“BalkanWeb” siguron vendimin e plotë të lirimit të Durim Keçit, i forti i Shijakut i arrestuar më 11 tetor të 2017-ës në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Referuar vendimit të marrë më 19 dhjetor 2017, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka bërë njohjen e vendimit të autoriteteve italiane.

Ishin autoritetet italiane ato që kërkuan ekstradimin e tij drejt Italisë, e më pas kërkuan të njihej vendimi i tyre që thoshte se Keçi e kishte kryer tashmë dënimin për akuzat e ngritura në shtetin italian, çka detyronte autoritetet shqiptare të mos e ekstradonin e ta linin të lirë. Sakaq, Prokuroria e Durrësit nuk e ka apeluar vendimin për Durim Keçin.
dok 1

dok2

dok 3

dok 5

dok 6

dok 7

dok 8

dok 9

dok 10

dok 11

Lirimi i Durim Keçit u bë i ditur nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj një ditë më parë, ndërsa më herët emri i tij u bë i njohur njohur edhe në debatet mes politikanëve. Në sallën e Kuvnedit, kryeopozitari Basha tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

DENIMI
Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset. Gjatë kësaj kohe Durim Keçi jetonte në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb