TIRANE– Në një kohë kur i dashuri i saj Izet Haxhia është në burg, e dashura e tij menaxhon profilin e tij të ‘Facebook’-ut, ndërsa ka treguar edhe një bisedë që ka pasur me të në qeli. Ajo shkruan se pak më parë kishte folur me Haxhinë, ndërsa ky i fundit i kishte pohuar se asnjë nuk po e merrte ne dorë çështjen e tij.

“Izet Haxhia u vetedorezua për të kerkuar drejtesi dhe ri-hapje te çeshtjes Hajdari, duke marre parasysh gjithe problemet kolosale ne drejtesine shqiptare, duke marre parasysh edhe rrezikun e nje mos-hapje te çeshtjes….Sepse mjaft, ishte mjaft! Teper eshte teper!”, shkruan e dashura e tij në ‘Fb’.

Izet Haxhia, i cili pret të përballet me drejtësinë, ndodhet në paraburgimin 302 në Tiranë, që prej ekstradimit në muajin maj nga Turqia, atje ku qëndroi për 12 vite me radhë. Haxhia depozitoi zyrtarisht apelikimin kundër dënimit me 25 vite burgim më 5 korrik, si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, shtatorin e 1998. Ish-truproja e Sali Berishës, këmbëngul për pafajësi, pasi pretendon se nuk ka lidhje me ekzekutimin e liderit të demokracisë.

Për të provuar pretendimet e tij, Haxhiaj kërkon ballafaqimin me ish-kryeministrin Berisha, ndërsa rendit emrat e njerëzve të njohur të politikës, drejtësisë, apo medias, që i fton si dëshmitarë në proces.

Postimi në faqen e Fb të Izet Haxhisë:
Miq te mire, miq te shtrenjte!
Kur fola pak mnuta me pare me Izetin ( qe ju pershendet te gjitheve nje nga nje) me beri pak per qeshur, sepse ne nje moment tha me nje çudi shume te natyrshme:asnje s po me merr ne dore, ç eshte kjo? Dukej i habitur, i miri im prej drite…❤️
dhe qesha me sinqeritetin dhe spontanitetin ,qe m a tha kete..
Izet Haxhia u vetedorezua per te kerkuar drejtesi dhe ri-hapje te çeshtjes Hajdari, duke marre parasysh gjithe problemet kolosale ne drejtesine shqiptare, duke marre parasysh edhe rrezikun e nje mos-hapje te çeshtjes….Sepse mjaft, ishte mjaft! Teper eshte teper!
Por tani… tani, askush nuk e priste kete doreheqje dhe ikje me vrap te cdo
gjyqtari nga dosja e tij! U kthyen te gjithe ne struca, askush nuk do t a marre persiper… Kembet e lehta e faqja e bardhe..!
Izeti ndodhet ne udhekryq! Drejtesia nuk po prononcohet as me data, as me shorte, as me emra te perveçem.. Posta shqiptare, ben si e paditur dhe refuzon te kete kontakt me avokatin apo me punonjesit e burgut qe shkojne per te terhequr pakot per Izetin. Me preteksin qe s ka ardhur gje ne Shqiperi.. Nderkohe harrojne, qe mua posta franceze me nxjerr me dokument diten e sakte kur jane futur ne Shqiperi… , nje lemsh genjeshtrash!
Midis Vettingut, dosjes se vrasjes se shekullit, vapes, Dhermiut, pushimeve, frikes dhe panikut,sic duket, te gjithe po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojne qe do iki dhe kjo vere.. si cdo vere tjeter! Nuk i shpetojne dot pritjes dhjetera vjecare te Izet Haxhise per drejtesi!
Edhe sikur asnje gjykates te mos pranoje( meqe jane kolege me Fatmira Hajdarin) ne nje moment, do detyrohet dikush, qe t i futet punes, qofte edhe vete Fatmira Hajdari! Perlyerja nga te gjitha anet, i ben te panikuar per shkak te deshmitareve te thirrur nga cdo krah i politikes shqiptare!
Por nuk kane ku shkojne.. Vetem se po i zgjasin burgun Izetit, po zgjasin shkeputjen e ne te dyve, qe eshte teper e dhimbshme per te dy…
Izeti po duron me modesti, me besim, e me shume gjera qe i rendojne padrejtesisht…
Une , une nuk jam shume fanse e modestise ,sepse besoj tek nje thénie e Shopenhaurit:
“…kur më në fund mendon se je dikushi dhe vërtetë je rritur në vlerë, personalitet, dije, fillo tregohu krenar me meritat e tua, virtyti i modestisë është një shpikje që u shërben vetëm budallenjve, sipas modestisë secili duhet të flasë sikur të ishte në rrafshin e krediteve vetiake të të tjerëve. Kështuqë, duke u rrafshuar të tërë, në botë nuk do të kemi veçse teveqelë.”
Te dua shpirti im, jam me ty ne cdo pritje , e shkurter apo e gjate qofte!
Ps: asaj Postes Shqiptare, nuk do t i ndahem, sepse s jam as modeste, as e duruar dhe as mire-kuptuese ne lojrat e tyre prej sklleverish te bindur…!!
Tung te gjitheve prej Izetit!
Une ju falenderoj personalisht gjithsecilin, per qendresen dhe besnikerine tuaj!
Pushime te mbara!

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb