrkohė qė japonezėt e tajvanezėt
janė mė tė ndrojturit. Moshatarėt e
tyre amerikanė dhe britanikė renditen
diku ndėrmjet. Shpjegimi pėr kėtė lloj
klasifikimi ėshtė se shoqėritė perėndimore
janė mė individualiste se ato lindore
dhe kėsisoj e nxisin mė shumė tė vetėshprehurin.
Ndrojtja prek deri nė masėn
50% edhe personat e rritur dhe sipas pėrcaktimit
tė Enciklopedisė sė Shėndetit
Mendor ajo ėshtė “Frenim nė situatat
ndėrpersonale, ėshtė njė formė pėrqendrimi
jo normal tek vetvetja”. Tė jesh i
mbyllur nė vetvete nuk ėshtė e njėjta gjė
si tė jesh i ndrojtur. Tė vetėmbyllurit nuk i
druhen shoqėrisė, ata thjesht preferojnė
tė rrinė larg saj. Sipas njė studimi tė fundit
tė njė grupi psikologėsh nė lidhje me
ndrojtjen, faktorėt kryesorė qė ndikojnė
nė kėtė aspekt tė tipologjisė sė individit
janė mėnyrat e sjelljes sė prindėrve ndaj
fėmijėve (pozitive, apo negative) dhe kultura
lokale. Megjithatė, pėrpos kėtyre dy
faktorėve ėshtė edhe njė i tretė, jo mė pak
i rėndėsishėm: faktori biologjik. Sipas disa
studiuesve ka tregues qė mbėshtesin
teorinė se ndrojtja, sė bashku me karakteristika
tė tjera tė personalitetit, ėshtė
pjesėrisht e trashėgueshme. Truri i personave
tė ndrojtur funksionon nė mėnyrė
tė ndryshme ndaj situatave sociale, nė
krahasim me trurin e personave qė kanė
vetėbesim tė lartė. Kur “njė tru i ndrojtur”
vendoset nė njė situatė jo tė zakonshme,
ai shfaq njė aktivitet mė tė madh elektrik
nė anėn e djathtė tė lobit frontal. Ky lloj
aktiviteti ėshtė interpretuar si njė frikė e
ekzagjeruar pėr tė marrė pjesė nė situatė
dhe shpesh shoqėrohet nga shenja terrorizimi
tė tilla si shtim i rrahjeve tė zemrės
dhe tension muskulor. Truri, sikundėr
edhe pjesa tjetėr e trupit, ėshtė ndėrtuar
nė pėrputhje me instruksionet e koduara
nė AND-nė e gjithsecilit, ēka do tė thotė
qė ndrojtja ka shumė tė ngjarė qė tė ketė
njė komponent gjenetik. Por gjithsesi nuk
mund tė bėhet fjalė pėr njė rast qė ka tė
bėjė vetėm me AND-nė. Njė numėr studimesh
tregojnė se po tė tregohet kujdesi
i duhur nė kohėn e duhur me personat e
ndrojtur, ata njė ditė mund tė krijojnė
vetėbesimin e duhur pėr tė hyrė tė qetėdhe pa probleme nė shoqėri. Fėmijėt e
mbyllur nė vetvete kanė mė pak shanse
pėr t’u kthyer nė tė rritur tė ndrojtur, nė
rast se mbi ta prindėrit do tė ushtrojnė
kujdes tė veēantė e do tė pėrpiqen qė t’i
bėjnė me vetėbesim. Nė tė kundėrt, nė
rast se ata do tė rriten nė njė ambient ankthi,
shanset qė tė bėhen tė rritur tė ndrojtur
janė shumė tė mėdha. Studimi mė i
fundit nė kėtė fushė, i publikuar nga Universiteti
i Merilendit tregon se njė kujdes
apo sjellje prindėrore qė ushqen vetėbesimin
mund tė triumfojė ndaj predispozitės
gjenetike pėr tė qenė i ndrojtur.
Sipas drejtuesit tė studimit, fėmijėt qė
janė vazhdimisht tė ndrojtur, ndėrsa
rriten kanė mė shumė shanse tė zhvillojnė
versionin e njė lloj gjeni tė veēantė, qė ėshtė
i lidhur ngushtė me stresin dhe ndjeshmėrinė,
nė rast se rriten nga prindėr qė
janė gjatė gjithė kohės tė stresuar.
Gjeninė fjalė ndikon nė prodhimin e serotoninės,
njė substancė kimike e trurit qė ėshtė
e lidhur me humorin e njeriut, me
oreksin dhe dhunėn. Nė studim thuhet se
nėse njė individ ka disa lloj versionesh
problematikė tė kėtij gjeni, por njė nėnė
qė nuk pėrcjell stres, risku i tė qenit i
ndrojtur ulet shumė. Ndėrkohė, sapo njė
fėmijė me njė gjenetikė tė pritur pėr
ndrojtje bie nė njė ambient stresues, sidomos
me prindėr tė tillė, atėherė nisin
tė shfaqen probleme tė mėdha nė sjelljen
e fėmijės. Nėse rritesh nė njė ambient
tė ngarkuar me stres dhe trashėgon
njė lloj tė caktuar gjeni, atėherė mundėsia
e kthimit tė njė individ frikacak, tė
ndrojtur e depres ėshtė shumė mė e
madhe. Kjo do tė thotė qė tendenca gjenetike
e njė fėmije mund tė transformohet
nė njė problem tė madh pėr tė, ose tė
shmanget dhe e gjitha kjo vetėm nė varėsi tė sjelljes sė prindėrve. Gjenetika luan
njė rol minimal tek njerėzit qė pėsojnė
goditje ndrojtjeje tė befasishme nė njė
moshė mė tė avancuar. Prezenca e
vėllezėrve ose motrave dominuese,
prindėrit tepėr protektivė, ose edhe
dėshtimet nė dashuri mund tė ēojnė tė
gjitha drejt ndrojtjes. Sipas studimeve tė
fundit tė Institutit tė Problemeve tė
Ndrojtjes nė Universitetin e Indianės,
nuk ėshtė aspak e vėrtetė se disa njerėz
lindin tė ndrojtur, e tė tillė do tė jenė
gjithė jetėn. Sipas studimeve “Ndrojtja
karakterizohet nga tri tipare kryesore:
vetėndėrgjegjėsim i tepruar, vlerėsim
negativ pėr veten nė shkallė tė gjerė, si
dhe shqetėsim tė ekzagjeruar pėr ēdo gjė
dhe ēdo situatė. Tė tria kėto karakteristika,
tipare tė ndrojtjes, kanė tė bėjnė me
vetveten dhe sensi i vetes nis tė zhvillohet
nga muaji i 18-tė i lindjes. Duke qenė
se njerėzit nuk lindin me njė sens tė vetes,
pra ndėrgjegje qė janė qenie mė vete, si
pasojė nuk mund tė thuhet se individėt
lindin tė ndrojtur. Megjithatė njė ndėr 5
fėmijė, lind me njė “temperament tė
mbyllur”. Kėto foshnje nė mė tė shumtėn
e rasteve lėvizin me shpejtėsi gjymtyrėt
e tyre dhe qajnė me zė tė lartė, kur ekspozohen
ndaj zhurmave tė papritura, si pėr
shembull zhurma e njė frenimi tė papritur
tė makinės. Kėta fėmijė kanė njė
ndjeshmėri mė tė madhe se tė tjerėt, sidomos
ndaj zhurmave tė larta. Fakti interesant
ėshtė se kjo kategori bebesh, sipas
studimit, ka mė shumė shanse tė ketė
pasur tė afėrm tė ndrojtur, se fėmijėt qė
nuk janė me “temperament tė mbyllur”.
Ata tentojnė tė rrinė pranė nėnave, ose tė
afėrmve tė tjerė qė u falin siguri dhe qė
pėrbėjnė figura familjare. Sapo shohin
ndonjė tė huaj fshihen pas fustanit tė mamasė.Nuk parapėlqejnė tė shoqėrohen me
fėmijė tė zhurmshėm. Mė vonė, ndėrsa
rriten, tė tjerėt do t’i karakterizojnė si fėmijė
tė ndrojtur apo si fėmijė qė vuajnė nga
ērregullime ankthi social, ose mund tė kthehen
nė individė me fobi sociale. Kėto etiketime,
apo vlerėsime tė tė tjerėve, shpesh
mund t’u mbeten gjatė gjithė jetės dhe
mund t’i fusin kėta individė nė rrathė viciozė
tė rrezikshėm e mbytės: persona tė
tillė bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr etiketimet
qė u janė vėnė dhe tentojnė tė sillen
sipas modeleve qė ata mendojnė se pėrfaqėsojnė.
Duke pasur vetėbesim tė ulėt,
mendojnė se nuk janė tė aftė tė pėrballen
me situata sociale, ndaj si pasojė i shmangin,
duke ia mohuar vetes mundėsinė pėr
tė qenė qenie tė pėrmbushura nga ana
sociale. Kėshilla e shumė psikologėve nė
drejtim tė prindėrve ėshtė qė kėta tė heqin
dorė njėherė e mirė nga etiketimet qė u
bėjnė fėmijėve tė tyre qė tė vegjėl, pasi
janė prindėrit ata qė ia nisin tė parėt njė
gjėje tė tillė. Po sa e pėrhapur ėshtė
“ndrojtja”? Sipas disa studimeve amerikane,
qė sigurisht u referohen Shteteve
tė Bashkuara, numri i amerikanėve qė e
klasifikojnė veten e tyre si “tė ndrojtur kronikė”
ėshtė rritur nga 40% nė vitet ’70, nė
50% nė vitet 2000. Sipas disa specialistėve
“ndrojtja” duhet tė konsiderohet subjekt i
shėndetit publik. Pėr shembull, meshkujt
e ndrojtur janė ata qė shkojnė mė shumė
me prostituta, se ata qė nuk e kanė njė
problem tė tillė. Edhe pėr sa i pėrket krimit
ka njė lidhje shumė tė madhe mes akteve
tė dhunės dhe ndrojtjes. Pra ndrojtja
nuk ėshtė vetėm diēka qė pengon njė
person tė vetėm nga tė shijuarit e oportuniteteve
tė jetės dhe nga tė vetėrealizuarit,
por ndonjėherė mund tė jetė e
rrezikshme edhe pėr tė tjerėt.


Ēfarė tipi jeni?
Tė qenit tė ndėrgjegjshėm pėr llojin e
ndrojtjes, do tė thotė qė tė mėsojmė tė
pėrballemi me mungesėn e besimit tonė.
Ndrojtja publike: Nė kėtė kategori futen
personat qė janė tė stresuar nė ambientet
publike, qė i mendojnė dhe i stėrmendojnė
thėniet e veprimet e tyre nga frika se mos
bėjnė zgjedhjen e gabuar, e bėhen qesharakė.
Shpesh i peshojnė aq shumė gjėrat, sa
nė fund pėrfundojnė tė tėrhequr e tė mbyllur
nė vetvete.
Ndrojtja private: Futen njerėzit qė nė dukje
nuk shfaqin simptomat qė shfaqin ata qė
bėjnė pjesė nė kategorinė e parė, por brenda
tyre krijojnė njė tension tė madh, i cili shprehet
me shtimin e rrahjeve tė zemrės


10 mėnyra pėr tė
kapėrcyer ndrojtjen

1. Praktikoni ushtrime tė frymėmarrjes dhe ulni tensionin e muskujve.
Provoni tė hapni dhe mbyllni disa herė resht me shpejtėsi pėllėmbėn
e dorės.
2. Mos pėrdorni kurrė pije alkoolike, ose ilaēe pėr t’u ē’tendosur. Efektet
e tyre ikin shpejt dhe iu lėnė mė keq se sa ishin para se t’i provonit.
3. Praktikoni bisedat e shkurtra me persona tė ndryshėm, qė i takoni
rastėsisht. P.sh. ndėrsa bėni pazarin.
4. Pėr tė bėrė njė bisedė duhet tė keni diēka pėr tė thėnė, ndaj duhet tė
lexoni shumė dhe tė dėgjoni lajmet. Mundohuni tė bėni pyetje qė
krijojnė hapėsirė pėr pėrgjigje tė gjata tė tilla si: “Ēfarė mendoni pėr
filanin?”
5. Mendoni ēėshtjet qė do tė diskutoni me dikė, para se ta takoni dhe
pse jo, pak praktikė para pasqyrės nuk ėshtė kurrė e dėmshme.
6. Bėni veprime tė kėndshme, duke u treguar xhentilė ndaj tė tjerėve,
veēanėrisht ndaj femrave me sjellje qė i japin shanse njė shoqėrizimi
tė suksesshėm.
7. Pranoni pėrfundimisht faktin qė bota nuk i ka sytė tek ju. Pjesa mė e
madhe e njerėzve kanė sy vetėm pėr veten e tyre.
8. Nėse dikush i jep fund njė bisede me ju, mos nxirrni menjėherė
konkluzionin se ndėrprerja ndodhi pėr shkak se ju ishit i bezdisshėm.
Ka shumė arsye tė tjera para kėsaj.
9. Mos e merrni njė refuzim gjithmonė tepėr personalisht. Ėshtė e
pamundur qė tė keni marrėdhėnie me gjithė personat qė takoni.
10. Gjeni zonat tuaja tė konfortit: mund tė ndihesh shumė mė mirė nė
kinema, ose teatėr se sa nė njė klub nate.
10 mėnyra pėr tė
kapėrcyer ndrojtjen


Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: