FIER-Teksa u cilësua nga të gjithë si ‘hero’, pasi u hodh në lumë për të shpëtuar dy vajzat binjake që po tentoheshin të mbyteshin nga nëna e tyre, Rudina Kishta, një lajm i mirë vjen nga Ardimir Murati.

I riu nga Fieri, përmes ndërmjetësimit që bëri ‘News24’ zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi. Ky i fundit i dha Muratit një certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare. Por jo vetëm kaq, për të riun e papunë, Bashkia e Fierit ka menduar që t’i ofrojë atij një vend pune në këtë institucion.

Në një intervistë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Muratajt tregoi se ishte i papunë, pavarësisht se kishte mbaruar shkollën për elektricist. Ai tha se atë ditë kur ndodhi ngjarja kishte shkuar në lumë për të peshkuar, ndërsa ishte hasur me skenën horror, ku 42-vjeçarja po tentonte të mbyste dy vajzat 6-vjeçare, pasi i kishte vënë flakën banesës së bashkëjetuesit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: