Tragjedia në Xhenova të Italise ku humbën jetën të paktën 38 persona ka rritur frikën për gjendjen e autostradave dhe urave në të gjithë Europën.
Në Francë, ministri i transportit paralajmëroi se rrjeti rrugor i vendit ishte në një “gjendje kritike” pasi një studim i kohëve të fundit i kryer nga qeveria franceze zbuloi se një e treta e urave të saj kërkonin riparime dhe se 841 paraqisnin një rrezik potencial.
Ne Gjermani, sa i përket qeverise federale nga 39 500 ura në autostrada, vetëm një në tetë është në gjendje të mirë dhe një në tre duhet të rinovohen në kohën e duhur”. Nga të dhënat e observatorit të kontrollit të Ministrisë Gjermane të Infrastrukturës dhe Transportit, del se në periudhën 2014-2018 rreth 9 milion metra katror ura jane përkeqësuar.
Në Zvicër, Zyra Federale e Rrugëve, përmes zëdhënësit Thomas Rohrbach, i tha gazetës Blick se çdo vit Shteti investon nga 200 deri ne 400 milionë franga për mirëmbajtjen e urave të autostradave. “Personeli i qendrave të mirëmbajtjes së autostradës është çdo ditë në rrjetin rrugor kombëtar – shpjegoi Rohrbach. Sipas tij çdo urë inspektohet me kujdes çdo pesë vjet. Dhe në rast të një aksidenti ose zjarri pranë një ure, kjo e fundit ekzaminohet menjehere.
Edhe gazetat iberike kanë nisur punën per te hulumtuar gjendjen e urave në Spanjë duke dale në konluzionin se të gjitha urat jane inspektuar gjatë pesë viteve të fundit megjithatë, disa media njoftuan për mungesë transparence nga ana e qeverisë, një akuzë e hedhur poshtë nga ekzekutivi në Madrid.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb