TIRANE– Gazetari Spartak Koka ka zbuluar për herë të parë në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’ foton e të dyshuarit kryesor të masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën 2 të tjerë. Në foton e publikuar shfaqet Laert Haxhiu 26 vjeç.

“I dyshuari kryesor është Laert Qamil Haxhiu 26 vjeç. Për herë të parë i publikohet fotoja. Orges Bilbili është shoku i tij dhe të dy personat kanë qenë në frontin e parë të goditjes. Personi i tretë është një autor i paidentifikuar”- tha Spartak Koka.
6yhg burriiiii-me-logo-e1507995329567

Ngjarja ndodhi pasditen e 11 tetorit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” në Lushnjë. Policia thotë se ka identifikuar autorët e dyshuar Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë të rinjtë, deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb