“Daily Mail” ka publikuar një shkrim ku mes të tjerash thekson se në vitin 2018, Melania Trump, pasi zbuloi skandalin e Donald Trump, në atë kohë president i SHBA, me yllin pornografik Stormy Daniels, ishte larguar për disa ditë nga Shtëpia e Bardhë dhe kishte qëndruar në një hotel.

Pasi qëndroi në hotel për disa ditë, Melania Trump shkoi më pas në West Palm Beach, Florida, duke e lënë Trumpin vetëm në Forumin Ekonomik Botëror të Davos më 18 janar 2018, një ngjarje që ajo kishte njoftuar se do të merrte pjesë.

E pyetur për mungesën e Melanias, përfaqësuesja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, u përgjigj se vendimi i Zonjës së Parë të SHBA-së për të mos udhëtuar në Davos ishte “për shkak të orarit dhe çështjeve logjistike”.

Ndërkohë sipas mediave amerikane thuhet se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime për këtë çështje dhe mund të çojë deri në arrestimin e Trump, pasi ndjekja penale që mund të ngrejë prokurori i qarkut të Manhatanit, do të ketë të bëjë pikërisht me 130 mijë dollarët që Trump dyshohet se i dha Daniels për të siguruar heshtjen e saj.

Tashmë autoritetet në Manhattan po përgatiten për një eventualitet të tillë pasi nga ana e Trumpit bëhet e ditur se nëse do të ngrihet ndjekja penale, atëherë ish-presidenti i SHBA-ve do të dalë personalisht para prokurorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb