Ministri i Jashtëm francez thotë se Europa do t’i bëjë ballë përpjekjeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të “destabilizuar” Bashkimin Europian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha sot në televizionin BFM se “Europa nuk do ta lejojë veten të destabilizohet në asnjë mënyrë”.

Diplmati i lartë francez foli pasi Trump po paguan për një udhëtim në Europë. Ai tha se Trump beson vetëm në marrëdhëniet konfliktuale dhe e akuzon atë se përpiqet të shkatërroje marrëdhëniet multilaterale që nxisin tregtinë, luftojnë ndryshimet klimatike etj.

Dje Presidenti Trump akuzoi kryeministren britanike Theresa May se ishte shume e butë me Bashkimin Europian në lidhje me negociatat e Brexit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: