DASHI
Pritet një ditë e cila në dashuri do të ketë pak a shumë efektin e një makine të kohës që do t’ju kthejë prapa me nostalgji. Do kaloni një ditë të
mbushur me emocione të së shkuarës.
DEMI
Sot do të jeni me shumë energji, por duhet të evitoni shpërthimet e menjëhershme, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë, por mund t’ju
prishin imazhin në sytë e të tjerëve.
BINJAKET
Kokëfortësia dhe këmbëngulja për të dalë e juaja me çdo kusht mund të komprometojnë një ditë që sipas kuadrit yjor paraqitet të jetë e mirë. Raporte intensive me partnerin.
GAFORRJA
Pas një stresi sfilitës, ja ku vjen edhe një ditë e mirë për sektorin e dashurisë, pasi do të keni momente të bukura në dashuri, ndonëse jo të
gjitha gjërat ju bëjnë të lumtur.
LUANI
Pas një periudhe me shumë impenjime, e natyrisht edhe me shumë lodhje, ja ku vjen edhe momenti i dashurisë. Sublime do të jetë ndjesia që sjell një dashuri në
kushte të fshehta.
VIRGJERESHA
Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndiheni aq të turbullt, saqë nuk jeni në gjendje të vendosni për asgjë. Hapjani zemrën njeriut më të afërt dhe do qetësoheni shumë.
PESHORJA
Parashikohet një ditë në përgjithësi pozitive për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë. Një sukses personal do bëjë që të gjithë të flasin për ju.
AKREPI
Një ngatërresë mund të bëjë që sot t’i keni nervat të tendosura dhe të kapeni me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Duhet të merreni më
shumë me partnerin.
SHIGJETARI
Në ditën e sotme, ato për të cilat keni nevojë është fantazia dhe shpirti krijues, që stimulohen nga planeti i vogël. Dashuria do jetë aty
pranë gjithë kohen. Mundohuni ta vini re sa më parë.
BRICJAPI
Në përgjithësi pritet një ditë e mirë, dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilemë është se do të keni
më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Nganjëherë sytë flasin më shumë.
UJORI
Nën një ditë kaq të ngarkuar do të ishte kohë e humbur të kërkonit qetësi, aq më tepër kur ndiheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm
mbrëmja mund t’ju sjellë pak qetësi.
PESHQIT
Të gjithë sektorët e aktivitetit tuaj ditor duken të favorizuar nga yjet. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja personale.
Nuk përjashtohet një lidhje e re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb