Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Çështja e ditës” në News24 analisti Albert Musliu ka komentuar situatën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Musliu u shpreh se kandidatja e VMRO DPMNE, e cila grumbulloi më shumë vota në raundin e parë zgjedhor nuk është e parapëlqyera e shqiptarëve dhe qëndrimet e saj janë kundërshtuar nga politikanë shqiptarë dhe qytetarë.

Sipas tij nëse ajo do të fitojë përfundimisht do të ketë një demoralizim të shqiptarëve, që mund të ndryshojë vetëm nëse kandidatja e VMRO ndryshon qëndrimin e saj ndaj shqitparëve.

“Zgjedhjet presidenciale, ajo që fitoi zgjedhjet nuk është e parapëlqyera e shqiptarëve dhe qëndrimet e saj janë kundërshtuar nga politikanë shqiptarë dhe qytetarë. Ka pasur një dalje të madhe në zgjedhje në këtë raund dhe besoj do ketë një demoralizim të shqiptarëve, vetëm nëse kandidatja e VMRO DPMNE ndryshon qëndrimet ndaj shqiptarëve. Nëse nuk e bën do të ketë një disbalancë mes saj dhe shqiptarëve.

Shqiptarët në RMV nuk kanë pasur ndonjë interes shumë të madh për pjesëmarrje në zgjedhje, numrat e sotëm tregojnë se ka interes të rritur. Besoj në zgjedhjet presidenciale do jetë një fitues jo i pëlqyer nga opozita”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb