Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj denoncoi sot publikisht infrastrukturën në qytetin bregdetar, ndërsa nuk kurseu kritikat për bashkinë.

Xhaferrajt teksa renditi disa nga problemet që sipas tij ka Durrësi, nënvizoi faktin se rrugët e dëmtuara shkaktojnë edhe rëndim të trafikut. Po ashtu ai nuk kurseu as akuzat drejtuar Bashkisë së Durrësit, ndërsa shtoi se “arrogancë buron se nuk janë në ato zyra si rezultat i votës por si rezultat i parasë së drogës, dhe kjo është një arsye më shumë që ky sezon turistik është kthyer në një stres për të gjithë”, tha Xhaferraj.

REAGIMI I XHAFERRAJT
Ndërhyrjet në rrugë bëhen pa transparencë apo zhvillim të qytetit me planifikim. Nuk ka asnjë tabelë se kur fillin dhe mbaron puna, se kush e ka fituar tenderin, sepse nuk ka dhe bashkia vetëm ka bërë biznesin e radhës. Qytetarët e dinë që ky qytet ka problem kanalizimet sepse përmbytet disa herë në vit. Ky qytet ka problem mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe Porto Romano është bombë ekologjike. Por këtu bëhen ndërhyrje vetëm për makiazh dhe fasadë. Rrugët po zvogëlohen dhe trafiku po rëndohet. Zgjerimi i trotuareve nuk është gjë tjetër vetëm afera e radhës për parkingjet me pagesë që planifikon që të bëjë Bashkia. E gjithë kjo arrogancë buron se nuk janë në ato zyra si rezultat i votës por si rezultat i parasë së drogës, dhe kjo është një arsye më shumë që ky sezon turistik është kthyer në një stres për të gjithë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb