Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj në rubrikën “Opinion” në “News24” foli për protestën e paralajmëruar nga opozita më 11 shkurt si edhe zgjedhjet më 14 maj.

Gjatë bisedës në studio, Xhaferraj tha se protesta është një e mirë e domosdoshme e vendit, pasi me çështjen e McGonigal skandalet në qeverinë Rama e kanë mbushur kupën.

Gjithashtu theksoi se qeveria është e zhytur në korrupsion.

“Duhet përcjellë mesazhi i qartë se protesta duhet bërë sepse është mbushur kupa. Më pas rrugëtimi është i gjatë se ku qëndron opozita në rrugëtimin e saj drejt pushtetit. Të mos e zbehim protestën për t’i vënë mbi shpatulla gjëra që nuk duhen”, tha Xhaferraj.

Më tej ai theksoi se 14 maji është një test për vetë opozitën dhe se ka ende kohë që opozita të lëvizë të gjithë mekanizmat për të dalë me kandidatë të përbashkët.

“Qeveria ka skandalet që ka prodhuar ka filluar të kthehet në pakicë”, tha ai

I ndalur tek zhvillimet e brendshme në PD, ai tha se opozita duhet të reflektojë.

“Edhe për primaret ne paraqitëm opsionet tona. Mendoj që të gjithë aktorët duhet të reflektojë. Ka pasur lëvizje pozitive nga ana jonë për të qenë bashkë. E shoh si domosdoshmëri që i duhet Shqipërisë dhe me 14 maj duhet përcjellë mesazhi që shqiptarët nuk janë dakord me këtë qeveri. Opozita duhet të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë që kërkojnë njerëzit”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb