NGA: AURORA KOROMANI* TIRANE- Struktura e re e Policisë së Shtetit hyn në fuqi brenda muajit që vjen. Burime pranë uniformave blu sqarojnë se në qershor është menduar që struktura e re, ku parashikohet edhe shtim i numrit të punonjësve të policisë, do të vihet në zbatim. Ndërkohë, me strukturën e re parashikohen ndryshime edhe në të gjitha strukturat përkatëse, pasi do të marrin fund “fryrjet” e administratave dhe drejtuesve nëpër zyra dhe rëndësi do i kushtohet zbritjes së uniformave blu në terren.
NDRYSHIMET
Pas hyrjes në fuqi të strukturës së re, Policia e Shtetit do të ketë 5 drejtorë të përgjithshëm dhe një zëvendësdrejtor. Konkretisht, sipas strukturës që pritet të zbatohet shumë shpejt do të jenë 4 drejtorë të përgjithshëm, një drejtor i përgjithshëm për Departamentin e Rendit, një për Departamentin e Krimeve, një për Departamentin e Kufirit dhe një për Strukturën e Shërbimeve Mbështetëse.

Ndërkohë, do të ketë një zëvendësdrejtor të përgjithshëm dhe mbi të gjithë do të qëndrojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në strukturën aktuale të Policisë së Shtetit janë dy zëvendësdrejtorë, një për Rendin dhe një për Krimet, është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit dhe ai për Shërbimet Mbështetëse.

STRUKTURAT
Ndryshime do të bëhen edhe brenda organikës së Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Konkretisht në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda dhe në sektorin për Krimet Kompjuterike do të ketë ndryshim të numrit të stafit.
Lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: