ITALI-Një 40-vjeçar shqiptar se ka përtypur dot faktin se po divorcohej, ndërsa kërcënonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, duke përfunduar kështu në pranga.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua nga policia e Peruxhias në Itali, ndërsa akuzohet për dhunë në familje, kundër gruas dhe dy fëmijëve të tij të mitur.

Ndonëse gruaja e kishte denoncuar disa herë në polici, shqiptari nuk ishte ndalur me kaq. Ndaj pas kërcënimit të fundit ajo e kishte kallëzuar në polici, duke bërë që shqiptari të përfundonte në pranga.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb