Një ish-modele e Playboy është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në një lagje të Filadelfias. Christina Carlin-Kraft u zbulua nga policia më 22 gusht në dhomën e gjumit të shtëpisë në Ardmore të Pensilvanisë.

Policia raporton se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur. Banesa është në pronësi të të dashurit të saj që punon bankier në Wall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.

Një burim nga policia ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, që ishte raportuar nga Carlin-Kraft mbrëmjen e së shtunës.

Policia arriti që të rimarrë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta në jug-perëndim të Filadelfias të mërkurën.

Ata zbuluan trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat. Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar meshkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën.

Pamja e së mërkurës tregon se i dyshuari hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty. Carlin-Kraft ka punuar më parë me Vanity Fair, Revistën Maxim, Victoria’s Secret dhe Playboy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb