Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, njihet nga të gjithë si një përdorues i duhanit. Ai nuk mund t’i rezistojë për shumë gjatë këtij vesi ndaj te Napoli ai është parë në disa raste duke tymosur në pankinë.

Këtë italiani do ta ketë të pamundur ta bëjë në “Premier League” pasi që nga viti 2007 është ndaluar pirja e duhanit në stadiume. Këtu përfshihet edhe ndalimi i cigareve elektronike.

Gjithsesi kjo nuk e ndaloi italianin që në ndeshjen e së shtunës kundër Huddersfiled, të parën e këtij sezoni të “Premier League”, të përtypte një cigare në pankinë.

Duke parë se trajneri e ka thuajse të pamundur të rezistojë për një kohë të gjatë pa cigare, Chelsea sipas “daily mirror”, do të ndërtojë një zonë në stadium ku 59-vjeçari mund të tymosë gjatë 90-t minutave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb