LEZHE- Policia Rrugore ka vënë në ‘shënjestër’ të kontrolleve të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe që shpesh herë bëhen burim aksidentesh.

Ndaj, këtë herë policia është marrë me parakalimet e gabuara që bëjnë shoferët, ndërsa ka postuar një foto ku demonstrohet një rast i tillë në Lezhë.

“Policia Rrugore ne te gjitha akset rrugore po monitoron sjelljen e drejtuesve te mjeteve.
Stop parakalimeve te gabuara.
Respektoni sistemet e sinjalizimit dhe shenjat dhe drejtimin e trafikut nga policet rrugore.
Ndalohet parakalimi i mjeteve kolone
Neni 141/10 pozicioni mjetit karrexhate”, shkruan Policia në faqen e saj në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb