Laçi fitoi 1-2 në transfertë me Kamzën. Kurbinasit patën një fund dramatik ndaj vendasve të Kamzës, por në fund ia dolën të merrnin 3 pikë të arta për Europën, me gola të Rexhinaldos dhe Xhixhës.

Tek ekipi i Ahmatajt shënoi Rezi duke ndezur shpresat, por në fund u përmbys sërish nga Laçi.

Kamza-Laçi 1-2

Gol: Rezi 85 / Rexhinaldo 2′, Xhixha 89′

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Kamza-Laçi 1-2

90′ 4 minuta shtesë.

89’ GOOOL Xhixha rikthen Laçin në avantazh, teksa Kamza e harron.

85’ GOOOL Rezi barazon shifrat për Kamzën, pas një përgjumje të mbrojtjes mike.

79’ Mumajesi futet brenda zonës, hedh një top për shokët por Fangaj devijon. Vendasit duan penallti për prekje me dorë. Asgjë për Hamitin.

71′ Frashëri del i dëmtuar. Futet Mumajesi.

67’ Fukui largohet i dëmtuar, futet Kuqi.

59’ Mezani hedh në fushë Lulajn. Del Shtubina.

57’ Fukui futet mirë nga e majta, por në fund gabon me pasimin duke mos shërbyer saktë për askënd.

53′ Ndërrimi i parë te Kamza. Rezi futet për Ymerin.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Kamza-Laçi 0-1

45′ 1 minutë shtesë.

31’ Top i lartë për Uzunin, harrohet në zonë, por nuk mund të arrijë të kapë topin për të rrezikuar.

23’ Kamza sheh më shumë drejt sulmit, me disa aksione të njëpasnjëshme, ndërsa Laçi mundohet të reagojë me ndonjë kundërsulm.

16’ Zguro tenton nga goditja e dënimit, por e majta shkon shumë mbi portë.

15’ Karton i verdhë për Regi Lushkjen, për një faull pranë zonës.

9’ Gjakra të nxehta mes Nikës dhe Zguros, gjyqtari Hamiti i këshillon të dy.

2’ GOOOL Rexhinaldo shtang ekipin e Kamzës me një gol që në fillim

1′ Nis takimi.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Zguro, Mehmeti, Malaj, Zefi, Ymeraj, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-fund-dramatik-ne-kamze-laci-mposht-vendasit-me-rexhinaldon-dhe-xhixhen/

(BalkaNweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: