Përdoruesit e rrjetit social Instagram, degë e Facebook janë bërë shënjestër e sulmeve të shumta nga ana e hakerave, të cilët kontrollojnë profilet e tyre. Ky fenomen ka shënuar një rritje të konsiderueshme që nga fundi i muajit korrik, sipas specialistëve të sigurisë kibernetike “Kaspersky Labs”.

Në një komunikatë të publikuar sot, kompania ruse sqaroi se ka detektuar nëpërmjet sistemeve të mbrojtjes që pajisin inbox-et e përdoruesve, një rritje e konsiderueshme që nga 31 korriku i tentativave të “phishing”, (mashtrim i një mbajtësi të llogarisë në internet të informacionit financiar duke u paraqitur si një kompani legjitime) apo kopjimit të të dhënave personale, numri i të cilave ishte fillimisht 150 duke u rritur në rreth 600 në ditë.

Më shpesh, përdoruesit mashtrohen me anë të një e-mail që duket sikur vjen nga Instagrami duke i kërkuar një rinovim të fjalëkalimit. Ata japin në këtë mënyrë informacionet e nevojshme për të hyrë në llogarinë e tyre në një faqe që kopjon atë të rrjetit social.

“Për shkak të popullaritetit dhe një numri përdoruesisht që sot tejkalojnë shifrën e një miliardë, Instagrami gjithmonë ka tërhequr shumë hakera. Sapo një keqbërës hakeron hyrjen në një llogari, ai ka akses në të dhënat personale dhe korrespondencën e përdoruesit”, shtoi Kaspersky Labs, raporton atsh.

Në blogun e tij, rrjeti social njoftoi të martën se kishte alarmuar nisur nga fakti se disa persona po hasnin vështirësi për të patur akses në llogarinë e tyre dhe siguroi se po heton në lidhje me këtë problem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb