Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, me  shaka ka thënë se mund të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do vinte dhjeve vite më herët në SHBA.

Suedezi iu bashkua klubit nga MLS në marsin e 2018 pasi Manchester Unitedi e liroi nga kontrata.

Kur u pyet nëse e ka ndryshuar kulturën e futbollit amerikan, ai tha:

“Nuk e di nëse e kam ndryshuar, por unë po bëj punën time”.

“Ata janë më fat që nuk kam ardhur dhjetë vite më parë, sepse do të bëhesha president”, ka thënë Ibra.

Që nga ardhja e tij në LA Galaxy ai ka shënuar 12 gola në 15 ndeshjet e para, por ka dhuruar edhe dy asistime.

36-vjeçari shënoi dhe asistoi në fitoren e Galaxy 3-1 ndaj Philadelphia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb