Barku mund të fryhet si pasojë e shkaktarëve të ndryshëm, duke përfshirë kapsllëkun, problemet me ushqim, sëmundjet si IBS apo Coeliaci, etj.

Zakonisht fryrja e barkut mund të shkaktohet nga disa ushqime dhe pije që i përfshini në dietën tuaj.
Rob Hobson, nutricionist, thotë se shmangia e disa pijeve mund t’ju ndihmojë ta arrini një stomak të rrafshët dhe ta zgjidhni problemin e barkut të fryrë.

Ai thotë se duhet ta shmangni konsumimin e alkoolit, pijeve të gazuara, ujit të gazuar, pijet me sheqer, etj.
Gjithashtu Rob këshillon që ta përtypni mirë ushqimin para se ta gëlltitni – ku thotë se duhet ta përtypni deri në 30 herë një kafshatë para se ta gëlltitni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: