KORCE– Një 3-vjecar me inicialet J.D ka humbur jetën në Mborje të Korçës, pasi e ka zënë poshtë bombola e oksigjenit që përdorej nga gjyshi i tij që vuante nga astma.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, teksa i mituri ishte duke luajtur në banesë kur e ka zënë poshtë një bombol e madhe gazi duke i shkaktuar vdekjen. 3-vjecari është dërguar nga familjarët në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

“Rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: