LEZHË- Pas zbulimit të skandalit me pronat në Lezhë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm një operacion për kapjen e 11 personave që janë shpallur në kërkim.

“BalkanWeb” mëson se aksioni është shtrirë në disa qytete të vendit, si Lezha, Kukësi, Dibra dhe Shkodra. Kujtojmë se ditën e djeshme u lëshuan 23 urdhër-arreste, ndërsa u arrestuan 12 persona, mes tyre kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, nënkryetari Enver Hafizaj.

TE ARRESTUAR
1. Fran Frrokaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

1. Gjelina Baca, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, ka falsifikuar aktet.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve. Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb