Flitet prej muajsh tashmë për martesën e këngëtares Orinda Huta dhe producentit Turjan Hyska dhe më në fund çifti ka vendosur datën. Pas 7-vitesh lidhje dhe disa vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur do të martohen vitin e ardhshëm.

Martesa e tyre do të jetë më 27 korrik 2017. Orinda dhe Turi kanë nisur që tani përgatitjet e martesës, që mendohet se do të realizohet me një ceremoni madhështore. Sipas burimeve pranë çiftit, Orinda dhe Turi planifikojnë të realizojnë një dasmë që do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen. (Bluetooth)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb