Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida

samir tahiri ne opinion

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të jetë një nga politikanët dhe njerëzit më të përfolur të momentit për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria ndaj tij se ka bashkëpunuar me një grup trafikantësh droge. Deklaratat e bëra sot pas seancës nga ana e tij, e kanë rindezur edhe një herë debatin duke e vënë në shënjestër.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.
Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka pasur një përplasje me pedagogun dhe analistin Mark Marku.

Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas kësaj pyetje Tahiri duket se ka shpërthyer.

Më poshtë debati i plotë:
Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?
Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.
Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?
Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.