SHBA-Vizita e dytë brenda pak ditësh e Zonjës së parë Melania Trump, tek fëmijët e emigrantëve klandestinë, që janë ndarë nga prindërit e tyre, në kufirin me Meksikën, në Tucson, në Arizona.

Në vizitën e parë Melania u shfaq me një xhaketë jeshile të errët me mbishkrimin ‘Vërtetë nuk më intereson. Po juve?, duke ngjallur diskutime. Zëdhënësja e saj tha që nuk nënkuptonte asnjë mesazh, mbishkrimi mbi xhaketë, ndërsa presidenti Trump e cilësoi një sulm ndaj mediave false.
Në takimin e dytë Zonja e parë është shfaqur elegante me një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha.

Janë më shumë se 2300 fëmijë emigrantësh klandestinë që janë ndarë nga familjet në kufi. Urdhri i ndarjes së familjeve klandestine është pezulluar përkohësisht nga Donald Trump pas indinjatës në Kongres dhe në botë, por nuk është vendosur akoma bashkimi i tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

melania-trump-border-visit-2

melania trump4322

melania trump43

melania trump

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: