Dashi
Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

Demi
Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës së Ajrit, që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Çfarë është thënë, është bërë! Do jeni plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, ajo është edhe ndryshimi i Hënës.

Binjakët
Mëngjesi nis i zymtë, por humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

Gaforrja
Hëna mike ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë.

Luani
Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Nga ana tjetër, mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq, në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë, sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

Peshorja
Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por me kusht i që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë: asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Akrepi
Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa Hëna është në anën tuaj dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

Shigjetari
Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’jua marrë të gjitha energjitë. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.

Bricjapi
Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës në çift, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Ujori
Mosmarrëveshjet e mëngjesit në familje do të zgjidhen nga pasditja. Paqja do të nënshkruhet para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.

Peshqit
Gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë suaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb