Situata te klubi i Partizanit vijon të përkeqësohet pasi sot të kuqtë janë mundur 1-3 në “Selman Stërmasi” nga Teuta, në takimin e vlefshëm për javën e 32-t të Superligës.

Edhe pse realizuan të parët Partizani nuk arriti të administronte rezultatin, me Teutën e cila përmbysi në minutën e 64-t falë golave të Çyrbes dhe Hrkaç. Pas afro 10-t minutave Hila u dha goditjen përfundimtare të kuqve.

Kjo është ndeshja e 4-t e Partizanit pa fitore që komplikon shumë objektivin e tyre: arritjen e një vendi që të dërgon në Kupat e Europës.

Pas 32 javësh në Superligë të kuqtë renditet të 4-t me 46-t pikë, po aq sa Laçi i vendit të 5-t. Ndërsa Teuta renditet e 8-a me 36-t pikë, po aq sa Vllaznia

Partizani 1-2 Teuta

17′ Batha/ 41′ Çyrbja, 64′ Hrkac, 74′ Hila

Minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi

91′ Në fushë Bilali, del Kruja.

90′ 4 minuta shtesë.

86’ Provon edhe Dediç nga distanca, ndal Hoxha.

83’ Trashi provon nga goditja e dënimit, por jashtë portës së Moçkës.

78’ Tjetër zëvendësim nga Begeja. Hrkaç lë fushën, futet Dediç.

74’ GOOOL Hila shënon edhe golin e tretë. Këmbëngul brenda zonës, kalon Belicën, dhe mposht Alban Hoxhën.

68′ Dalipi kryen zëvendësim tjetër, Ibrahimi i lë vendin Sulejmanit.

65′ Karton i verdhë për Beqjan e sapo futur në lojë.

64′ Largohet nga fusha Abduraimi, futet Kotobelli.

53’ Telushin rrëzon Çyrbjen në zonë, por gjyqtari Xhaja përsëri është i mendimit që nuk është penallti.

53’ Telushin rrëzon Çyrbjen në zonë, por gjyqtari Xhaja përsëri është i mendimit që nuk është penallti.

52′ Del nga fusha e lojës Alhasan i dëmtuar, futet Beqja.

47’ Pretendim për penallti nga Teuta, pasi Hrkaç rrëzohet në zonë.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Teuta 1-1

45′ 1 minutë shtesë.

44’ Godet Gjeorgjevski në një zbritje të shpejtë të Teutës, por gabon në fund.

41’ GOOOL Çyrbja barazon rezultatin, pas disa minutave të mira për Teutën. Hakaj jep një asist në qendër të zonës për Çyrbjen, që çon topin në cepin e portës së Hoxhës.

37’ Hila godet me një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, por është Hoxha që grushton mrekullisht.

35’ Provon edhe Hrkaç nga distanca, por pa saktësinë e duhur.

31’ Harkim drejt zonës edhe për Latif, që nuk gjen dot kuadratin e portës.

30’ Faull nga Gjeorgjevski për një ndërhyrje të rëndë ndaj Bardhit.

26’ Rast i mirë për Teutën, ku një top i dhënë nga krahu kalon të gjithë portën, por durrsakët nuk arrijnë të gjejnë rrjetën.

23’ Partizani ka një tjetër mundësi shënimi. Bardhi nga jashtë zone, godet me të djathtën, por Moçka në pozicion.

17’ GOOOL Batha realizon me penallti.

16’ Penallti për Partizanin, e fituar nga Bardhi, që pengohet brenda zone nga Alhasan.

12’ Lëviz mirë Bardhi në mesfushë, Kruja e ndal vetëm me faull.

3’ Krosim për Hilën, që nuk e shfrytëzon si duhet, por anësori jep pozicion të parregullt, edhe pse i dyshimtë.

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi; Asani, Batha, Telushi, Bardhi; Abdurrahimi, Progni.

Trajner: Klevis Dalipi.

Teuta: Moçka; Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj; Çyrbja, Hila, Hrkaç, Alhasan; Kruja; Latif.

Trajner: Gentian Begeja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: