Jose Mourinho mbeti shumë i pakënaqur nga merkato e verës që u mbyll të enjten në “Premier League” pasi klubi nuk i siguroi dot më shumë se dy lojtarë të rinj, si Fred dhe Dalot.

Tani nuk mund të bëhet më asgjë para janarit dhe trajneri portugez duhet t’ia dalë me organikën që ka në dispozicion, por ndërkohë Manchester United nuk po qëndron duarkryq.

Sipas mediave angleze ‘djajtë e kuq’ janë vënë në lëvizje për të afruar një Drejtor Sportiv, që të mbulojë merkaton e skuadrës dhe të punojë për të përforcuar organikën.

Emrat që janë vënë në shënjestër, janë Mario Monchi i Romës, Fabio Paratichi i Juventusit dhe ish portieri i “djajve të kuq”, Edwin Van der Sar, që aktualisht mbulon të njëjtin pozicion te Ajaxi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb